16.6 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025
Home Blog Page 7474

Suharekë: Bën vetëvrasje 2 kilometra larg shtëpisë

0

Litari24 vjeçari S.B. nga fshati Bukosh i Suharekës është gjetur të premten i varur në një lis, nga familjarët e tij, të cilët menjëherë kanë informuar policinë.

S.B. është gjetur rreth 2 kilometra larg shtëpisë së tij.

Policia e Suharekës ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk ka dhënë detaje rreth arsyeve të vetëvrasjes.

Viktima është dërguar për autopsi në QKUK në Prishtinë.

Budakova e Suharekës me shkollë të re

0

Budakove-3Fshati Budakovë i Suharekës është bërë me shkollë të re. Ky objekt shkollor ëhstë financuar nga populli austriak dhe Komuna e Suharekës.

Mjetet nga Austria i ka siguruar humanistja austriake Motra Johanna Shëab, e cila nga paslufta ka sjell donacione të shumta në komunën e Suharekës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka falënderuar popullin austriak për ndihmën që kanë dhen për ndërtimin e kësaj shkolle.

“Unë shpresoj që pushteti komunal do të bëjë krejt çka është e mundur që ju ta ndieni vetën sa më mirë dhe të keni kushte të mira për jetesë”, ka thënë Asllanaj.

Në emër të Ministrisë së Arsimit, Azem Guri, tha se ndërtimi i këtij objekti shumë të bukur shkollor do të thotë arritje e rezultateve të mira në arsim.

“E gëzofshi objektin e ri shkollor”, uroi ai. /PrizrenPress.com/

Osamn Hajdari jepë dorëheqje nga funksionet e partisë së Zafir Berishës

0

Osman Hajdari ZBNënkryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Osman Hajdari, ka dhënë dorëheqje nga Asambleja Komunale dhe funksionet e tjera politike. Ai ka vendosë që t’i kthehet profesionit të tij.

Hajdari i ka thënë se nga politika është larguar për arsye personale.

“Kam kuptuar se unë nuk mundem mi dhanë më shumë politikës si kuvendarë I kuvendit komunal të Prizrenit, në kuadër të subjektit politik që përfaqësoj, andaj kam kërkuar që ti kthehem profesionit tim, si shef i zyrës së personelit, por komuna nuk është e obliguar të më kthejë pikërisht aty, por edhe në ndonjë vend tjetër ku nuk me cenohet paga që kam pasur”, ka thënë Hajdari për RTK-në.

Hajdari ka qenë kryetarë i Grupit të Këshilltarëve në Kuvendin e Prizrenit, si dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik të Zafir Berishës.

Ai është kthyer në punë si shërbyes civil në komunë, pozitë të cilën e ka pasur para se të inkuadrohet në politikë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha tha ndërkaq se largimi i Osman Hajdarit nga pozitat e larta të partisë është bërë me marrëveshje.

“Ai ka kërkuar që t’i kthehet profesionit dhe Kryesia e Partisë e ka miratuar kërkesën e tij”, tha Berisha për ‘PrizrenPress”.

Era rrëzon shtyllën elektrike në Hoçë të Vogël të Rahovecit

0

Shtylla elektrikeShiu, bora e era e fortë që ka mbizotëruar në 24 orët e fundit në vend ka shkaktuar dëme në disa pjesë të vendit.

Në Hoçë të Vogël të Komunës së Rahovecit era ka rrëzuar një shtyllë elektrike duke rrezikuar kësisoj jetën e qytetarëve, e duke lënë gjithashtu dëme në rrjetin elektrik.

Fotografitë në portalin Koha.net i ka dërguar shikuesi, Betim Krasniqi.
Ndërkohë, kujtojmë se si pasojë e dëmeve që janë shkaktuar në fabrikën e përpunimit të ujit në Batllavë, shumica e qytetit të Prishtinës është pa ujë, ndërsa kjo pritet të rregullohet rreth orës 20:00.

USSH Parlamentit Studentor të UP-së : Merrni mësim si kontribohet për studentët nga PS i UPz-së

0

usshUnioni i Studentëve Shqiptarë, përmes Kryetarit të saj Albrim Badallaj, në një deklaratë për media iu është drejtuar Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës duke iu sygjeruar të marrin mësim nga Parlamenti Studentor i Universitetit Publik të Prizrenit “ Ukshin Hoti ”, se si punohet atje në favor të studentëve.

“Iu bëj thirrje organizatave udhëheqëse studentore të UP-së që të kthejnë kokën nga Parlamenti Studentor i Upz-së dhe Këshillet nëpër secilin fakultet , se si kontribohet realisht për studentët , nëse vërtet jeni për atë qëllim që thirreni”, thuhet në komunikatën e USSH-së.
“Derisa ju po merreni me ngarkim-shkarkime rektorësh, vizita luksi jashtë shtetit për vete, rritje qmimesh të mbrëmjeve studentore, shuma marramendëse të shpenzuara nëpër fushata parazgjedhore,ndërhyrje në përzgjedhjen e studentëve,futje të parregullt të studentëve nëpër konvikte, e shumë mangësi tjera që i posedoni dhe i trashëgoni, nga ana tjetër ka student të atillë nëpër Universitete Publike në Kosovë që qëllim kyq e kanë “ hakikat “ kontributin dhe favoret drejtpërdrejtë që lidhen me student”.

“Kështu, ende pa u bërë 1 vit pas mbajtjes së zgjedhjeve të para studentore në Upz, udhëheqësia studentore në këtë pishtar të dijes po lulëzon.Premtimet e bëra edhe u realizuan.Vlen të ceken këtu : Lirimi i cmimit të Panove dhe Absolventiadave; Vizita tipike me karakter studimor (jo vetëm të një grupi të caktuar të studentëve siq ndodh në UP , por një sërë grupesh të studentëve); Përfitim nga projektet Tepmus (vlen të përmendet që qdo student brucosh është pajisur me nga një qantë pune, simbolike por subvencionale ); Marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë italiane ITALKOS, ku përveq se janë punësuar dhjetra studentë , me ndërmjetësim të kësaj kompanie pritet që një numëri i madh i studentëve të UPZ-së të punësohen brenda një periudhe shumë të shkurtër; Bashkëpunim i ngushtë me organizata jo-qeveritare dhe rinore ( rasti i bashkëpunimit me KVRL-të) ,Aplikimin e Afateve Shtesë (vlen të cekët afati I Tetorit i cili do mbahet me 3 provime ); Moslejim të degradimit të këtij Universiteti të ri (rasti i fundit ishte ngulshmëria këmb për ardhjen në krye të një rektori me përgaditje akademike dhe plotësim të kriterev ); Kundërshtim dhe arritje sukses paralelisht, kundrejtë parregullsive në përzgjedhjen e studentëve në studimet post-diplomike për master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, e shumë punë tjera të kryera në favor të studentëve konform rregullave e Statutit të Universitetit, për një kohë të shkurtër”.

“Këto arritje nuk janë të fshehura nga studentët dhe nga opinion publik, as nuk i mbajnë të fshehura nëpër sirtare të zyreve të tyre, siq bëni ju, sepse besoj që “arritjet e juaja” po i fshihni nëpër zyret e Parlamentit Studentor për arsye se nuk vërehen asgjëkundi ose janë në gjendje të avullt”.

“.Andaj sinqerisht, ju ftoj që të “ imitoni ” këtë grup studentësh vullnetmirë, sepse nuk është krim kur kopjohet për të mirën e studentëve dhe të vet shtetit tone, duke ua rikujtuar se nuk përdorin metoda të paarritshme, por vetëm kanë vizion përparimtar, aplikojnë zbatueshmërinë e rregullave dhe parimit për të cilin kanë ardhë në krye, për favor dhe vetëm në interes të studentëve duke mos pasur kompromis kundrejt atyre që pandehin dhe angzhohen për të kundërtën, e që janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi”.

“Sinqerisht I pergezoj per punen e bere dhe këto lavdata me fakte që kanë bazë iu drejtohen : Kryetarit të PS të Upz-së – Nehat Gashit , Kryetarëve të Këshillave Studentorë dhe gjithë anëtarëve të udhëheqësisë së studentëve të Upz-së ”. Kënaqësi më të madhe për një studenti nuk ka, kur e sheh se si lulëzon një pishtar i dijes e i arsimit siq është Universiteti – përfundon deklarata e Kryetarit të UNIONIT TË STUDENTËVE SHQIPTARË, Albrim Badallaj.

Kush është Sh. Hallaqi, i dyshuari për sulm ndaj policisë në Prizren?

0

policia e kosoves pk

I dyshuari për sulmin e sotëm në stacionin policor të Prizrenit është person i njohur për organet e rendit.

Gjatë paradites së sotme, policia zbuloi identitetin e të dyshuarit. Bëhet fjalë për Sh. Hallaqin, i lindur në vitin 1981, i cili rreth orës 06:17, kishte hyrë i armatosur me AK-47 në stacionin e policisë dhe duke qenë nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë në mënyrë të pakontrolluar dhe më pas është larguar ne drejtim të panjohur.

KALLXO.com ka mësuar se mbrëmë në orën 23:15 në qendër të Prizrenit, ai e ka dëmtuar një kabinë të postës dhe kjo është arsyeja pse ai është arrestuar nga policia dhe është mbajtur në stacion.

Megjithatë ai qe liruar me urdhër të prokurorit kujdestar në procedurë të rregullt.

Burime të policisë bëjnë të ditur se Sh. Hallaqi deri më tani ka 10 raste të hapura në polici të natyrave të ndryshme.

Në tri prej tyre, ai dyshohet për lëndim të lehtë trupor. Në vitin 2009 ai kishte të hapur një rast për sulm ndaj personit zyrtar dhe një tjetër për vjedhje.

Të gjitha këto lëndë i janë referuar prokurorisë më herët.

Deri më tani policia ka bastisur disa lokacione në kërkim të të dyshuarit dhe gjatë bastisjeve ka gjetur një kallashnikov. Por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për armën me të cilën është sulmuar policia.

Bastisjet janë duke vazhduar edhe në lokacione tjera të dyshuara.

Sulmuesi i Stacionit të Policisë në Prizren, ishte nën ndikim të alkoolit 

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth sulmit të sotëm në stacionin e policisë “Alfa” në Prizren.

Sipas policisë, rreth orës 06:17, personi i dyshuar Sh. Hallaqi nga Prizreni i armatosur me AK-47 dhe duke qenë nën ndikim të alkoolit ka hyrë ne objektin e stacionit policor në Prizren dhe në mënyrë të pakontrolluar ka shtënë me armë dhe më pas është larguar ne drejtim të panjohur.

“Nuk ka persona të lënduar në lidhe me këtë rast ndërsa janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore në ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë ekipet e specializuara, stafi komandues si dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë kryer katër bastisje me qëllim të kapjes së të dyshuarit, i cili është i njohur për policinë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se i dyshuari për sulm në stacionin policor në Prizren ka qenë i arrestuar dy orë para se të ndodhë sulmi, dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Vdiq fotografi i Che Guevara-s dhe Picasso-s

0

Rene Burri-Che GuevaraRene Burri, fotografi legjendar, autor i fotografisë së famshme të Che Guevara-s, vdiq në moshën 81 vjeçare në fillim të kësaj jave. Ai do të kujtohet si një nga fotografët që arriti të përjetësonte pamjet e revolucionarëve dhe artistëve botërorë.

Fotografia e mirënjohur e Che Guevara-s, me kokën e përkulur mbrapa teksa thithë një cigare, ishte realizuar në vitin 1963.

Ndër figurat e njohura që ka fotografuar ishte dhe Pablo Picasso, të cilit Burri i kishte hyrë pa leje në dhomë, e artisti e kishte ftuar të hante me të. Pos ushqimit, fotografi kishte shfrytëzuar rastin të bënte disa prej fotografive më origjinale të Picasso-s, e tëra kjo në vitin 1957.

Burri bëri fotografinë e tij të parë kur ishte vetëm 13 vjeçar, dhe ishte një fotografi e bukur e Winston Churchill-it, duke qëndruar në limuzinën e tij, në vendlindjen e Burri-t, në Cyrih.

Fotografi pati mundësinë të hapte ekspozita në mbarë botën dhe të publikonte libra, përfshirë këtu “Impossible Reminiscences”, koleksion i fotografive me ngjyra. Sipas New York Times, ai gjithashtu realizoi filma dokumentar, përfshirë këtu “The Two Faces of China”.

Ai nuk donte të shihej vetëm si një paparaci, ndërsa mendonte se duhet respektuar privatësia e njerëzve. Këtë e dëshmonte duke rrëfyer sa herë ka pasur rastin të fotografojë Fidel Castro-n në pozita komprometuese, apo aktoren Greta Garbo teksa fshihej rrugëve të Nju Jorkut, por e ka frenuar veten para këtyre rasteve.

“Njërën nga këto ditë, do ta publikoj një libër me të gjitha ato fotografi që nuk i kam bërë. Do të jetë një hit i madh”, ka thënë ai.

Mustafa rikujton pse u krijua koalicioni VLAN

0

Isa Mustafa LDKIsa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së dytë për nga numri i deputetëve në këtë legjislaturë, që ende s’është funksionlizuar, përmes një postimi në rrjetin social Facebooke, ia rikujton opnionit se “Jemi bashkuar me qëllim që të hapim perspektivë për zhvillimin e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor”, duke ua transmetuar kështu mesazhin atyre që flasin për prishje të koalicionit paszgjedhor LDK, Vetëvendosje, AAK e Nisma, se “Çdo projekt mund të realizohet vetëm nga ata që i besojnë dhe besojnë në njëri tjetri”.

“Ne po bëjmë përpjekje që me përgjegjësinë më të madhe të ndërtojmë institucionet demokratike dhe të qëndrueshme të vendit.

Nuk jemi në kohë fushate. Jemi bashkuar me qëllim që të hapim perspektivë për zhvillimin e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor. Nga partnerët tanë presim qasje konstruktive dhe pozitive në rrugën në të cilën jemi nisur.

Çdo projekt mund të realizohet vetëm nga ata që i besojnë dhe besojnë në njëri tjetrin”, ka shkruar Mustafa në FB.

Mehmet Bütüc-it, i hiqet masa e arrestit shtëpiak

0

Mehmet-bytyc1Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosë që t’ia heq masën e arrestit shtëpiak ish-drejtorit për Ekonomi dhe Financa, Mehmet Bütüc.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj konfirmoi për “PrizrenPress”, se Bütüc është i obliguar vetëm të paraqitet në polici.

“Po, i është hequr arresti shtëpiak. Ai tash është i obliguar të paraqitet në polici”,tha Kicaj.

Ish-drejtorit për Ekonomi dhe Financa,Bütüc ditëve të fundit është parë duke shëtitur nëpër qytetin e Prizrenit. Ai deri në vendimin e ri ishte në arrest shtëpiak, pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën.

Ai po ashtu dyshohet se të miturës i ka ofruar para prej 10 deri 20 euro.Bytyc për dy mandate ishte drejtor i Ekonomisë dhe Financave i Qeverisë së kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja. Ai pas arrestimit është suspenduar nga puna, por derimë tash nuk është zëvendësuar nga askush.//PrizrenPress.com/

Filmi i Visar Morinës në garën gjermane të filmit të shkurtër

0

Von Hunden und Tapeten-filmNga 283 filma sa konkurruan, Gjermania ka përzgjedhur vetëm 12 të nominuar si finalistë për çmimin “Deutscher Kurzfilmpreis 2014”, që ndahet për filmat e metrazhit të shkurtër, eksperimental, të animuar dhe dokumentar. Ndër këta filma është edhe ai i regjisorit kosovar, Visar Morina.

“Von Hunden und Tapeten” nga Morina automatikisht përfiton 15 mijë euro, sipas faqes zyrtare të çmimit, ndërsa në rast të fitores, ai do të fitojë 30 mijë euro.

Filmi ka kohëzgjatje prej 30 minutash, ndërsa bën fjalë për një 40 vjeçar i cili viziton prindërit e moshuar, për të përfituar financiarisht nga ta.

Morina, ndërkaq, filloi xhirimet e filmit artistik të metrazhit të gjatë, “Babai”, në maj të këtij viti.