24.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 7468

Idriz Vehapi nuk deklaron pasurinë

0

Idriz Vehapi3Lëvizja FOL ka zhvilluar sot një konferencë për media ku ka prezantuar të dhënat e përditësuara të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik për vitet 2010-2014, në kuadër të Platformës së Deklarimit dhe Krahasimit të Pasurisë.

Por, në mesin e kryetarëve të komunave të Kosovës, që nuk kanë deklaruar pasurinë, është radhitur edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Kryetarët e komunave të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë:

Sami Lushtaku, Burim Berisha, Muharrem Svarqa, Vucina Jankovic (Zveçan) dhe kryetaret të cilët nuk e kanë deklaruar pagën e Komunës: Begzad Sinani, Svetislav Ivanovic (Novobërdë), Imri Ahmeti (Lipjan), Dragan Nikolic (Partesh), Idriz Vehapi(Rahovec).

Po ashtu në edhe tek kategoria e anëtareve të kabinetit qeveritar kanë vërejtur se Avni Kastrati (zv. ministër i Tregtisë dhe Industrisë) nuk e ka deklaruar pasurinë./RahovecPress/

Komuna e Malishevës, miratoi statutin e Komunës

0

MalishevaKuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e dhjetë të radhës, ka miratuar statutin e Komunës së Malishevës, pasi anëtarët e Kuvendit të Komunës, i kanë shqyrtuar të gjitha propozimet për ndryshime në statutin e komunës. Këto ndryshime, kanë marrë votën e të gjithë anëtarëve të kuvendit.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e saj të rregullt, sot ka miratuar edhe kërkesën e Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pronës së paluajtshme në zonën kadastrale të Malishevës, përkatësisht zonën, ku gjenden objektet e Komunës së Malishevës.

Në këtë mbledhje, është miratuar edhe raporti i drejtorisë për bujqësi, lidhur me subvencionet e komunës, si dhe është miratuar edhe taksa administrative për leje ndërtimi, e cila kap një shumë prej 2.81 euro për metër katror si dhe taksa për rregullimin infrastrukturës e cila kap shumën prej 151.08 euro për kokë banori.

Po ashtu, kuvendi sot ka miratuar edhe rregulloren për Fuqizimin dhe Promovimin e Vullnetarizmit në Komunën e Malishevës, si dhe ka marrë vendim, me kërkesën e një qytetari për ndërrim destinimin e tokës së tij, nga toka bujqësore, e kategorisë së pestë, në tokë ndërtimore.

Ismet Beqiri konfirmon rishqyrtimin e marrëveshjes së Bllokut

0

IsmetBeqiriSekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se realiteti që ka krijuar Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, po e imponon që partnerët e koalicionit të ulën për të gjetur zgjidhjen më të mirë.
Beqiri thotë se diskutimet e reja që do t’i bëj blloku pas zgjedhor do të kenë si synim ruajtjen e koalicionit të krijuar dhe gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës për formimin e institucioneve.

“Për ne është shumë e rëndësishme që ta ruajmë koalicionin pas zgjedhor. Ta ruajmë marrëveshjen mes nesh dhe sigurisht që ne do të ulemi dhe të shohim se çka më tutje. Janë liderët tanë, të subjekteve politike, që vendosin se çfarë do të bëjmë më tej, se cilat janë hapat që duhet t’i ndërmarrim në mënyrë që ne të realizojmë synimin tonë”, ka deklaruar Beqiri.

Rishikimi eventual i marrëveshjes, mund të prek sidomos ndarjen e posteve ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i kandiduari i bllokut për postin e kryeministrit.

Por, për këtë çështje, Ismet Beqiri thotë se tash për tash një gjë e tillë nuk mund të paragjykohet, pasi që bëhet fjalë për bisedime që do të iniciohen.

“Pa dyshim që nuk e them se kemi heq dorë, ka qenë që ta zgjedhim edhe kryetarin e Kuvendit, por mbi të gjitha ta ndërrojmë këtë qeverisje të keqe, të bëjmë ndryshime dhe ta formojmë qeverinë për çka i kemi edhe numrat edhe vullnetin. Besoj që për këtë synim do të gjejmë rrugëzgjidhje”, ka thënë Beqiri.

Në anën tjetër, Avni Arifi, këshilltar i parë i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk mund t’i komentoj nismat politike të liderit të LDK-së.

Por,në çdo rast, Arifi nuk e sheh të nevojshme rishikimin e marrëveshjes së 10 qershorit.

“Ekziston një gatishmëri dhe insistim i të gjithë liderëve të bllokut që të realizohet marrëveshja e nënshkruar më 10 qershor e pasuruar edhe me bashkimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë marrëveshje. Ne nuk kem asnjë indikacion që kjo marrëveshje të anulohet dhen uk shohim asnjë shenjë apo indikacion që ndonjëri prej partnerëve të tërhiqet nga kjo marrëveshje”, ka deklaruar Arifi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Arifit, kohët e fundit PDK dhe mjetet e saj të informimit janë ato që kanë ndërmarrë një fushatë të egër në përpjekje të qarjes së bllokut të partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje.

Ndaj këtyre akuzave, në PDK nuk kishte interesim që të reagojnë.

Përderisa ekziston një marrëveshje, ka vijuar Avni Arifi, partitë e bllokut nuk janë duke kërkuar një tjetër e cila do të zëvendësonte atë.

“Ne këtë marrëveshje e kemi bërë për implementim dhe punojmë për zbatimin e saj. në momentin që kërkohet një tjetër atëherë kjo nuk do të ekzistonte më. Prandaj ne nuk jemi në kërkim e siëpr të çfarëdo marrëveshje tjetër, ngase e kemi një marrëveshje dhe punojmë për zbatimin e saj deri në fund”, është shprehur Arifi.

Muja uron rektorin e UPZ-së, Ramë Vatajn

0

vizita mujaKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja,ka uruar rektorin e ri të UPZ-së, Ramë Vatajn.

Ai me vete ka marrë edhe kryetarin e Degës së PDK-së në Prizren,Minisr Krasniqn
Rektori Vataj e falënderoi kryetarin Muja dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën .

Ai kërkoi nga Muja që të vazhdojnë mbështetjen e këtij Universiteti si pushtet lokal në kapacitetin e tyre, në territorin e të cilës komunë është i vendosur kampusi universitar.

Vataj iu bëri me dije përfaqësuesve në pushtetin lokal se në vizionin e tij për menaxhimin e këtij universiteti ka paraparë edhe partneritetin me pushtetin lokal për të zhvilluar këtë universitet.
Në bazë të kompetencave të autoriteteve lokale, rektori Vataj kërkoi që të gjenden hapësira të reja të përshtatshme ku mund të zgjerohet universiteti dhe të ndikojnë që të ulet kostoja e udhëtimit në transportin publik për studentët dhe profesorët.

Rektori Vataj gjithashtu kërkojë që të krijohen lehtësira për studentët për qasje në institucionet kulturore të caktuara, nën autoritetin e komunës.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili ka qenë anëtar i ish-Bordit të Përkohshëm Qeverisës të këtij Universiteti pas themelimit, e përgëzoi rektorin Vataj për vizionin e tij për të zhvilluar këtë Universitetit dhe e siguroi se si pushtet lokal, në kapacitetin e tyre, do të ketë mbështetjen e pa rezervë për të quar përpara këtë Universitet.

Ai theksoi se për çdo vjet komuna ndan nga 50 mijë euro për bursa për studentët që studiojnë në universitet publike, duke shtuar se në të ardhmen do të shtojnë këtë fond me qëllim që studentëve të dalluar dhe atyre nevojtar nga shtresat ndjeshme dhe që kanë kontribuar për këtë vend, tu lehtësojnë koston e studimeve.

Muja e siguroi rektorin Vataj se do të mbesin në kontakt për çdo kërkesë eventuale që do tu parashtrohet dhe se do të adresohet me kohë, duke theksuar se mbështetjen do ta ketë të pa rezervë./PrizrenPress.com/

U inaugurua rruga në Vërmicë

0

perurimne vermicËshtë përuruar sot zgjerimi i rrugës në Vërmicë, pikëkalimin kufitar midis Kosovës e Shqipërisë, i cili pas ndërtimit të autostradës në të dy anët përbënte fyt të ngushtë për frekuencën aktuale.

Duke bërë hapjen e kësaj rruge, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se zgjerimi u bë në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, që po ndodh këtu, por edhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Ne kemi bërë një investim modest, por jashtëzakonisht bashkëkohor, për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve sa më tepër që është e mundur. Prandaj, unë kam besim të plotë se edhe ky investim do të ndikojë jashtëzakonisht shumë për lëvizjen sa më të shpejtë të qytetarëve nga Kosova për në Shqipëri.

Ai shfaqi shpresën se edhe ky investim do ta lehtësojë edhe më tepër rrugën tonë, dhe në një të ardhshme shumë të afërt të mos ketë fare pika kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të jetojmë në një hapësirë evropiane në territorin tonë, që të mos ketë fare pengesa të tilla kufitare, por të gjithë njerëzit të lëvizin lirshëm, edhe mallrat, që do të jetë në interes të shteteve tona, në interes të njerëzve, si dhe në interes të vlerave euroatlantike.

Në ceremoninë e përurimit të zgjerimit të rrugës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, kryeministri shoqërohej edhe nga ministrat Bajram Rexhepi, Fehmi Mujota, Besim Beqaj dhe nga drejtuesit e Doganës dhe të Policisë së Kosovës.

Haradinaj i “përgjigjet” Mustafës: Ndërtimi i institucioneve, konform marrëveshjes!

0

Mustafa-Haradinaj ne kuvendKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot forumin e zgjeruar të partisë, Kryesinë dhe kryetarët e Degëve, me të cilët diskutoi për zhvillimet aktuale, situatën e gjithmëmbarshme politike dhe ndërtimin e institucioneve të vendit.

Sipas një njoftimi të AAK-së, kryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së i dhanë mbështetje të plotë kryetarit Haradinaj në angazhimet e tij, bashkë me koalicionin e shumicës parlamentare, për ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve të vendit, konform marrëveshjen së partnerëve të koalicionit.

“Kryetari Haradinaj edhe një herë konfirmoi qëndrimet e deritashme të koalicionit të shumicës dhe vendosmërinë që konform marrëveshjes ta përmbyllin procesin për ndërtimin e institucioneve të vendit”, thuhet në njoftimin e AAK-së. /Telegrafi/

FOL bën publike pasuritë e zyrtarëve të Kosovës

0

LevizjaFOL-logoLëvizja FOL ka zhvilluar një konferencë për media ku ka prezantuar të dhënat e përditësuara të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik për vitet 2010-2014, në kuadër të Platformës së Deklarimit dhe Krahasimit të Pasurisë (http://deklarimi.levizjafol.org/).

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL tha se në këtë Platformë është përfshirë pasuria e gjithsej 307 zyrtarëve të lartë që nga viti 2010 e deri më sot. Sipas tij, totali i pasurisë së deklaruar nga zyrtarët e lartë publik të përfshirë në këtë platformë në vitin 2010 ka qenë 15,977,344€, ndërsa totali i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të përfshirë në këtë platformë për vitin 2014 është 407,386,440 € ose 2449.78% më lartë se ajo e vitit 2010.

Krerët e shtetit

Në këtë kategori janë përfshirë krerët e shtetit, përkatësisht pasuria e deklaruar nga Presidentët e vendit, Kryeministrat dhe zëvendëskryeministrat e periudhës 2008-2010 dhe të periudhës 2011-2014. Totali i pasurisë së krerëve të shtetit në periudhën 2008-2010 ka qenë 1,042,827 €, ndërsa pasuria e krerëve të shtetit për periudhën 2011-2014 është 215,937,139 € përkatësisht rreth 20606.90 % me lartë se ajo e periudhës paraprake.

Në këtë kategori prin pasuria e zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli prej 215,108,975 €, i dyti në këtë kategori është pasuria e kryeministrit Hashim Thaçi prej 694,153 € dhe e treta pasuria e presidentes së Kosovës znj. Atifete Jahjaga me total të pasurisë prej 134,011 €.

Kuvendi

Në kuadër të platformës për krahasimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është përfshirë pasuria e deputetëve të tre legjislaturave, pra pasuria e deputetëve të legjislaturës së viteve 2008-2010, legjislaturës së viteve 2011-2014 dhe legjislaturës së re të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2014. Shuma totale e pasurisë së deputetëve të legjislaturës së viteve 2008-2010 ka qenë162,554,589 €, e legjislaturës së viteve 2011-2014 ka qenë143,529,289 €, ose -9.73 %me ulët se totali i pasurisë në krahasim me legjislaturën e kaluar, ndërsa pasuria e deputetëve të legjislaturës së re është146,743,636€ ose 2.23% më e lartë se pasuria e legjislatura e kaluar.

Në legjislaturën e re prinë deputeti Ramiz Kelmendi me pasuri në total prej 46,566,512 €, i dyti është deputeti Hamza Balje me total të pasurisë prej 4,905,580 €, ndërsa deputeti i tretë me radhë është znj. Blerta Deliu-Kodra me total të pasurisë së deklaruar prej 2,857,711 €.

Ministrat dhe zëvendësministrat e kabineteve qeveritare
Gjithashtu në këtë platformë janë të përfshirë pasuria e deklaruar nga ministrat dhe zëvendës ministrat e kabineteve qeveritare të ministrave të viteve 2008-2011 dhe të kabinetit qeveritar të viteve 2011-2014. Totali i pasurisë së ministrave dhe zëvendës ministrave të kabinetit qeveritar të viteve 2008-2011 ka qenë 20,772,836 €, ndërsa pasuria e ministrave dhe zëvendës ministrave të kabinetit qeveritarë të viteve 2011-2014 është 23,907,667€, ose 15.09% më e lartë se pasuria e ministrave dhe të zëvendës ministrave të kabinetit të kaluar.

Në këtë kategori prin sa i përket pasurisë së deklaruar zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Ramadan Hasani me totalin e pasurisë prej 2,551,396 €, i dyti është zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike Nexhmedin Kastrati me totalin e pasurisë prej 2,065,000 €, ndërsa i treti me radhë është ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Dardan Gashi me totalin e pasurisë prej 1,159,400 €.

Kryetarët e komunave

Në bazë të krahasimit të pasurisë së kryetarëve të komunave të periudhës 2009-2013 dhe kryetarëve që kanë marrë pushtetin në vitin 2013 del të jetë 30.70% më lartë përkatësisht pasuria e kryetarëve të komunave të viteve 2009-2013 në total pasuria e tyre ka qenë 15,912,373€ ndërsa pasuria e kryetarë të komunave që janë zgjedhur në vitin 2013 është 20,797,998 €.

Prin kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri me total 7,685,000€. I dyti kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri me total 2,418,400€. I treti është kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi me total të pasurisë prej 2,010,612€.
Gjithashtu ai deklaroi se kanë vërejtur që në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk është publikuar pasuria e deputetëve të rinj: Adem Hodza, Besa Baftija, Labionte Murtezi-Demi, Fisnik Ismajli, Nezir Çoçaj, Pal Lekaj, Raif Qela, Sevdije Halimi, Shpejtim Bulliq (nuk hapet formulari).

Kryetarët e komunave të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë:

Sami Lushtaku, Burim Berisha, Muharrem Svarqa, Vucina Jankovic (Zveçan) dhe kryetaret të cilët nuk e kanë deklaruar pagën e Komunës: Begzad Sinani, Svetislav Ivanovic (Novobërdë), Imri Ahmeti (Lipjan), Dragan Nikolic (Partesh), Idriz Vehapi(Rahovec).
Po ashtu në edhe tek kategoria e anëtareve të kabinetit qeveritar kanë vërejtur se Avni Kastrati (zv. ministër i Tregtisë dhe Industrisë) nuk e ka deklaruar pasurinë.

“Agimi” i personifikuar

0

agimi i salesÇdo vend ka dëshirë ta ketë një shoqëri siç është ShKA ”Agimi”. Ajo rriti dhe u rrit së bashku me entuziastët e artit muzikor. Vlera kombëtare e kësaj shoqërie është e pakrahasueshme. Pikërisht për këtë edhe autori i këtyre vargjeve të poemës “Agimi i agimeve të bardha” i frymëzuar nga rëndësia e kësaj shoqërie, reflektoi për të shkruar këtë poemë të tipit narrativ e sintetik.

Narracioni është shtresa kryesore e strukturës së tekstit të kësaj poeme e që vende-vende alternohet nga ndërhyrjet lirike të poetit me përshkrimet e kohës, pamjeve, veshjeve, por edhe të të bëmave të personaliteteve që e drejtuan me shumë zell këtë shoqëri.

Ky realitet konkret, historik ka bërë që Salajdin Krasniqi ngjarjet rreth kësaj shoqërie, por edhe të ngjarjeve të tjera, edhe politike, t’i vë në mënyrë kronologjike. “Agimi” i personifikuar flet për ecjet e para, për dashurinë e madhe të njerëzve që e themeluan atë, për ndrydhjet që pati nëpër këto dekada vitesh, për të kulmuar deri në ditët tona me një lavdi gati- gati legjendare prej 70 vitesh.

ShKA “Agimi” tashmë është kthyer në legjendë, në një legjendë urbane, për të cilën u dha gjithçka nga njerëzit e kulturës dhe të dijes, nga njerëzit, shumica e të cilëve e lidhën jetën të-rësisht për “Agimin”, e disa të tjerë dhanë vitet më të mira të jetës së tyre. ShKA ”Agimi” ishte jo vetëm shkollë, por edhe motiv rezistence në të kaluarën, të gjitha artet ishin të gërshetuara në të, edhe letërsia./Musa Bushrani/

VV i kërkon LAN-it protesta për rrëzimin e Thaçit

0

DardanMolliqaj-vvSekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka bërë me dije se kjo lëvizje ka diskutuar edhe me koalicionin LDK-AAK-Nisma për organizimin e protestave me qëllim të largimit të Thaçit.

“Me koalicionin LAN, ndër të tjera është diskutuar edhe organizimi i protestave qytetarë”, ka deklaruar ai.

Molliqaj duke folur për “Epoka e re” ka vlerësuar se për shkak të dëmeve që ia ka shkaktuar vendit qeveria Thaçi, Vetëvendosje i inkurajon protestat qytetare për largimin e saj nga pushteti.
“Konkretisht, sot kemi një qeveri në ikje, e cila e ka kapur shtetin dhe po i bllokon institucionet, duke mos e lejuar formimin e tyre”.

“Kjo qeveri në ikje e ka shpronësuar popullin e Kosovës nga ndërmarrjet publike, duke I shitur ato shpejt dhe shumë lirë, me ç’rast e ka dëmtuar ekonominë e vendit, buxhetin e shtetit dhe 760 mijë punëtorë i ka shndërruar në të papunë”, është shprehur Molliqaj.

Ramadan Muja pa nënkryetar të minoriteteve

0

Ramadan Muja 2Zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komuniteteve  ka dështuar edhe në seancën e fundit në Kuvendin e Komunës së Prizrenit. Përçarjet brenda subjekteve minoritare për këtë post kanë bërë që kjo pikë të enjten të hiqej nga rendi i ditës në seancën e rregullt të KK-së, ku janë shqyrtuar mbi 10 çështje të ndryshme.

Anëtari i NDS-së, Oruç Karadollami, ka qenë i pari që ka propozuar eliminimin e kësaj pike nga rendi i ditës, pasi që, sipas tij, procedura që është ndjekur nuk ka qenë në përputhje me ligjin. “Pranimi i tri aplikacioneve për këtë post nga KK-ja nuk përputhet me udhëzimet që janë të përshkruara në Udhëzimin Administrativ të MAPL-së për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete.

Madje, sipas këtij akti, posti i nënkryetarit duhet t’i takojë komunitetit boshnjak, ani pse komuniteti turk insiston që me çdo kusht ta marrë për vete”, ka thënë Karadollami, duke shtuar se e drejta për këtë post i takon NDS-së, në bazë të votave të fituara, por edhe të marrëveshjes së koalicionit me PDK-në në Prizren.

Për dallim prej tij, Levent Bush i KDTP-së ia ka përkujtuar Karadollamit se në politikë marrëveshjet duhet të hidhen në letër dhe pastaj të jetësohen. “Nuk pajtohem me komentet e kolegut nga NDS-ja”, ka deklaruar Bush.

Ndërsa Musa Salihi i “Vakatit” ka shprehur qëndrimin se kjo çështje nuk mund të zgjidhet sot për shkak të dallimeve të thella që ekzistojnë mes subjekteve minoritare, dhe ka propozuar shtyrjen e kësaj pike.

Nga ana tjetër Haziz Hodaj i LDK-së ka vlerësuar se nuk është korrekte që anëtarët e KK-së të maltretohen në këtë mënyrë me mosmarrëveshjet e partnerëve të koalicionit për një post.
Duke e parë këtë situatë, kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi, e ka hedhur në votim propozimin për largimin e kësaj pike nga rendi i ditës, që ka marrë mbështetjen e 21 këshilltarëve, 11 kanë qenë kundër dhe 4 kanë/Koha Ditore/