22.3 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025
Home Blog Page 7473

Nesër ndërrohet ora

0

Ndërrohet oraLlogaritja verore e kohës përfundon nesër (26 tetor) në orën 03:00, kur akrepat e orës do të zhvendosen për një orë prapa.

Më saktësisht, koha në orën 03:00 do të llogaritet si 02:00.

Matja dimërore e kohës nis në fundjavën e fundit të muajit tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit.

Dorëzohet i dyshuari për sulm në Stacionin e Policisë së Prizrenit

0

Policia e KosovesPas rreth 24 orësh të qëndrimit në arrati është dorëzuar në polici Sh. Hallaqi, i njohur me nofkën “Sheki” që mëngjesin e së premtes dyshohet se gjuajti me kallashnikov në Stacionin “Alfa” te Prizrenit.

Lajmi për dorëzimin e Sh. Hallaqit- “Shekit” është konfirmuar nga Vesel Gashi, rreshter në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prizrenit, raporton kallxo.com

Sipas Gashit me të orëzuarin tani janë duke u marrë punonjësit Hetimeve Rajonale ë këtij qyteti.

Sipas policisë, rreth orës 06:17 të së premtes, personi i dyshuar Sh. Hallaqi i armatosur me AK-47 dhe duke qenë nën ndikim të alkoolit ka hyrë në objektin e Stacionit Policor në Prizren dhe në mënyrë të pakontrolluar ka shtënë me armë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia njoftoi dje se nuk ka të lënduar nga ky sulm, por gjurmët e plumbave vëreheshin në stacion.

Më pas gjatë ditës së djeshme kreu i policisë së rajonit të Prizrenit Nexhmi Krasniqi, u ka komunikuar masën 48 orëshe të suspendimit 6 policëve të cilët kishin qenë në ndërrim në orët e hershme të mëngjesit kur u sulmua stacioni.

LDK: Jo, nuk jemi takuar me amerikanët

0

Mustafa-Beqiri14Krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë takuar mbrëmë me përfaqësuesit e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Ismet Beqiri, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie.

Ai ndër të tjera ka treguar se, shefi i tij, Isa Mustafa zhvillon takime me ambasadoren Tracey Ann Jacobsson, por që mbrëmë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Mbrëmë nuk ka pasur kurrfarë takim në ambasadën amerikane dhe çdo gjë që thuhet për një takim të tillë është spekulim. Kryetari Mustafa ka takime të shpeshta, me ambasadoren amerikane, zonjën Jakobson, ambasador dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtar, por mbrëmë nuk ka pasur kurrfarë takimi”, ka thënë ai.

Ndryshe, disa media kanë raportuar dje se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deputetja Teuta Sahatçija si dhe sekretari, Ismet Beqiri janë takuar në “Dragodan” me diplomatët e SHBA-së.

Zgjedhjet e reja, opsion real

0

Kosove-Qeveria-KuvendiPartia fituese e zgjedhjeve, PDK-ja, por edhe analistët politikë kanë vlerësuar se zgjedhjet e reja mbesin opsion real nëse nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet partive politike. Kurse partitë e bllokut thonë se nuk është e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje përderisa ekziston shumica parlamentare.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për “Epokën e re” se nëse nuk do të ketë një marrëveshje në mes të partive politike, opsion real mbeten zgjedhjet e reja parlamentare.

“Nga kjo bllokadë mund të dilet me një marrëveshje të përbashkët ndërmjet subjekteve politike, pra ku do të votohej kryetari i Kuvendit të Kosovës. Kërkoj nga të gjithë të reflektojnë për t’i krijuar institucionet e dala nga zgjedhjet sepse, nëse eventualisht nuk mund të krijohen institucionet, atëherë do të ishte e domosdoshme të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Dhe unë si anëtar i partisë më të madhe në Kosovë nuk do të doja të organizohen zgjedhjet e reja, por nëse nuk krijohen institucionet, sigurisht se jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje dhe të tregojë edhe një herë sovrani se kush ka të drejtë t’i krijojë institucionet”, ka deklaruar Musmurati.

Ndërkaq, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë për “Epokën e re” se nuk sheh asnjë arsye për zgjedhje të reja, pasi sipas tij, ekziston shumica në Kuvend. “Nuk shoh asnjë arsye për zgjedhje të reja, aq më pak për qeveri teknike. Së pari, zgjedhjet e reja nuk mund të shpallen sepse nuk është konstituuar Kuvendi. Së dyti, nuk ka arsye të ketë zgjedhje të reja sepse ekziston shumica parlamentare, e cila është e gatshme ta marrë përgjegjësinë dhe ta formojë qeverinë”, ka thënë Mustafa.

E njohësi i çështjeve politike në vend, Behxhet Shala, ka vlerësuar se tejkalimi i ngërçit politik mund të kalohet vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje të reja. Ai ka thënë për “Epokën e re” se Kosova gjendet në një situatë e cila është bërë e neveritshme. “Pasi asnjëra palë nuk është duke lëvizur nga qëndrimet e veta, zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet, por ato janë duke u kundërshtuar nga faktori ndërkombëtar. Fatkeqësisht, jemi në një situatë e cila është duke na shkuar në nerva të gjithëve. As pozita e as opozita nuk janë duke u mërzitur për shtetin dhe qytetarët. Megjithatë, besoj se një zgjidhje do të bëhet së shpejti”, ka deklaruar Shala.

Ai ka thënë se edhe ndërkombëtarët janë duke u treguar të pasinqertë karshi ngërçit politik në të cilin gjendet Kosova tash e gati pesë muaj. “Edhe ndërkombëtarët janë duke u treguar të pasinqertë karshi kësaj situate. Ata thonë se nuk duan të ndërhyjnë në tejkalimin e ngërçit politik, ndërkaq në anën tjetër deklarojnë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ju e keni dëgjuar ambasadorin britanik, Ian Cliff, i cili, pasi Jahjaga përmendi si opsion zgjedhjet, doli dhe tha se në këtë kohë nuk është mirë të mbahen zgjedhjet. Dhe pikërisht për këtë arsye janë duke u trimëruar liderët partiakë, sepse po të kishin një vendim të prerë, se nëse nuk merren vesh brenda 10-ditësh, atëherë do të ketë zgjedhje të reja, besoni se këta do të silleshin në mënyrë krejt tjetër”, është shprehur Shala.

Selmanaj: Ende ka hapësirë për zgjidhje

Vlerësim ndryshe nga Behxhet Shala ka dhënë analisti politik Driton Selmanaj. Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se ende ka hapësirë që partitë politike të gjejnë një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja. “Mendoj se akoma ka hapësirë për zgjidhje, e jo për ta shfrytëzuar instrumentin e zgjedhjeve. Hapësira kushtetuese dhe ajo e veprimit politik lejon ende instrumente të cilat partitë politike duhet t’i shfrytëzojnë, në mënyrë që të rezultojnë me konstituimin e institucioneve”, ka thënë Selmanaj. Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk janë opsion i mirë për vendin. “

Besoj se zgjedhjet në vetveten e tyre nuk do të ishin zgjidhje e këtij problemi sepse, sipas mendimit tim, janë disa arsye. Shkuarja në zgjedhje nuk garanton se mund të kemi një rezultat ndryshe nga ai i 8 qershorit dhe nuk garanton se nuk mund të paraqitet i njëjti problem edhe pas zgjedhjeve. Në anën tjetër, këto zgjedhje do të kishin kosto të madhe financiare dhe në fund zgjedhjet mund të jenë të shoqëruara me tensione qysh nga fillimi i fushatës dhe mund të ketë tendenca të mosnjohjes së rezultatit zgjedhor. Prandaj, zgjedhjet nuk do të duhej të ishin opsion për tejkalimin e kësaj krize”, ka thënë Selmanaj, duke kërkuar nga PDK-ja dhe partitë e bllokut të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

“Subjektet politike duhet të lëvizin nga qëndrimet e tyre, më pas zgjidhja mund të vijë. Barrikadimi i mëtutjeshëm, normalisht vetëm sa shkakton prolongim të mëtutjeshëm. Tani besoj se ka ardhur koha që të dyja palët të lëvizin nga pozicionet e tyre në mënyrë që të japin një zgjidhje pragmatike dhe kreative për formimin e institucioneve. Për fatin e keq, kanë kaluar gati pesë muaj dhe ne kemi parë një qasje jo shumë optimiste nga ana e subjekteve politike. Tani jemi futur në fazën e patolerueshme dhe kritike që ne të kemi institucione. Kjo qasje duhet të ndryshojë. Vlerësoj se do të ketë refleksion te këto subjekte politike për t’i vendosur interesat e qytetarëve para interesave personale dhe grupore”, është shprehur Selmanaj.

Të pakënaqur me SBASHK-un, themelojnë sindikatë tjetër

0

Artan MjekiqiSindikata e Arsimit dhe e Kulturës e Republikës së Kosovës, është sindikata më e re e themeluar në Kosovë. Vendimin për t’u larguar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës (SBASHK), dhe të themelojnë këtë të fundit e kanë marrë një grup sindikalistësh të Universitetit të Prishtinës dhe të komunave të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Këtë e ka bërë të ditur Artan Mjekiqi nga Këshilli iniciues për formimin e sindikatës,në një konferencë për media të organizuar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Ka thënë se pakënaqësitë e shumë punëtorëve në SBASHK kanë bërë që të themelohet një sindikatë tjetër, që, sipas tij, do të jetë ndryshe dhe e demokratizuar.

“Duke i ditur zhvillimet që po ndodhin në SBASHK po ashtu pakënaqësitë e shumë punëtorëve në atë Sindikatë, me keqmenaxhimin që po bëhet aty, me keqpërdorimin e mjeteve të punëtorëve, kemi vendosur që ta themelojmë këtë Sindikatë”, ka theksuar Mjekiqi.

Ai e ka quajtur SBASHK-un “sindikatë hajnash” dhe të politizuar.
“Kjo vërehet edhe në deklaratat e fundit të tyre, që kërcënojnë me grevë nëse nuk zgjidhet Qeveria”, ka shtuar ai.

Sindikatën e re e ka përkrah edhe profesori i matematikës, në shkollën e mesme “Fan Noli”, Agim Maliqi, i cili ka bërë të ditur se kolektivi i tij tashmë është përcaktuar që të largohet nga SBASHK-u.
“SBASHK-u përqindjen kryesore e ka marrë për vete, asnjëherë për raste të ndryshme nuk na ka ndihmuar asgjë, andaj si kolektiv morëm vendim për largim nga kjo sindikatë”, ka thënë Maliqi. Ka shtuar se pavarësisht kërkesës që ka bërë për largim, SBASHK-u nuk e ka larguar nga lista e anëtarëve të kësaj sindikate. Porse ka kërkesa për largim e ka mohuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Nuk kemi kërkesa për të shkuar në sindikatë tjetër, përkundrazi numri i anëtarëve është duke u rritur”, ka treguar Jasharaj.

Ai ka kundërshtuar se SBASHK-u është i politizuar, dhe ka mohuar të gjitha akuzat drejtuar sindikatës që udhëheq.

“Përplasjet më të mëdha i kemi me pushtetin, po të ishim të politizuar do të heshtnim për shumë probleme që janë përballur për punëtorët e arsimit, siç është kontrata kolektive”, ka deklaruar Jasharaj.

SBASHK-u aktualisht ka mbi tetëmbëdhjetë mijë anëtarë, dhe roli i kësaj sindikate është mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në arsim. Ndërsa, sindikata e porsaformuar, e regjistruar në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë,e cila pohon të bëjë të njëjtën gjë, ende nuk e ka zgjedhur kryesinë e as kryetarin që do ta udhëheqë.

Por Këshilli që mori iniciativën për themelimin e saj në përbërje të Artan Mjekiqit (Sindikata e UP-së), Sejdi Matoshit (Sindikata e Arsimit të Mesëm) dhe Ramadan Beqirit (Sindikata e Arsimit Fillor) thotë se një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti.

Dy muaj pa ty

0

poezi 5Dy muaj i kalova në ankthë
Në rrezet e diellit mbi rërë
Nën kujtimin e një kënge shqipe
Që dikur e dëgjonim në Kosovë.

Me mendje tentova të të harroj
Po as një ditë s’pushova të të dua
Ti u shëndrrove në rreze dielli
Pranë detit ishe me mua.

Edhe në ujë të njelmët
Mbi vale m’u bëje si peshk
Kur lodhesha nga notimet
Ti m’u bëje dyshek.

Dy muaj pa ty
Dashuria më dogji në vetmi
U shkriva ngadal si qiri
Po dashurin e ruajta si një flori.

/Rexhep Pnishi/

Teke e përdalur

0

poeziNë prag të shpërthimit tjetër
edhe një zemërim i vjetër
besa shumë i harrur
që pret e rri varur

vrërët edhe shpërthimi i varur
mësyerje e vjetruar moti
sa e kreshpëruar
kurrë e uruar

sillet e mbështillet
nëpër skutat e shpirtit
tmerrshëm po gërvallet
sa e përdalur

valle e valle s’ndalet
mua nuk më falet
sa herë mësyen rrallet
moti ka nisur të përrallet

Skender Berisha

Blloku po përgatitet për zgjedhje

0

blloku opozitarNë mungesë të gjetjes së zgjidhjes institucionale për realizmin e qëllimit për krijimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, Blloku LVAN po planifikon t’i kthehet popullit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mërkurën ka realizuar një takim me qytetarë në Prishtinë, ndërsa të enjten u është drejtuar qytetarëve të Pejës.

Takime me qytetarë kanë planifikuar edhe zyrtarë të LDK-së. Ata të enjten kanë takuar qytetarët e Ferizajt, ndërsa të premten janë takuar me ata të Gjilanit. Takime me qytetarë së shpejti do të mbajë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, njëherësh i nominuari i Bllokut LVAN për kryeministër.

Burime të gazetës brenda Bllokut kanë bërë të ditur se nuk ka koordinim e as marrëveshje definitive nëse këto takime do të përdorën si parapërgatitje për zgjedhje të jashtëzakonshme, apo thirrje për demonstrata popullore me qëllim të ndërrimit të institucioneve të Kosovës… /Tribuna/

Shkurorëzohen, sepse nuk e durojnë dhunën

0

Dhuna-fizikeQiftet e kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë, por martesa si sinonim i lumturisë dhe dashurisë jo çdo herë ka përfundim të lumtur. Një përfundim të tillë të hidhur e ka pasur edhe njëra nga gratë kosovare, për të cilën dashuria në martesë nuk e ka më atë kuptimin që e kishte para se të martohej.

B.H., është gruaja e cila ka përjetuar dhunë në familje. Ajo u martua në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare në qytetin e Fushë Kosovës.

Fillimisht kishte pasur jetë të lumtur më bashkëshortin saj dhe me familjen e tij. Por, kushtet e dobëta ekonomike ndikuan që e gjithë lumturia që ajo kishte të shkatërrohej. Ndaj saj ushtrohej dhunë nga bashkëshorti por edhe nga vëllai i tij.

“U martova para shtatë viteve. Në fillim çdo gjë ka shkuar mirë. Kemi pasur harmoni në familje edhe pse kushtet ekonomike nuk i kemi pas fare të mira”, rrëfen B.H, për gazetën Tribuna.

Ajo vazhdon të tregojë se me lindjen e dy fëmijëve filluan fyerjet dhe dhuna e burrit ndaj saj.

“I linda dy fëmijë. Në atë kohë filloi burri të më rrahë. Detyrohesha të punoj edhe punë të cilat i bënin meshkujt… /Tribuna/

Jo më shumë se 2 807 kandidatë për master në UP

0

Provimi-pranus-per studentUniversiteti “Hasan Prishtina” do të pranojë 2 807 studentë në studimet postdiplomike-master dhe se ky numër, sipas zyrtarëve të UP-së, nuk do të rritet ndërkohë siç ishte bërë praktikë viteve të mëhershme.

“Nuk do të ketë rritje të numrit të të pranuarve në këtë nivel studimesh, për faktin se planifikimet janë bërë më herët nga njësitë akademike për programet e akredituara”, ka thënë Adem Beha, këshilltari i rektorit të UP-së.

Ai ka pohuar të mos ketë pasur vështirësi gjatë procesit të dorëzimit të dokumentacionit nga ana e kandidatëve.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pranimin/procesimin e dokumentacioneve. Po ashtu, njësitë akademike janë në proces të përpilimeve të testeve respektive.

Kandidatët potencialë kanë pasur mundësi që nga 17 tetori deri nesër të aplikojnë në programet respektive, të cilat janë akredituar për vitin akademik 2014-2015”, ka thënë ai.

Beha shpreson të mos ketë probleme teknike, që do të pamundësonin aplikimin e kandidatëve. /Koha Ditore/