28.5 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 7469

Kosova, gjashtë muaj pa parlament

0

Kuvendi i Kosoves 7Po bëhen gjashtë muaj që kur Kosova ka mbetur pa parlament që është institucionin më i lartë ligjvënës i shtetit.

Njohës të rrethanave politike e vlerësojnë të dëmshme këtë periudhë që po kalon vendi. Mos konstituimin e institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve të tetë qershorit, ata e shohin në dëm të qytetarëve që po iu vije pikërisht nga ata që iu dhanë votën.

Me 90 vota pro, deputetët e Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, më 7 maj votuan për shpërbërjen legjislaturës së katërt. Kjo hapi rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, të cilat me vendimin e presidentes, Atifete Jahjaga u mbajtën më 8 qershor. Por, që nga ajo datë, Kosova ka mbetur pa institucionin më të lartë ligjvënës, parlamentin, si dhe institucione të tjera qeverisëse.

Përpjekjet e para për themelimin e legjislaturës së re u bënë në seancën konstituive të 17 korrikut. Një gjë e tillë dështoi për shkak se në skenën politike u formuan dy tabore, PDK me partitë në koalicion parazgjedhor, dhe blloku LDK, AAK dhe Nisma, i mbështetur edhe nga Vetëvendosje, i formuar më 10 qershor. Rreshtimi i katër partive bëri që PDK, e cila doli e para në zgjedhjet e përgjithshme, të mos ketë partner për krijimin e institucioneve. Sipas analistëve, kjo bllokadë, e krijuar që pas zgjedhjeve të tetë qershorit, po e mbanë të paralizua edhe konstituimin e institucioneve të reja. Analisti Albert Krasniqi, thekson se kjo bllokadë i ka kushtuar shumë Kosovës në dy aspekte.

“E para është dëmtimi i imazhit edhe ashtu të dëmtuar në aspektin ndërkombëtar, për shkak se është treguar një papjekuri e madhe politike e lidershipit politik në Kosovë për të krijuar institucione të qëndrueshme. E dyta është në aspektin ekonomik. Shumë investitorë te huaj deh zhvillimi ekonomik ka stagnuar në përgjithësi që ndërlidhet indirekt me këtë krizë institucionale”.

Sipas analistit Albert Krasniqi, ky dëm po u vije qytetarëve pikërisht nga ata që sovrani iu dha besimin për krijimin e institucioneve.

“Këta janë përfaqësues të cilët janë zgjedhur prej qytetarëve të Republikës së Kosovës për t`i përfaqësuar në institucione dhe ata është dashur që t`i zgjidhnin këto probleme. Megjithatë, pasojat janë shkaktuar edhe për shkak të një kornize ligjore jo shumë të qartë si dhe kalkulimeve politike, qoftë individë apo parti i kanë bërë për vete më herët”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është shpërndarë më 7 maj 2014, në një seancë të jashtëzakonshme. Shpërndarja e legjislaturës hapi rrugën për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 8 qershor 2014. Që pas mbajtjes së zgjedhjeve Kosova ende nuk ka arritur që të zgjedhë kryetarin e Kuvendit e as t`i krijojë institucionet tjera qeverisëse./rtk/

Mustafa paralajmëron dialog brendapartiak për zhbllokim

0

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, partisë që nga zgjedhjet e 8 qershorit doli e dyta përnda numri i deputetëve, por që pas zgjedhjeve ndërtoi një koalicion me AAK-në,

Nismën dhe Vetëvendosjen, një numër të mjaftueshëm deputetësh për të ndërtuar institucionet, përmes rrjetit social Facebook ka rikujtuar sot pesëmujorin nga ai fillim, që ende s’e ka gjetur fundin.
Po e japim të plotë postimin e tij.

Po përfundojnë pesë muaj nga Marrëveshja e LDK-së me AAK-në dhe Nismën , të cilës më vonë iu bashkëngjitë edhe Lëvizja VV dhe përpjekjes sonë, që duke respektuar procedurat demokratike, si shumicë parlamentare të konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë e saj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos ta njohur vullnetin e shumicës në Kuvend dhe për t’ia adresuar të drejtën vetëm PDK-së për propozim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, krijoi një situatë në të cilën koalicioni parazgjedhor në krye me PDK-në ka bllokuar vendin, sepse në mungesë të votave nuk po procedon me vazhdimin e seancës konstiutive të Kuvendit, kurse koalicioni paszgjedhor në krye me LDK-në i ka votat, por Gjykata ia ka mohuar të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi bërë përpjekje që edhe në vendin tonë të aplikohen standarde të sistemit demokratik parlamentar, ku shumica parlamentare vendosë. Por vendi ka mbetur peng i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kurse LDK dhe as subjektet e tjera të koalicionit paszgjedhor , edhe pse kanë kërkuar zgjidhje të arsyeshme, kanë respektuar institucionet e vendit si shprehje e kulturës së tyre shtetërore.

Qytetarët e kanë dhënë verdiktin e tyre në zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Asnjë parti dhe koalicion parazgjedhor nuk ka arritur shumicën që të formojë institucionet. Koalicioni paszgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe marrëveshja me VV kanë siguruar shumicën parlamentare.
Me këtë shumicë ne mund të konstituojmë qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me përkrahje të deputetëve të partive joshumicë do të arrijmë 2/3 e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Objektivi ynë është që të bëjmë ndryshime pozitive në qeverisjen e vendit. Ky është objektiv që iu përkushtohet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partneritetit tonë ndërkombëtar. Prandaj, duke respektuar fuqinë e votës dhe përkushtimin e deritanishëm të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe VV si dhe vullnetin e partive joshumicë, ne mund dhe duhet t’ia ofrojmë Kosovës një qeveri stabile dhe efikase.

Në ditët në vijim do të mbajmë konsultat me degët dhe organet e LDK-së si dhe me partnerët tanë të koalicionit në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen e pranueshme për shumicën dhe për Kosovën. Vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje, vendi ka nevojë të ketë zgjidhje. Prandaj, të gjithë ne duhet të reflektojmë karshi gjendjes së krijuar.

Sekretet e EULEX-it në duart e BIA-s

0

EULEX-kosoveInformacione sekrete të EULEX-it kanë përfunduar në zyrat e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të Serbisë (BIA). Për këtë kanë qenë të njoftuar zyrtarët më të lartë të këtij misioni nga prokurorja Maria Bamieh, shkruan Koha Ditore, në vazhdimin e pestë të serisë së shkrimeve për dyshime të forta të korrupsionit në EULEX.

Në kuadër të raportit për korrupsion në këtë mision, prokurorja Bamieh i kishte shkruar shefit të komponentit të EULEX-it për drejtësi, Silvio Bonfigli, se informacione të ndjeshme kishin rrjedhur nga misioni, por nuk ishin kryer hetime për shkak se paraardhësi i Bonfiglit, Alberto Perduca, kishte thënë se “mund të hidhërohen serbët”.

Bamieh, prokurore britanike që në EULEX ka qenë prej fillimit të këtij misioni, kishte shkuar personalisht te Perduca për ta njoftuar atë për këto informacione

Thaçi i nxjerr nga loja Limajn e Kurtin

0

Limaj-Thaci-KupaGatishmëria e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, për të hyrë në ‘pazare’ me partitë e qendrës së djathtë, për krijimin e institucioneve të reja, i ka nxjerrë nga loja Lëvizjen Vetëvendosje dhe NISMA-në për Kosovë, parti këto që kanë program majtist.

Kësisoj partia e Hashim Thaçit, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, si partner të mundshme në qeverinë e ardhshme po i sheh vetëm LDK-në dhe AAK-në. “Jam i gatshëm që të bisedojë me të gjitha partitë e krahut të djathtë”, ka thënë Thaçi.Por lufta e fundit deklarative në mes të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinajt, e vë në një pozitë me të favorshme liderin e LDK-së Isa Mustafa, që të bëjë koalicion me PDK-në për t’i krijuar institucionet e reja.

Pro një koalicioni me LDK-në, janë shprehur edhe disa deputetë të PDK-së. Rrustem Mustafa dhe Bekim Haxhiu vazhdimisht insistojnë që Kosova për katër vjetët e ardhshme duhet të qeveriset nga këto dy parti../tribuna/

Krijues i papërsëritshëm

0

frook kristajFrrok KRISTAJ

Pikërisht në ditën e sotme para 19 vjetve, më 31 tetor 1995, shkrimtari ynë i mirënjohur Anton Pashku u nda edhe fizikisht nga bota e këtejme dhe kaloi në amshim. Përndryshe, Anton Pashku u lind në Grazhdanik, më 1 (u regjistrua më 8) janar 1937. Nëna, Getë, ishte nga Zymi, kurse babai, Toni (bukëpjekës), nga Shëngjergji, pak më larg Zymit të Hasit të Thatë, komuna e Prizrenit. Kishte të kryer shkollimin e mesëm – Gjimnazin në Prishtinë. Gjithë kohën punoi në Rilindje, njëherë gazetar, mandej redaktor i rubrikës së kulturës e në njëzet vjetët e fundit, redaktor në Redaksinë e botimeve “Rilindja”.

Dhe, siç ka ndodhur gjithmonë me shkrimtarë të mëdhenj, që ishte edhe Anton Pashku, komunikimi i lexuesve të veprës së këtij krijuesi jo vetëm që nuk u zbeh, por, me ecjen e moteve, u intensifikua shumë më tepër se kur ai ishte në mesin tonë dhe gjithnjë e më shumë po intensifikohet.

Në fakt, Anton Pashku ishte simbol i shkrimtarit modern i letrave shqipe, ishte stilisti më i dallueshëm i mëvetësisë, të cilit i atribohet arti i mbijetesës, që është cilësi vetëm e shkrimtarit që posedon vlera të veçanta estetike. Përndryshe, krijimtaria letrare e Anton Pashkut padyshim se gjendet në piedestalin e letrave shqipe, aty ku vlerat e vërteta estetike kanë krijuar zonën e tyre të ekzistuarit, zonën e pacenueshme nga zhurma e kohërave.

Anton Pashku për së gjalli ishte bard i shkrimit modern psikologjik dhe simbol i shkrimit bashkëkohor në letërsinë shqipe në përgjithësi. Ai krijoi për t’i vënë gurin themeltar një fillimi të ri dhe trasoi dhe krijoi një rrugë të re dhe shumë të kursyer në letërsi. Pra, Anton Pashku e gdhendi krijimtarinë e vet deri në përsosmëri si asnjëri ndër krijuesit tjerë te ne dhe më gjerë. Në krijimtarinë e tij gjendet gjuha e shkrimit, stili dhe mëvetësia e tij e veçantë e krijimtarisë artistike letrare, e cila në mënyrë të thuktë flet nëpërmjet figurës për aktualitetin e kohës kur jetoi, për të kaluarën, si dhe për realitetin e mitin.

Shkrimtari më shkrimtar ndër shkrimtarë shqiptarë
Dhe me të drejt vëllai i tij krijuesi Adem Istrefi ”mbajti” një ”Kumtesë të parashkruar në vitin 2037”, ku ndër të tjera thotë: ”Si përshpirtje letrare, në njëqindvjetorin e Lindjes së Anton Pashkut – Shkrimtarit më Shkrimtar ndër Shkrimtarë Shqiptarë”. Tha kështu Adem Istrefi me qëllim që të shpjegojë se Anton Pashkun do ta kuptojmë se kush ishte në ”njëqindvjetorin e lindjes, në vitin 2037” dhe vazhdoi ”asnjë shkrimtar para tij në këtë truall tonin, as në gjallje të tij (fizike) nuk mundi të sjellë këtë mori dendësie proze, këso parafytyrimesh mitike që ta kthenin vetë atë në një mit brenda mitit të tij krijues.

Anton Pashku (në kishë është i regjistruar si Ndue Pashku) ishte dhe mbeti shkrimtari shqiptar më i dallueshëm i këtij shekulli. Ai ishte një lloj fenomeni letrar. Vepra e tij përmban shumësinë e mendimit, shumësinë figurative të fjalës dhe njëkohësisht vetëdijen e lartë estetike të ngritur deri në model, por ishte edhe një parashikues i ngjarjeve…

Prej shkrimit të parë (”Jeta e re”, 1955), vepra e Anton Pashkut u formësua si vepër e identitetit të lartë artistik, kryesisht në prozë dhe në gjininë e dramës (”TREGIME”, 1961, ”NJË PJESË E LINDJES”, 1965, ”KULLA”, 1968, ”SINKOPA”, 1969, ”OH”, 1971, ”KJASINA”, 1973, ”GOF”, 1976, ”LUTJET E MBRËMJES”, 1976, ”TRAGJEDI MODERNE”, 1982, përkatësisht kompleti i veprave ”TREGIME FANTASTIKE”, ”OH” dhe ”TRAGJEDI MODERNE”, që të gjitha më 1986), e cila është e ngritur në lartësinë e tekstit artistik, ndaj si të tilla këto tekste duhet parë në të gjitha shtresimet dhe nënshtresimet e tyre, në mënyrë që të shihen qartë mesazhet dhe vlerat e tyre kumtuese. Do përmendur se Shaip Beqiri e ka botuar edhe një vepër të Anton Pashkut – “GALTINA”.
Në veprat e Pashkut, e veçanërisht te romani “Oh” mund të flitet edhe për guximin e madh të autorit, sidomos kur ai në romanin “Oh”, ndër të tjera për popullin shqiptarë thotë: “Do të ketë vetëm nji shtypshkronjë, e cila do të botojë vetëm nji abetare, vetëm nji libër leximi, vetëm nji libër të historisë, vetëm nji libër të filozofisë, vetëm nji tregim… vetëm nji dramë, vetëm nji sonet… vetëm nji gazetë të përditshme… do të ketë vetëm nji radiotelevizion, i cili do të emitojë vetëm nji kangë… vetëm nji lajm, vetëm nji informatë… vetëm nji vështrim, vetëm nji kritikë letrare…” Kjo pjesë e tekstit të romanit, dhe jo vetëm kjo pjesë, flet për një vizionin e guximshëm, që e sheh Pashku edhe në vitet 60-ta e 70-ta të shekullit kaluar.

Në anën tjetër, aty kah vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, së bashku me një grup krijuesish të tjerë, ngrihen fuqishëm kundër ideologjizimit të artit, që shkaktoi trandje në krejt mjediset letrare.
Ndaj, Anton Pashku mbetet stilisti më i madh dhe më i denj në letërsinë shqipe. Vlerësimet për veprën e këtij krijuesi janë të shumta, për çka edhe kritika letrare e ka ndjekur admirueshëm krijimtrarinë e tij, kritikë kjo e cila e cilëson si ”Anton Pashku mbetet Xhojsi i letërsisë shqipe” (Ibrahim Rugova).

Bile, që nga dita kur Anton Pashku u nda fizikisht nga ne, për veprën e këtij shkrimtari janë shkruar dhjetra libra, që lexohen me ëndje sikurse edhe vetë vepra e Anton Pashkut. Mu për këtë Anton Pashku mbetet si krijues i papërsëritshëm i letrërsisë sonë kombëtare, që rileximi i veprës së tij sjellë gjithmonë një zbulim të ri. Kjo edhe e bënë që Anton Pashku të cilësohet shkrimtari më i veçantë i letërsisë shqiptare.

“Gofi” në “Teatar ITD” të Zagrebit
Në anën tjetër, nga vargu i shumë krijuesve shqiptarë të Kosovës, Anton Pashku në dramën bashkëkohore shqiptare ka sjellë risi dhe kthesa cilësore, sidomos në shprehjen dhe pasqyrimin e realitetit e me këtë ai ka arritur ta eliminojë kufirin ndërmjet nacionales dhe iracionales. Ka eliminuar kufirin ndërmjet botës iluzore dhe asaj reale. Anton Pashku përmes krijimtarisë teatrale ka vënë në spikamë botën e brendshme – gjendjen shpirtërore halucionative të mbuluar me realitetet e përditshme.
Anton Pashku ka shkruar dy pjesë teatrale “Sinkopa” (1969) dhe “Gof” (1967), të cilat vepra edhe janë vënë me sukses në skenë (Prishtinë (dy herë), Prizren, Pejë, Ferizaj e Shkup (dy herë), por edhe në Zagreb të Kroacisë), si dhe tregimi “Kulla”, që u skenua për film, regjinë e të cilit e bëri Agim Sopi. Që në fillim duhet të thuhet se dy dramat e Anton Pashkut kanë një strukturë të ngjajshme ndërtimi, përbëhen nga dy pjesë, e jo siç praktikohet – akte.

Pjesën teatrale “Gof” të Anton Pashkut së pari në skenë e ka vënë Drama Shqipe e Teatrit të Kombësive në Shkup. Premiera është dhënë më 21 dhjetor të vitit 1979. Regjinë e kësaj vepre e kishte bërë Ahmet Jakupi, kurse rolet i kishin interpretuar Xhevat Limani (Lulashi), Sefedin Nuredini (Lulani) dhe Zijadin Murtezi (Lulua), si dhe figurantët tjerë aktivë si Z. Duraku e H. Loga. (Teki Dërvishi “Edhe një premierë”, “Flaka e vëllazërimit”, 21 dhjetor 1979, faqe 13 dhe Musa Ramadani “Metaforë e pësimit dhe e gjakimit”, “Rilindja”, 31 dhjetor 1979, 1 e 2 janar 1980, faqe 20).
Në anën tjetër, pjesën teatrale “Gof”, të përkthyer nga Mirko Gashi, e kishte vënë në skenë, në “Teatar ITD” të Zagrebit të Kroacisë, Skënder Nimani. Në skenën e atij teatri, që ishte ndër më të njohurit në Kroaci, përkatësisht në ish-Jugosllavi, rolet i kishin interpretuar aktorët e mirënjohur Rajko Bundallo, Zharko Saviq dhe Dragolub Lazarov. Skenograf ishte Zvonko Shuler, kostumograf Ruta Knezheviq e kompozitor Igor Savin (Skënder Zogaj ”Inskenohet “Gofi” i Anton Pashkut”, “Rilindja”, 22 janar 1980, faqe 13).

Njëherësh, Skënder Nimani e vuri në skenë edhe një herë “Gofin” e Anton Pashkut. Kështu, më 11 shtator të vitit 1980 TPK në Prishtinë e dha premierën e kësaj pjese me aktorët Skënder Tafaj (Lulashi), Avdush Hasani (Lulani) e Asllan Hasaj (Lulua). Skenografinë e kishte punuar Nuredin Loxha, kurse muzikën e kishte zgjedhur Skënder Oroshi. (Skënder Zogaj “Premiera e parë – “Gofi”, “Rilindja”, 10 shtator 1980, faqe 10). Do përmendur se Skënder Nimani këtë pjesë teatrale e kishte vënë edhe në skenën e Teatrit Amator të Pejës, kurse Agim Sopi “Gofin” e kishte vënë me shumë sukses në skenën e Teatrit Amator të Ferizajit, sikurse që kishte vepruar edhe Fetah Mehmeti në Teatrin Amator në Prizren (Skënder Zogaj “Rrëfimi në tri veta”, “Rilindja”, 30 maj 1989, f. 14).
Më pastaj, Drama Shqipe e TPK-së në Prishtinë e vuri edhe një herë këtë dramë në skenë. Kësaj radhe regjinë e “Gofit” e kishte bërë aktori Xhevat Qorraj me interpretime të personazheve nga aktorët Bislim Muçaj, Drita Boshnjaku – Begolli e Selman Lokaj (Beqir Musliu “Akti i ri-leximit”, “Fjala”, 25 prill 1994, faqe 22). Dhe, më në fund, Teatri i Dramës Shqipe në Shkup ishte marrë edhe një herë me veprat e Anton Pashkut. Kësaj radhe jo vetëm me “Gofin”, por edhe me “Oh”-un, si dhe tragjedinë “Trojanët” të Europidit, që i kishte komponuar në një shfaqje autoriale regjisori Sylejman Rushiti. Në këtë pjesë rolet i kishin interpretuar Vehbi Qerimi (Lulashi), Veton Ibrahimi (Lulani) dhe Osman Ahmeti (Lulua). Skenografinë dhe kostumografinë i kishte punuar Agim Zajmi, kurse muzika ishte e grupit “Dead Can Dance” (Selman Jusufi “Ikona shqipe e Pashkut, obelisku me ëndrrat ilire”, “Rilindja” (botim për perëndim), Tiranë, 29 prill 1999, f. 19).

Do përmendur se edhe drama tjetër e Anton Pashkut “Sinkopa” është interpretuar një herë në skenën e TPK-së në Prishtinë, ku rolet kryesore i kishin interpretuar Zërin e gruas e kishte interpretuar bashkëvëndsja e Pashkut – Katarina Josipi, Shani Pallaska (Gjegjeu), Xhevat Qena (Xhexheu) dhe pantomimën: Igballe Gjurkaj, Hazir Myftari e Sabri Fejzullahu. Rexhinë e kishte punuar Slobodan Popiqi, skenografinë Trajko Stojanoviqi e kostumografin Violeta Zariqi. Do përmendur se kjo premierë i ishte kushtuar artistës së ndjerë Katarina Josipi, zëri i së cilës ishte incizuar derisa ishte gjallë. Kjo pjesë teatrale është shfaqë gjatë vitit 1969-1970. Kjo vepër është sinonim i dobësisë dhe i vetëdijes së mjegulluar, sepse si thotë Nebi Islami ”… në mënyrë lucide shqyrton lëndën jetësore të ambientit urban në transformim duke depërtuar si me shkop magjik në thellësi të subkoshiencës së njeriut dhe duke pasqyruar trazimet dhe shqetësimet e pashpjegueshme të tij të ngritura në rrafsh të transhendencës metafizike në mënyrë që vetë natyra e njeriut mistifikohet dhe mitizohet deri në nivelin e gjendjes fantastike të marionetës, fati i të cilit duket se jo rrallë varet nga forca e misterit kozmik.

Duke mos iu përmbajtur parimit të tri uniteteve të dramës së traditës dhe në veçanti mënyrës së thurjes së ngjarjes, “Sinkopa” shndërrohet në një formë të antidramës dhe rrumbullakohet si kreaturë moderne e trajtimit kontemplativ të vetmisë, të monotonisë dhe të gjendjeve psikike në lëvizje, në të cilat mbizotëron zbraztësia shpirtërore, zvetnimi i vullnetit, mungesa e energjisë dhe paaftësisë për t’u ballafaquar me sfidat dhe rreziqet shkatërrimtare që i kërcënohen njeriut. Më tutje, A. Pashku me shkathtësi i ka pasqyruar antinomitë dhe kundërthëniet jetësore si dhe ato shqetësime jetike njerëzore që shtrihen që nga kohët antike e deri në kohën aktuale” (“Iracionalja si sferë tematike e shqetësimit lucid si dhe vizioni krijues”, revista “Filologji”, nr. 4, 1997, faqe 702-708).

“Kulla” – film artistik
Regjisori i mirënjohur Agim Sopi në vitin 1979 ia kishte dorëzuar Televizionit të Prishtinës skenarin e filmit artistik “Kulla”, që ishte hartuar sipas tregimit me të njëjtin titull të Anton Pashkut. Për shkak të censurës që atëbotë zbatohej në mediat informative, regjisori ngjarjen e kishte “hedhur” në kohën e Perandorisë Osmane, në mënyrë që shikuesve shqiptarë t’ua mundësonte idenë e tregimit. Megjithatë, kompetentët e TVP-së e kishin hetuar “dredhinë” dhe nuk e kishin lejuar realizimin e filmit. Kohët kishin kaluar e regjisori nuk kishte hequr dorë nga synimi. Kështu, nga fundi i qershorit të vitit 1990 Agim Sopi e kishte filluar realizimin e filmit artistik “Kulla” me TVP-në. Megjithatë, pushtimi i TVP-së nga okupatori serb filmin e kishin gjetur në ditën e nëntë të xhirimit. Mirëpo, falë gjeturisë së regjisorit, filmi është kryer, kurse është shfaqur në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë në vitin 1992. Do përmendur se regjisor dhe skenarist i filmit artistik “Kulla” është Agim Sopi, kurse rolet kryesore i interpretuan: Lumnije Muçaj, Istref Begolli, Bajrush Mjaku, Mysherefe Llozana, Xhemajl Maksuti, Hajriz Mustafa e shumë të tjerë. Kompozitor i filmit është vendasi i Anton Pashkut – Gjon Gjevelekaj, skenograf e kostumograf Nazmi Sadiku e kështu me radhë (Arif Demolli “Si u ndërtua “Kulla” e Agim Sopit?”, revista “Fjala”, nr.12, Prill 1992).

Dhe, më në fund, të themi edhe këtë se në verën e fundit (gusht 1995) të Anton Pashkut, Nezir Sefaj kishte filluar me kameramanët Hasan Gashi e Fatmir Bajrami ta inçizonte një film dokumentar me Anton Pashkun. E ndiqnin kudo, në shtëpi (në Prishtinë, “Dardania” SU 1/6, Hyrja 3, nr. 40), në rrugë, në kafene.

Atëbotë, Antoni ishte vetëm në shtëpi, sepse bashkëshortja Paulina dhe vajza Lulja kishin udhëtuar për në Shqipëri për t’u takuar me djalin përkatësisht vëllain Paulinin, që vinte nga Gjermania për t’ua takuar me nënën (Paulinën) dhe motrën (Lulen). Paulini kishte migruar në Gjermani nga Spliti, ku gjendej ushtar i ish APJ-së, e nga kishte dezertuar nga kazerma “Lora” të Splitit qysh në vitin 1991. Filmimi kishte vazhduar edhe më pastaj, por kurrë nuk ishte kryer… Sido që të jetë, Antoni kaloi në amshim (më 31 tetor 1995) në vjeshtë të po atij viti (1995), kurse filmi u zhduk (lexo u dogj) kur forcat e okupatorit serb ia dogjën shtëpinë Nezir Sefajt dhe kameramanëve të përmendur në pranverë të vitit 1999. Filmi dokumentar nuk arriti kurrë deri te shikuesit… (Nezir Sefaj “Anton Pashku i zënë gjallë në film”, “Zëri”, 11 nëntor 1995, faqe 42-43).

PDK e AAK fshehin financat

0

Thaci e haradinajVetëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje” kanë pranuar t’i publikojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, ndërsa partitë e tjera, përshirë këtu edhe Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë e para në zgjedhje, por edhe aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Ramush Haradinajt, vazhdojnë t’i fshehin kuleta

Derisa zyrtarët e këtyre partive as nuk pranojnë të flasin për këtë temë, nga shoqëria civile thonë se fshehja e financave lë hapësirë dyshimi për korrupsion ordiner. Madje, analistët thonë se partitë marrin financa nga bizneset private, në mënyrë që pas ardhjes në pushtet t’ua kthejnë “borxhin” me ndonjë tenderë të “majmë”…/zeri/

Anulohet konkursi për master në UPZ

0

UPZ 45Të gjithë studentët që kanë kryer studimet në bachelor në Fakultetin Ekonomik, nuk do të mund të regjistrohen në studimet postdiplomike master.

Një njoftim i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, tregon për anulimin e konkursit të hapur me 03 tetor.

“Anulohet Konkursi i shpallur më nr. 01-1345 datë 03.10.2014 në gazetat ditore, të datës 03. 10 .2014, për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve pasdiplomike master në Fakultetin Ekonomik, për vitin akademik 2014-2015”, thuhet në këtë njoftim.

Anulimi i këtij konkursi është bërë në bazë të një vendimi që ka nxjerrë senati i Universitetit të Prizrenit, për arsye, siq thuhet në njoftim lëshimeve teknike që janë përvjedhur më rastin e publikimit.

Në njoftim, nuk thuhet se kur do të hapet sërish ky konkurs.

Kosova nuk do të mbetet peng i krizës

0

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e di se deri kur do t’i presë liderët e partive politike që të gjejnë zgjidhje për krijimin e institucioneve.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, ajo nuk ka përmendur data, por ka thënë se koha deri kur do të presë, definohet nga nevoja për miratimin e buxhetit dhe afatet e organizimit të zgjedhjeve.

“Nuk do të përcaktoj afate kohore, sepse ato janë tashmë të përcaktuara në bazë të nevojave buxhetore dhe afateve të caktuara ligjore për të organizuar zgjedhje”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Jahjaga i ka vlerësuar zgjedhjet e parakohshme si opsion i fundit, por ka shpjeguar se ua ka bërë të qartë edhe liderëve të partive se vendi nuk mund të mbetet pafundësisht peng i krizës dhe në mungesë të vullnetit për zgjidhje, edhe zgjedhjet janë opsion. /Tribuna/

Afera e EULEX-it kalon kufijtë e Kosovës

0

EULEX-kosoveNiveli më i lartë i BE-së menaxhon krizën që ka prekur misionin e saj në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa zyrtarisht në BE pohojnë se “i marrin shumë seriozisht akuzat për korrupsion në EULEX” dhe se “që nga viti 2013 po vazhdojnë hetimet”, pjesë e strategjisë mbrojtëse duket të jetë akuza ndaj prokurores Maria Bamieh se “ajo është një grua e frustruar që po hakmerret për shkak se nuk i është vazhduar kontrata”.

Por gazetarët e shumtë në Bruksel kanë insistuar që të sqarohet se pse vetëm ajo është suspenduar. /koha/

Malisheva dhe Orhangazi zotohen për bashkëpunim

0

Begaj ne OrhagazPas qëndrimit pesë ditor, delegacioni nga Malisheva, ka përfunduar vizitën në komunën e Orhangazit në Turqi, komunë me të cilën Malisheva është binjakëzuar tash e gjashtë vite, ndërsa në takimin e sotëm përshëndetës, kryetarpt e dy komunave, Ragip Begaj dhe Neset Çaglayan, janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunim në të gjitha fushat, mes dy komunave.

“Në emër timin dhe në emër të delegacionit nga Malisheva, ju falënderoj për mikpritjen tuaj vëllazërore dhe për kohë keni ndarë gjatë qëndrimit tonë. Ne jemi komuna tashmë të vëllazëruar dhe Orhangazin e konsiderojmë si komunën tonë dhe mendojmë që bashkëpunimi ynë, duhet të thellohet edhe më shumë, në të gjitha fushat”, ka thënë kryetari Begaj, sot në takimin përshëndetës me kryetarin e Orhangazit, Neset Çaglayan.

Nga ana tjetër, kryetari i Orhangazit, Çaglayan, tah se “Orhangazi është edhe komuna juaj dhe besoj që ju nuk do ta harroni shtëpinë dhe vëllezërit tuaj këtu, sikur që ju presim të vini përsëri, pasi sa herë që vini, ju na nderoni”.

Delegacioni nga Malishevë, i prirë nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka qëndruar pesë ditë në Orhangazi, të Bursës në Turqi, ku kanë bërë vizita të shumta në institucione, pastaj vizita të bizneseve vendase, dhe në gjitha këto takime e vizita, është krijuar hapësirë për bashkëpunim të ndërsjellë në fushat e ekonomisë, kulturës, biznesit dhe në fusha tjera me interes të ndërsjellë./PrizrenPress.com/