22.1 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 7462

Nuk po përçahemi

0

Fatmir Limaj 230Fatmir Limaj ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së Kolaicionit LDK-AAK-Nisma, duke thënë se janë bashkë dhe do të veprojnë edhe më tutje si të tillë.

Pas takimit që liderët e Bllokut kanë mbajtur sot, Limaj ka deklaruar se janë të përcaktuar që vendit t’i japin një qeverisje të shumicës.

“Koalicioni është fuqishëm bashkë. Veprimet tona janë të përbashkëta”.

“Ata që mendojë dhe dyshojnë në ndonjë përçarje, e kanë gabim. Ne jemi fuqishëm bashkë dhe fuqishëm të përcaktuar që vendit t’i japim qeverisje të shumicës”.

“VLAN është unik, i vendosur për të ecur përpara me projektin që e kemi ndërtuar për ta ndryshuar qeverisjen në këtë vend dhe për t’i dhënë vendit një qeverisje më ndryshe”.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta”.

“Në Kosovë do të qeverisë shumica parlamentare dhe shumica parlamentare është në këtë koalicion”.
“Ne vazhdojmë të tentojmë dhe nuk do të lodhemi për të gjetur rrugën institucionale”, ka deklaruar Fatmir Limaj.

Lideri i Nismës, po ashtu, ka bërë të ditur shqetësimin e Bllokut për mosthirrjen e seancës konstituive nga Flora Brovina, ndërkohë që ka kërkuar që seanca të thirret sa më parë dhe situata të zhbllokohet.
“Ne jemi të shqetësuar që edhe pas kaq shumë kohe nuk kemi ftesë për mbajtje të seancës dhe aty në Parlament të tentohet të gjendet zgjidhja drejt zhbllokimit të situatës”.

Muja premton uljen e kostos së udhëtimit për studentët e UPZ-së

0

UPZ 45Komuna e Prizrenit do të shqyrtojë kërkesën e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti”, Ramë Vatajt, për uljen e kostos së udhëtimeve në transportin urban dhe ndërurban për studentë.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me menaxhmentin e këtij Universiteti
“Ky universitet është themeluar me sakrifica të mëdha, prandaj edhe jam i gatshëm të bashkëpunojë ”, tha Muja.
Edhe zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka thënë se do ta analizojnë kërkesën të marrë gojarisht nga Vataj.

“Ekonomia është e tregut të lirë. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me ta dhe t`ua prezantojmë kërkesën, për të cilën besojmë se do të gjejmë mirëkuptim”, tha Berisha, transmeton RTK.
Rektori i ri i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i ka kërkuar komunës së Prizrenit që të ndikojë në uljen e kostos së udhëtimeve në transportin urban dhe ndërurban për studentë.

Rektori i ri i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me të marrë detyrën i ka kërkuar komunës së Prizrenit që të ndikojë në uljen e kostos së udhëtimeve në transportin urban dhe ndërurban për studentë me qëllim të zbutjes së gjendjes ekonomike të tyre. Zëdhënësi i komunës, Ymer Berisha tha se kërkesa do të shqyrtohet në të ardhmen e afërt. E një kërkesë e tillë e rektorit është pritur mirë edhe nga ana e Senatit.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me komunën e Prizrenit, sepse ky institucion ka nevojë për zgjerimin e hapësirave të Kampusit, ndërsa si vizion të tij për zhvillimin e Universitetit ai përmendi edhe lehtësimin e jetës së studentëve, përmes uljes së pagesave duke potencuar transportin.

“ Kam kërkuar nga kryetari i komunës që studentët të kenë lehtësime. Në këtë kontest kam kërkua uljen e pagesës në trafikun urban dhe ndër-urban, sepse shumica e studentëve jetojnë në asistencë sociale. Kjo ndihmë e lehtësimit të tyre në qarkullim apo në zhvillim të jetës kulturore është domethënëse. Besojmë se me anë të marrëveshjeve konkrete komunë – universitet do i`a arrijë këtij synimi”, tha Vataj./PrizrenPress.com/

Eqrem Kryeziu: Shoku Isa u bëftë kryetar i Kuvendit!

0

Isa Mustafa me Eqrem KryeziunIsh-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka vlerësuar se ngërçi politik Kosovës nuk i ka sjell vetëm dëme, por edhe turp të madh. Ai i ka ftuar liderët politikë ta shikojnë interesin e Republikës e jo interesin e tyre personal.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kryeziu ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri stabile, e jo krijim i mureve në mes të subjekteve politike që, sipas tij, janë shumë të dëmshme për vendin.
“Pikërisht në gazetën tuaj, gjatë procesit zgjedhor e pata shfaqur opinionin tim: se duhet një qeverisje stabile, si domosdoshmëri, na pëlqen a jo. Atëherë reaguan zyrtarët e partisë, ‘sus’ thanë. Sejdiu dhe vogëlsia ime rrënuam muret partiake, të dëmshme për Kosovën. Ishte fitore e madhe, përkundër përjetimeve të caktuara. Tani ngritën përsëri mure mes partive, mure ndaj mendimit të lirë, kur vjen nga Shqipëria, por nuk ka mure me Qeverinë serbe kur tha: ‘Neka drug Isa bude predsednik Skupštine!’ (Shoku Isa u bëftë kryetar i Kuvendit!) Bukur. Them se kjo s’ka nevojë për mëlmesa të tjera”, ka thënë Kryeziu.

Në pyetjen se kush ka të drejtë t’i formojë institucionet, Kryeziu është përgjigjur: “Sa i përket së drejtës për formimin e institucioneve, ka folur Kushtetuesja”, është shprehur ai. Ai e ka kritikuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se nuk e ka mbajtur premtimin për t’u larguar nga partia nëse do t’i humbiste zgjedhjet. Madje Kryeziu, duke ironizuar, ka deklaruar se liderit të LDK-së “papritmas i dolën përpara interesat madhore të Kosovës dhe ktheu rrugë”.

“More burrë, meqë nuk fitoi partia, ai do ta mbante premtimin dhe do të ikte nga LDK-ja, mirëpo papritmas i dolën përpara interesat madhore të Kosovës dhe ktheu rrugë. Për të mirën tonë, njeri! Pse nuk më mbushet mendja për këtë gjë? Diçka nuk është në rregull me mua”, është shprehur ai.
Kryeziu, i cili pas zgjedhjeve të 8 qershorit ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet partiake, ka refuzuar ta quajë Isa Mustafën lider të LDK-së. Kreut të LDK-së ai iu ka referuar vetëm si qytetari Isa. “Detyrohem që presidentes Jahjaga t’i kërkoj falje. Kam qenë kritik, por shiko tani se si burrat i hanë fjalët e veta. Ama, për interes të Kosovës! Prandaj e kam të pamundur ta quaj kryetar qytetarin Isa”, ka deklaruar ish-zyrtari i LDK-së.

Më tutje, Kryeziu ka deklaruar se po të ishte në pozitën e liderëve aktualë politikë do ta shikonte vetëm interesin nacional. “Është shumë e sigurt se do ta shikoja interesin e Republikës. Njeriu publik nuk është aty për preferencat dhe shijet personale”, ka deklaruar Kryeziu.

“Gjergj Fishta dhe kanuni i Lekë Dukagjinit” në një libër të Tonin Çobanit

0

Gjergj FishtaPër studiuesin e letërsisë dhe veçanërisht të Fishtës, Tonin Çobani, libri i tij më i ri “Gjergj Fishta dhe kanuni i Lekë Dukagjinit”, nuk është një studim i zakonshëm dhe i paqtë. Përkundrazi ai në këtë libër të përballë me publikun dhe sidomos me atë pjesë të elitës kulturore, lënien në hije, akoma të pazgaqura dhe të pashkundura nga pluhuri e balta që morën prej anatemimit në kohën e regjimit Fishta, kanuni dhe mbledhësi i kanunit, Gjeçovi. Gjergj Fishta, poeti, epiku dhe liriku, dramaturgu, satiriku, publicisti, polemisti e gjuhëtari, para pak kohësh u prezantua në Akademinë e Shkencave, nëpërmjet një botimi përreth tij edhe si kontribuues i spikatur i gjenit dhe etnosit shqiptar, i ringritur në nivelin e vlerave që ai mbart.

Erdhi në vigjilje të përvjetorit të 143-të të lindjes së tij, si i pari akademik pranuar si i tillë në njërën prej akademive shumë të njohura të Europës, siç ishte ajo italiane në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë. Rrallëkush tjetër si Fishta, njëri prej më të mëdhenjve të kulturës sonë, ka qenë vlerësuar e gjykuar në një mënyrë të skajshme kontroverse, herë i rrotulluar si një mit e një tjetër herë i zhytur shtatë pash nën dhe me të njëjtin (synim) për ta lënë gjithnjë të ndaluar. E megjithatë, gjithëpërfshirja kulturore dhe intelektuale e tij, në rolin e protagonistit, përreth tridhjetë a dyzet vjet, kurorëzimi që në gjallje si poeti kombëtar, vetë vepra e tij, e gjendur ndërmjet lavdisë superiore dhe mohimit absolut, ka qenë megjithatë gjithherë joshëse.

Tonin Çobani, i vlerësuar si njëri prej studiuesve më seriozë të Fishtës, prej më se njëzet vjetësh nuk i ka ndërprerë asnjëherë “gërmimet” e tij studimore, për veprën letrare të Fishtës dhe për aspekte të veçanta të saj gjithashtu. Që në vitin 1994 do të përgatisë e botojë një antologji me poezi të zgjedhura nga lirikat e Fishtës, e para e këtij lloji pas vdekjes së poetit, me 1995 “Juda Makabé”, kur sakaq kishte kohë që studionte aspekte të krijimtarisë së tij. Boton pastaj me radhë: “Miti dhe antimiti fishtian” 1999 , “Fishtologji” 2006, “Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis” 2008, “Lahuta e Malcis – Ngjizja mitologjike dhe fjalori i figurave mitologjike” 2012…, redakton dhe udhëheq redaksinë e botimit të opusit të plotë, “Gjergj Fishta-vepra në dhjetë vëllime”.

Me pasion dhe me kurajo shkencore, Tonini është ndeshur në punën e tij studimore shkencore me nevojën për t’u përballur me enigma dhe dykuptimësi vlerësimesh e interpretimesh, por me maturi, me kompetencë dhe pa asnjë përtesë i ka përballuar ato suksesshëm. Ka zhvilluar polemikën intelektuale, qoftë edhe jashtëletrare kur e ka kërkuar rasti, gjithmonë me seriozitet, bindshëm dhe pakundërshtueshëm. Sikundërse me vetëdije dhe përgjegjësi të lartë intelektuale e shkencore ka rrokur e trajtuar në botimet e veta edhe vlerësime deri në atë kohë tabù, për shkak të keqkuptimeve që për arsye të njohura ka patur Fishta dhe vepra e tij letrare. I këtij formati ambicioz, besoj se është edhe libri që u paraqit në Akademinë e Shkencave. Është një temë rreth së cilës është folur mbarë e mbrapsht sidomos në vitet e Shqipërisë së hapur dhe të fjalës së lirë, duke iu referuar pak dhe aspak trashëgimisë sonë studimore rreth Kanunit, këtij kodi moral, juridik, social dhe etnologjik të shqiptarëve. Gjithmonë, nëpërmjet “sinjoreve” të Fishtës, Tonini rreket t’i shkojë në thelb Kanunit në të gjithë dimensionin që ai rrok. Kësaj here ai ka zgjedhur ta bëjë këtë duke bashkëlidhur me të edhe Fishtën. Shtysa është parathënia e Kanunit të mbledhur nga Gjeçovi dhe i botuar në vitin 1933. Siç e ka konsideruar edhe vetë Fishta ai ka qenë për të, një studim i mirëfilltë përreth temës së kanunit.

Por edhe një tjetër shembull i shërben studiuesit Tonin Çobani; poezia e hershme e Fishtës “Gjakësorëve”, botuar në vitin 1905 në revistën “Albania” të Konicës, e cila ka për motiv një ndodhi familjare të Fishtës, vrasja e vëllait e cila me ndërhyrjen e vetë Fishtës mbyllet si falje e gjakut. Kjo pastaj i “jep dorë” studiuesit , që universin Fishtë e ka gërmuar në shumë anë e cepa në këta gati 25 vitet e fundit, ta shtrijë interpretimin e kanunit edhe në ditët e sotme, sidomos trajtimin madje dhe aplikimin e gabuar të tij, veçanërisht gjakmarrjes, kuptimit social dhe etnografik të tij ndër shqiptarë, një fenomen, keqkuptimi i të cilit, për fat të keq po krijon trandje jo të pakta edhe në shoqërinë shqiptare të shekullit të 21-të./Frano Kulli/

Gati nënshkrimet e VLAN-it, pritet vendimi për seancën

0

Lideret e bllokuDeputetët e koalicionit paszgjedhor, VLAN (LDK,AAK,Nisma dhe VV) kanë mbledhur pothuajse gjitha nënshkrimet për vazhdimin e seancës konstituive.

Burime të “Zërit” bëjnë të ditur se këto nënshkrimet do të dorëzohen gjatë këtyre ditëve.

Përpos VLAN-it, kërkesës për seancë pritet t’i japin përgjigjje pozitive shumica e deputetëve minoritar.

Ndryshe, krerët e koalicionit paszgjedhor, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj si dhe Albin Kurti, pritet që të takohen sot rreth orës 13:00 për të diskutuar për hapat e më tutjeshme lidhur me seancën. /Zëri/

Aksident trafiku në Dragash, lëndohet një person

0

aksidenti 555Një person ka pësuar lëndime nga një aksident që ka ndodhur në mes dy veturave në Dragash.Policia e Kosovës njofton se ilënduari ka qenë pasagjer .

“Si pasojë e saj lëndime trupore ka pësuar njëri nga pasagjerët të cilit i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Dragash e më pas në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt/PrizrenPress.com/

Ja skenari i shpalljes së zgjedhjeve

0

Atifete Jahjaga 2Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës tashmë i ka shkuar i gatshëm “recepti” se si t’i shpallë ajo zgjedhjet. Ndonëse sipas disa analistëve dhe sipas partive të Bllokut LVAN e para e vendit nuk ka të drejtë t’i shpallë zgjedhjet e reja, presidentes së vendit nga ekspertë të huaj i është përgatitur rruga ligjore se si do të mund t’i shpallte ajo zgjedhjet, nëse do të vazhdoj edhe më tutje kriza politike në vend.

Në dokumentin ekskluziv që ka arritur ta siguroj Gazeta Blic, ekspertët ndërkombëtarët i sugjerojnë Jahjagës që “për situatën aktuale duhet pasur parasysh faktin se neni 82 i Kushtetutës, ku flitet për shpërndarjen e Kuvendit, është i paaplikueshëm”

Sipas këtij dokumenti, Neni 82 flet për situatat kur mund të shpërndahet Kuvendi, ndërkaq në rastin aktual Kuvendi nuk është konstituar, rrjedhimisht, në aspektin juridik, nuk ekziston. “Gjithnjë, në po të njëjtën logjikë, nuk mund të shpërndahet diçka që nuk ekziston”, thuhet në këtë dokument.
Sugjerimet e ekspertëve.

Mirëpo, sipas këtyre ekspertëve, fakti tjetër me rendësi është se autoriteti i vetëm që shpallë zgjedhje është Presidenti i Republikës. “Në qëllimet e hartuesve të Kushtetutës, Presidenti konstaton jofunksionimin e Kuvendit (neni 84) dhe rrjedhimisht e shpërndanë atë”, thuhet tutje në atë dokument.

“Megjithatë duhet cekur se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e ka paraparë në mënyrë të qartë situatën që në gjuhën angleze cilësohet si “failure to constitute” – situata kur deputetët e zgjedhur dështojnë të konstituojnë Kuvendin – dhe që pasqyron situatën në të cilën aktualisht gjendet Kuvendi i Kosovës”, shpjegohet ndër të tjera në këtë dokument.

Situata në fjalë, sipas këtyre ekspertëve, më së miri do të mund të zgjidhej nëse do të mund të merreshin parasysh qëllimet e hartuesve të Kushtetutës.

Sipas këtij dokumenti që e ka siguruar Gazeta Blic, hartuesit e Kushtetutës këtë situatë e kanë nënkuptuar me nenin 66.1 ku është cekur se seanca konstitutive duhet të mbahet jo më larg se 30 ditë nga shpallja zyrtare e rezultateve zgjedhore. “Në mendjen e hartuesve të kushtetutës, konstituimi i Kuvendit është konsideruar si një akt formal, prandaj nuk është ndier e nevojshme që kjo situatë të përfshihet me provizione të qarta në kushtetutë”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

Sipas këtyre ekspertëve, vendimi i Gjykatës Kushtetutese i datës 26 Gusht 2014 (rasti KOU9/14) ka ndryshuar këtë logjikë, ndërkaq, pamundësia e qasjes në Trauaux Preparatoires të Kushtetutës e lë të panjohur qëllimin e hartuesve të kushtetutës.
Në situatën aktuale, ku si rrjedhojë e shpërfilljes së afatit 30 ditor për konstitutimin e Kuvendit, është krijuar një situatë e re.

Ja ku do të thirret Jahjaga në shpalljen e zgjedhjeve

Në këtë situatë, sipas këtyre ekspertëve mundësia e vetme ligjore për të shpallur zgjedhjet mund të kërkohet te neni 84.2 ku thuhet se Presidenti i Republikës garanton funksionimin kushtetutës të institucioneve duke argumentuar se situata aktuale rrezikon funksionimin kushtetutës të institucioneve dhe rrjedhimisht rrezikon funksionimin e shtetit.

“Duke marrë parasysh se Gjykata Kushtetutese, me shpërfilljen e afatit 30 ditor, e ka krijuar një situatë të re juridike është përgjegjësi e kësaj gjykate që me anë të asaj që duhet CONSTITUTIONAL CASE LAË të përcaktojë mekanizimin veprues për situatën kur deputetët e zgjedhur dështojnë të konstitutojnë Kuvendin. Rëndësia e këtij mekanizmi është funksionale pasi që është non sens që ky mekanizëm të ekzistojë për situata kur nuk mund të konstitutohet qeveria ndërkaq të mungojë për situatën kur nuk mund të konstituohet Kuvendi”, përfundon dokumenti i hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë për përgatitjen e Jahjagës për shpalljen e zgjedhjeve./ Gazeta Blic

Pesë fshatra të Hasit,pa uji

0

nestasica-vode-voda-za-pice-1376339779-351759-620x330Kompania Rajonale e Ujësjellësit „Hidroregjioni Jugor” Prizren, njofton konsumatorët e fshatrave: Planejë, Milaj, Gorozhup, Kojushë dhe Mazrek të Hasit  se për shkak të prishjes së pompës në stacionin e pompave Kojushë 2, po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ekipi i “Hidroregjionit Jugor”,  është duke u përpjekur maksimalisht për evitimin sa më të shpejt të defektit, në mënyrë që të rikthehet furnizimi me uje në fshatrat e lartpërmendura”./PrizrenPress.com/

 

Vetura godet për vdekje një kalimtar në Malishevë

0

Aksident shiritat

Një kalimtar është goditur për vdekje nga vetuar në magjistralen Malishevë-Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 afër fshatit Tërpezë.

“Një kalimtar i vitlindjes 1933 është goditur për vdekje nga një veturë e llojit BMË, të cilën e ngiste një shofere”, tha Berisha.
“Po ashtu lëndime të lehta ka pësuar edhe një bashkudhëtar i cili në momentin kritik ndodhej në veturë”.

“ Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i Shtëpisë së Shëndetit nga Malisheva në vendin e aksidentit. Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetime lidhur me rastin”.

“Në vendin e ngjarjes kishte qenë i pranishëm edhe Komandanti i Trafikut Rajonal i Prizrenit. Pas kryerjes së procedurave hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara është ndalur në masën e arrestit policor, ndërkaq trupi i pa jetë është dërguar për autopsi./PrizrenPress.com/

Punëtorët e NBI Suhareka , sërish tentojnë të kthehen në vendin e punës

0

Punetoret e NBI Suhareka-protestojnePunëtorët e NBI Suhareka do të tentojnë sërish të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Kështu ka njoftuar Sindikata e kësaj ndërmarrje , ku thuhet se nesër do të tentojnë të rikthejnë këtë gjigant në pronësinë e punëtorëve.

Ata thonë se NBI Suhareka ka qenë njëra ndër krenaritë e Kosovës por një privatizim i dështuar e ka shkatërruar të tërin.