26.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 7463

Ban Ki Moon kërkon fundin e krizës politike

0

ban kimun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që t`i formojnë shpejt institucionet në mënyrë që vendi të mund t`i kryej obligimet ndërkombëtare por edhe të brendshme. Në raportin e radhës për Kosovën ai ka lavdëruar Policinë e Kosovës dhe sjelljet e bashkësisë Islame të vendit në raport me radikalizmin fetar.

Raporti, një kopje të së cilit e ka siguruar gazeta Tribuna u është dorëzuar gjatë vikendit shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Aty shefi i OKB-së ka përshkruar zhvillimet në Kosovë prej 16 korrikut deri më 15 tetor të këtij viti. Raporti do të diskutohet nga shtetet anëtare në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit më 14 nëntor ku Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen në nivel të ministrave të jashtëm.

“Jam tepër i shqetësuar për bllokadën e tejzgjatur politike në Prishtinë dhe në efektet negative që ajo mund të ketë në progresin e arritur deri më tash në zhvillimin e institucioneve dhe proceseve demokratike në Kosovë. Fuqishëm, inkurajoj të gjitha etnitetet politike në Kosovë, posaçërisht liderët e tyre që t`i intensifikojnë përpjekjet për të ndërtuar mbi zgjedhjet e 8 qershorit dhe që bllokada aktuale të tejkalohet”, ka shkruar Ban..(Trbuna)

“Beat Murderer”, kënga më e re MC Kreshës, Keepman dhe Lyrical Son

0

Kreshnik FazliuKreshnik Fazliu, i njohur ndryshe si MC Kresha, është njëri ndër reperët më të kërkuar të skenës muzikore. Ai është njëri ndër zërat më të dëgjuar në vend dhe jashtë vendit. Pas shumë sukseseve të tij të njëpasnjëshme, reperi ka vendosur që mos të ndalet.

Ai deri më tani ka sjellë shumë bashkëpunime dhe këngë solo. Për herë të parë ai në muzikë u bë i njohur me këngën “Lej Flleshat”. Ndërsa së fundmi Kresha ka sjellë edhe një bashkëpunim tjetër, me dy reperët Keepman dhe Lyricel Sontransmeton Tribuna.

Kënga e titulluar “Beat Murderer”, e cila është publikuar para pak ditësh, është pritur shumë mirë nga fansat e reperëve. Këtë e dëshmojnë edhe komentet e shumta pozitive karshi këngës dhe reperëve.

Lëvizjet e liderëve

0

thaci-ramushi-isaAsnjëra marrëveshje për formimin e koalicionit qoftë atij parazgjedhor qoftë koalicionit paszgjedhor, nuk po çojnë drejt formimit të institucioneve. Edhe pse po behën 5 muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve, procesi ka mbetur në pikën zero dhe me qëndrimet aktuale të dy blloqeve, e vetmja zgjidhje për tejkalimin e ngërçit çon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për t`i shmangur zgjedhjet e reja duhet që ndonjë nga paritë e bllokut të lëvizë në drejtim të PDK-së, me ç’gjë do t`i tradhtonte partnerët e deritanishëm. Tradhti mund të ketë edhe brenda vetë bllokut nëse LAN-i duhet ta rishikojë marrëveshjen e vet ose të shmangë marrëveshjen me VV-në.

Për analistët politikë, ndryshimi i qëndrimeve të subjekteve mund edhe të ndodhë, sepse, sipas tyre, këta liderë kur është fjala për pushtet, mund edhe t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe t’i thyejnë marrëveshjet dhe parimet vetëm e vetëm të arrijnë cakun e dëshiruar. Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se nuk mund të besoj në mbrojtjen e parimeve prej liderëve aktual duke e ditur që ata, sipas tij, vazhdimisht kanë thyer parime prej se kanë qenë në pozita publike të ndryshme…

Java e vendimeve

0

Atifete Jahjaga 2Gjatë kësaj jave pritjet janë që më në fund të vijë në shprehje mundësia e organizimit të takimit të përbashkët të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend nën lehtësimin e presidentes Atifete Jahjaga. Atë që lideri i LDK-së, Isa Mustafa po e quan reflektim në raport me rrethanat që ka krijuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për postin e kryeparlamentarit, në shtjellimin politik, po lë të nënkuptohet heqjen dorë nga ky post.

Burime të besueshme, si nga PDK-ja ashtu edhe LDK-ja, kanë folur për gazetën Tribuna rreth skenarëve që mund të pasojnë ditëve në vijim pas lëshimeve të para që po i paralajmëron blloku dhe sidomos LDK-ja.

Sipas burimeve nga PDK-ja, në takimin eventual në Zyrën e Presidentes fillimisht do të kërkohet që të arrihet një pëlqim në parim që të gjithë liderët të zotohen se do të formojnë institucionet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushteteuse, si për caktimin e mandatarit të qeverisë ashtu edhe për kryetarin e Kuvendit../tribuna/

Eqrem Kryeziu: Isa Mustafa duhet të ikte nga LDK-ja

0

Eqrem KryeziuuIsh- nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, i ka ftuar liderët politikë ta shikojnë interesin e Kosovës e jo interesin e tyre personal. Ai ak bërë me dije se vendit i duhet një qeveri stabile.

Kryeziu ka kritikuar për krijim e mureve në mes të subjekteve politike pas zgjedhjeve, duke thënë se këto veprime janë shumë të dëmshme për Kosovën.

Ai e ka kritikuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, të cilin ka refuzuar ta quajë kryetarë.
Sipas tij, ai është vetëm qytetari Isa. Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, ia ka rikujtuar Mustafës premtimin e dhënë para zgjedhjeve, se do të largohet nga kreu i partisë nëse do t’i humbiste zgjedhjet./Epoka e Re/

Ngërçi e ka turpëruar Kosovën

0
EqremKryeziu-ldkIsh-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka vlerësuar se ngërçi politik Kosovës nuk i ka sjell vetëm dëme, por edhe turp të madh. Ai i ka ftuar liderët politikë ta shikojnë interesin e Republikës e jo interesin e tyre personal.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kryeziu ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri stabile, e jo krijim i mureve në mes të subjekteve politike që, sipas tij, janë shumë të dëmshme për vendin. “Pikërisht në gazetën tuaj, gjatë procesit zgjedhor e pata shfaqur opinionin tim: se duhet një qeverisje stabile, si domosdoshmëri, na pëlqen a jo. Atëherë reaguan zyrtarët e partisë, ‘sus’ thanë. Sejdiu dhe vogëlsia ime rrënuam muret partiake, të dëmshme për Kosovën. Ishte fitore e madhe, përkundër përjetimeve të caktuara. Tani ngritën përsëri mure mes partive, mure ndaj mendimit të lirë, kur vjen nga Shqipëria, por nuk ka mure me Qeverinë serbe kur tha: ‘Neka drug Isa bude predsednik Skupštine!’ (Shoku Isa u bëftë kryetar i Kuvendit!) Bukur. Them se kjo s’ka nevojë për mëlmesa të tjera”, ka thënë Kryeziu.
Në pyetjen se kush ka të drejtë t’i formojë institucionet, Kryeziu është përgjigjur: “Sa i përket së drejtës për formimin e institucioneve, ka folur Kushtetuesja”, është shprehur ai. Ai e ka kritikuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se nuk e ka mbajtur premtimin për t’u larguar nga partia nëse do t’i humbiste zgjedhjet. Madje Kryeziu, duke ironizuar, ka deklaruar se liderit të LDK-së “papritmas i dolën përpara interesat madhore të Kosovës dhe ktheu rrugë”. “More burrë, meqë nuk fitoi partia, ai do ta mbante premtimin dhe do të ikte nga LDK-ja, mirëpo papritmas i dolën përpara interesat madhore të Kosovës dhe ktheu rrugë. Për të mirën tonë, njeri! Pse nuk më mbushet mendja për këtë gjë? Diçka nuk është në rregull me mua”, është shprehur ai.
Kryeziu, i cili pas zgjedhjeve të 8 qershorit ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet partiake, ka refuzuar ta quajë Isa Mustafën lider të LDK-së. Kreut të LDK-së ai iu ka referuar vetëm si qytetari Isa. “Detyrohem që presidentes Jahjaga t’i kërkoj falje. Kam qenë kritik, por shiko tani se si burrat i hanë fjalët e veta. Ama, për interes të Kosovës! Prandaj e kam të pamundur ta quaj kryetar qytetarin Isa”, ka deklaruar ish-zyrtari i LDK-së.
Më tutje, Kryeziu ka deklaruar se po të ishte në pozitën e liderëve aktualë politikë do ta shikonte vetëm interesin nacional. “Është shumë e sigurt se do ta shikoja interesin e Republikës. Njeriu publik nuk është aty për preferencat dhe shijet personale”, ka deklaruar Kryeziu.
“Epoka e re”: Z. Kryeziu, pavarësisht se jeni tërhequr nga aktiviteti politik, keni qenë aktiv me disa metafora në profilin e juaj në “Facebook” sa i përket ngërçit politik. Si e shihni daljen nga kjo situatë dhe formimin e institucioneve. Kemi PDK-në në njërën anë dhe partitë e bllokut në anën tjetër. Kush ka të drejtë t’i formojë institucionet?
Kryeziu: Tani sa iu përket metaforave që përzgjedh për të komunikuar me miqtë e mi në ‘Facebook’, ato kanë e s’kanë të bëjnë me kastën politike. Shkëlqimi i politikanëve është shumë i shkurtër në krahasim me jetëgjatësinë e atyre krijimeve. Do të ishte një mburrje naive sikur politikanët ta merrnin me mend se ato janë krijuar për inatin e tyre. Sa i përket së drejtës për formimin e institucioneve, ka folur Kushtetuesja. Madje edhe pa folur edhe për mua ishte krejt e qartë. Them ‘edhe për mua”, sepse nuk jam profil juristi a ekonomisti. Këtë gjë e përsërisin me saktësinë më të madhe personalitetet e Perëndimit. Por, kam frikë se nuk ka vesh t’i dëgjojë. ‘A e dini pse Mulla Omari u shpalli luftë Shteteve të Bashkuara? Sepse asnjëherë nuk kishte dalë përtej fshatit të vet’. Ky mentalitet shfaqet edhe te ne, për shkak të lakmisë së turpshme për të përfituar. Ju e përmendni ‘bllokun’, por nuk ka bllok pa 30 deputetët e LDK-së. Prandaj i referohem ekskluzivisht këtij fakti, ekskluzivisht gjenerozitetit të liderit të LDK-së, madje liderëve të tjerë u kërkoj falje, po qe se jam keqkuptuar.
 “Epoka e re”: Ju keni qenë në udhëheqje të LDK-së. Në kohën sa ishte Sejdiu president e keni drejtuar partinë. Si e vlerësoni qasjen e LDK-së karshi kësaj situate dhe afrimit me partitë e tjera AAK, Nisma dhe VV. A është vendim i mirë apo i keq?
Kryeziu: Pikërisht në gazetën tuaj gjatë procesit zgjedhor e pata shfaqur opinionin tim: se duhet një qeverisje stabile, si domosdoshmëri, na pëlqen a jo. Atëherë reaguan zyrtarët e partisë, ‘sus’ thanë. Sejdiu dhe vogëlsia ime rrënuam muret partiake, të dëmshme për Kosovën. Ishte fitore e madhe, përkundër përjetimeve të caktuara. Tani ngritën përsëri mure mes partive, mure ndaj mendimit të lirë, kur vjen nga Shqipëria, por nuk ka mure me qeverinë serbe kur tha: ‘Neka drug Isa bude predsednik Skupštine’! (Shoku Isa u bëftë kryetar i Kuvendit!) Bukur. Them se kjo s’ka nevojë për mëlmesa të tjera.
 “Epoka e re”: Ky ndryshim i LDK-së, ka ndodhur si pasojë e liderit të partisë, ‘apetiteve’ të tij për të zënë një karrige në pozicionet e shtetit pas humbjes së zgjedhjeve dhe për ta ruajtur edhe karrigen e liderit në LDK?
Kryeziu: More burrë, meqë nuk fitoi partia, ai do ta mbante premtimin dhe do të ikte nga LDK-ja, mirëpo papritmas i dolën përpara interesat madhore të Kosovës dhe ktheu rrugë. Për të mirën tonë, njeri! Pse nuk më mbushet mendja për këtë gjë? Diçka nuk është në rregull me mua. Detyrohem që presidentes Jahjaga t’i kërkoj falje. Kam qenë kritik, por shiko tani se si burrat i hanë fjalët e veta. Ama, për interes të Kosovës! Prandaj, e kam të pamundur ta quaj kryetar qytetarin Isa.
 “Epoka e re”: Po të ishit ju ende në udhëheqje të LDK-së, si do të duhej të vepronte LDK-ja në hapjen e rrugës për t’i formuar institucionet. Do të duhej të bënte koalicion me PDK-në?
Kryeziu: Qytetari Isa u kujdes ta legalizonte luftën në mes të gjeneratave, zëdhënësja e tij e bëshme e zyrtarizoi në TV. Bukur. Është shumë e sigurt se do ta shikoja interesin e Republikës. Njeriu publik nuk është aty për preferencat dhe shijet personale.
“Epoka e re”: Sa i ka shkaktuar dëme vendit ky ngërç politik?
Kryeziu: Jo vetëm dëm, por edhe turp të madh.
“Epoka e re”: A ka ndryshuar diçka LDK-ja prej se ju keni pushuar aktivitetin politik?
Kryeziu: Po, por kjo do të ishte një storie tjetër.

PDK e hapur për tre skenarë

0

Thaci14-02Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur në pritje të lëvizjeve të VLAN-it. Partia e Hashim Thaçit në pritje do të jetë edhe gjatë kësaj jave, e cila mendohet se do të sjellë edhe fundin e krizës politike.

Zyrtarë të PDK-së i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se ata janë të gatshëm për tre skenarë të mundshëm të cilët, sipas tyre, kanë gjasa të ndodhin.

Zgjedhjet e parakohshme, qeveri teknike ose ridizajnimi i marrëveshjes së VLAN-it, ku do ta pranonin se kryeparlamentari i takon PDK-së, janë tre skenarët e mundshëm, sipas tyre. PDK është e gatshme për të tre skenarët.

PDK është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse ato ndodhin pasi që llogarit që do të mund të jetë e suksesshme.

Partia e Thaçit do të pajtohet edhe me një qeveri teknike të përkohshme para se këto zgjedhje të mbaheshin, por PDK nuk e ka ndërmend të bllokojë më shumë edhe në rast se VLAN ridizajnon marrëveshjen për t`ua dhënë kryeparlamentarin dhe për ta marrë qeverinë.

Partia e Thaçit në një situatat ë tillë do të ishte në opozitë, por nuk duket se ka më shumë mundësi për të ndalur ndërmarrjen e bllokut. /Tribuna/

Ja si u pushtua stacioni policor në Prizren (Video)

0

policia e kosoves pkPushtimi i stacionit të policisë në Prizren nga një person i vetëm e ka vënë në pikëpyetje përgatitjen e këtij institucioni për t’u marrë me sigurinë publike.
Ekspertë të çështjeve të sigurisë thanë për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ se policia duhet ta rrisë nivelin e sigurisë së objekteve të saja.

E se institucioni i cili merret me ofrimin e sigurisë nuk i ka të sigurta as objektet e veta, e dëshmon më së miri rasti i javës së kaluar, kur një person me precedentë të shumtë penalë arriti të hyjë i armatosur në stacionin policor ‘Alfa” në Prizren.

Shefki Hallaqi i njohur si “Sheki” hyri i armatosur në stacion policor ’Alfa’ në Prizren, në orët e hershme të mëngjesit, duke i mbajtur peng policët që ndodheshin brenda stacionit.

Pasi shtiu disa herë me kallashnikov brenda stacionit, Hallaqi u largua pa u penguar nga askush, përkundër faktit se në stacion gjendeshin 6 zyrtarë policorë.

Pasi që policët nuk arritën ta ndalonin të dyshuarin, ai vendosi të vetë dorëzohej të nesërmen, duke u dërguar në paraburgim.

Ky incident ngriti shumë dilema për nivelin e sigurisë që kanë këto objekte policore.

Nuredin Ibishi ekspert i çështjeve të sigurisë thotë se policia duhet të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar incidente të tilla.

Sipas Ibishit, në kohën kur Policia e Kosovës është përfshirë në luftën kundër terrorizmit dhe grupeve të mëdha të krimit të organizuar duhet të mendohet edhe për përmirësimin e masave të sigurisë.

“Vendi ynë duhet të nxjerrë një ligj të veçantë me të cilin parashihen masat që duhet marrë për sigurimin e objekteve të rëndësisë së veçantë”, shprehet Ibishi.

Sipas tij, deri në nxjerrjen e këtij ligji, Policia e Kosovës duhet të marrë masa të menjëhershme për ta evituar rrezikun e përsëritjes së asaj që ka ndodhur në Prizren. “Duhet që policët të cilët vihen për t’i ruajtur objektet të jenë të përgatitur dhe të pajisur mirë” thotë Ibishi.

Mirëpo Policia e Kosovës përveç se suspendoi nga puna 6 zyrtarët policorë të cilët nuk arritën t’i dilnin përballë një personi të armatosur, nuk pritet të ndërmarrë masa tjera për sigurinë e objekteve të tyre.

Këtë e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë Naim Rexha i cili për “Drejtësia në Kosovë” ka thënë se masat të cilat janë marrë kanë të bëjnë me suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë të cilët kishin qenë në punë mëngjesin kur ndodhi sulmi. Masa të tjera sipas Rexhës nuk ka nevojë të ndërmerren.

E sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, fajtor për sulmin në stacionin e policisë në Prizren është prokuroria. Kjo për shkak se i dyshuari një natë para sulmit në stacionin policor kishte qenë i prangosur.

Hallaqi deri në këtë kohë ishte arrestuar të paktën edhe 10 herë të tjera, i dyshuar për vepra penale sulm ndaj personit zyrtar, lëndim i lehtë trupor e vepra tjera.

Sipas raporteve zyrtare, disa orë para se ta sulmonte stacionin Hallaqi ishte arrestuar në gjendje të dehur pak minuta pasi kishte demoluar një kabinë telefoni në qendër të Prizrenit, mirëpo edhe pse në gjendje të dehur dhe me precedentë të shumtë penalë, Hallaqi ishte liruar me urdhër të prokurorit kujdestar.

Mirëpo, Metush Biraj, kryeprokuror i Prizrenit, thotë se prokurori kujdestar nuk kishte qenë në dijeni se i arrestuari kishte precedent penal.

Madje sipas Birajt lirimi i të dyshuarit nga arresti ishte kryer pasi polici që kishte komunikuar me prokurorin kishte thënë se personi nuk paraqet rrezik nëse lejohet të shkojë në shtëpi në gjendje të dehur.

Biraj, i cili citon raportin që kolegu i tij Beqë Shala ka bërë për rastin, thotë me bindje se prokurori nuk e ka ditur se i dyshuari ka precedentë penalë.

Sipas kryeprokurorit, zyrtarët policorë ishin ata të cilët kishin sugjeruar lirimin e Hallaqit.

Në të vërtetë, rasti do të ishte i thjeshtë, nëse raporti i prokurorit Beqë Shala do të përputhej me raportin e policit hetues Hajredin Braha.

Në një raport që e ka siguruar ‘Drejtësia në Kosovë’ shihet se hetuesi Hajredin Braha e ka potencuar decidivisht në raportin e tij zyrtar se saktësisht ia ka bërë me dije prokurorit Beqë Shala se personi i arrestuar Shefki Hallaqi ishte recidivist.

Megjithatë, sipas zyrtarëve të prokurorisë dhe policisë do jetë e pamundur të vërtetohet se cila ishte e vërteta në këtë rast pasi që biseda telefonike në mes prokurorit dhe policit hetues nuk është regjistruar. /kallxo.com/

Bamieh: Duhet një hetim i pavarur për EULEX-in

0

EULEX-kosoveAjo pinte shume cigare e kafe. Dukej nervoze dhe e trishtuar. E kishin suspenduar nga puna si prokurore në EULEX, ku punoi shtatë vjet duke ndjekur kriminelë si Xhabir Zharkun, vrasës, si grupin e Ferizajt që ka kryer shpërthime me bomba, e politikanë si Sami Lushtakun, Bujar Bukoshin, Branislav Gërbiqin, Slavisha Petkoviqin, Ilir Tolajn.

Maria Bamieh prej së hënës së kaluar është e suspenduar nga puna dhe është nën hetime me dyshimin se ka nxjerrë sekrete dhe i ka dhënë “Kohës Ditore”.Ditën e botimit të pjesës së parë të hulumtimit për korrupsion në EULEX, Bamieh ndodhej në një qendër tregtare në lagjen Arbëria.

Ajo nuk kishte hezitim për të folur për gazetën, sepse tashmë ishte e suspenduar.

Tri ditë me herët atë e kishin nxjerrë nga zyra për shkak se tashmë “Koha Ditore” do të botonte një hulumtim të cilin zyrtarë të EULEX-it kishin provuar ta pengonin. /koha/

Marigona Qerkezi fitoi çmimin e dytë në festivalin operistik “Marie Kraja”

0

Marigona QerkeziJuria përzgjodhi si fituese të edicionit të 14-të të festivalit operistik “Marie Kraja” sopranon turke Deniz Yetim

Është përmbyllur suksesshëm festivali operistik “Maria Kraja”. Juria dhe publiku duket se kanë qenë në unison për fituesin e edicionit të 14-të. Këngëtarja turke, Deniz Jetim rrëmbeu çmimin e madh “Marie Kraja”.

Çmimi i dytë shkoi për artisten 21 vjeçare nga Kosova e cila ishte edhe pjesëmarrësja më e re në moshë, Marigona Qerkezi.

Ky festival solli një imazh të ri dhe cilësi vokale. Mjaft i rëndësishëm ishte edhe çmimi i këngës legjendë, ku instrumentistët e orkestrës përzgjodhën artisten nga Greqia.

Surprizë e mbrëmjes ishte këngëtari korean fitues i një viti më parë, i cili këndoi shqip këngën “Për ty atdhe”. Në Festivalin Operistik “Marije Kraja” performuan 15 këngëtarë nga e gjithë bota./KultPlus.com