17.5 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 7476

Sahatçiu: Me Florën shihemi vetëm në Kuvend

0

Teuta Sahatciu-ldk14-28Ftesës së Flora Brovinës bërë liderëve për një takim konsultativ me liderët e të gjitha partive parlamentare nuk do t’i përgjigjet LDK’ja.

Në një prononcim për Express, anëtarja e kryesisë së LDK’së Teuta Sahatçiu i ka bërë me dije Brovinës, se nëse dëshiron që të takohet me liderët e partive politike apo edhe me deputetët, atë mund ta bëjë vetëm në Kuvend.

“Nëse Flora Brovina dëshiron të takohet dhe të bisedojë me liderët dhe me të gjithë deputetët e tjerë atëherë le ta thërrasë seancën dhe të diskutojmë në Kuvend, aty ku është vendi për diskutime, e jo nëpër oda ku pihet çaj e kafe”, ka thënë Sahatçiu, për Gazetën Express.

Sipas saj, roli i cili i ka takuar Flora Brovinës vetëm për shkak të moshës është simbolik, kështu që ajo nuk ka të drejtë të thërrasë takime konsultative të cilat mund t’i thërrasë vetëm Kryetari i Kuvendit.

“Roli i saj simbolik, të cilin e ka vetëm për shkak të moshës, nuk i jep të drejtë që të thërrasë takime odash”, ka thënë për Express, Sahatiçiu.

Ajo edhe një herë i ka bërë me dije Brovinës se cila është detyra e saj.

“Roli i saj, është që ta udhëheq seancën konstituive deri te zgjedhja e organeve të Kuvendit”.

Fule: Kuvendi dhe Qeveria duhet të krijohen urgjentisht

0

Fyle5-29Kosova nuk mund t’ia lejojë vetes të qëndrojë duarkryq, humbjet mund të jenë të mëdha.

“Kosova nuk mund t`ia lejojë vetes të qëndrojë duarkryq, humbjet mund të jenë të mëdha. Dështimi që të konstituohet legjislatura e re pa probleme dhe me kohë shënon kthim prapa në reforma. Bllokada paszgjedhore duhet të tejkalohet ndërsa Kuvendi dhe Qeveria duhet të krijohen urgjentisht”, shkruan Štefan Füle, Komisioner për Zgjerim dhe Politika Evropiane të Fqinjësisë i Komisionit Evropian.

Ai ka konfirmuar perspektivën evropiane të Kosovës, duke shkruar se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj evropian dhe se i takon Kosovës që ta nxë mundësinë.

Këto komente Füle i ka bërë në një artikull të publikuar në uebsajtin zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me rastin e publikimit nga Komisioni Evropian të Raportit të Progresit për Kosovën, për vitin 2014.

Më poshtë e gjeni artikullin e plotë në gjuhën shqipe:

Konfirmimi i perspektivës evropiane të Kosovës (08/10/2014)

Štefan Füle

Kur pesë vite më parë iu bashkova Komisionit Evropian për t`u marrë me zgjerimin e BE-së, kush mund ta merrte me mend se Kosova do të përparonte aq shumë në rrugën e saj evropiane që atëherë?

Sa për fillim, një gurthemel i rëndësishëm në marrëdhënien tonë zuri vend korrikun e shkuar: Kosova inicializoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit – apo MSA-në shkurt – me Bashkimin Evropian. Nuk është vetëm formalitet. Kjo marrëveshje e parë kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës do të përcaktojë të drejtat dhe obligimet e dyanshme në fushat e rëndësishme si tregtia, legjislacioni, bashkëpunimi social, arsimi dhe trajnimi. MSA-ja vulos përkushtimin e Kosovës për sundim të ligjit dhe mbështet zhvillimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Rrit kapacitet e tyre për të ofruar shërbimet që qytetarët presin dhe meritojnë. Mbështet ndërtimin e Kosovës si një shtëpi e përbashkët ku të gjitha komunitetet mund të zhvillohen e përparojnë. Kur të përmbyllet, MSA-ja do t`u sigurojë kompanive kosovare qasje në tregun e brendshëm të BE-së me mbi 500 milionë konsumatorë dhe t`ua mundësojë atyre që të ofrojnë shërbime anëmbanë BE-së si dhe të konkurrojnë për kontrata publike. Do t`ua mundësojë qytetarëve të Kosovës që të përfitojnë nga standardet e BE-së për cilësi dhe siguri për lloj lloj produktesh.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja vazhdon që ta ndihmojë Kosovën që të normalizojë marrëdhëniet e saja me Serbinë. Efektet e saja pozitive shkojnë përtej interesave të Prishtinës dhe Beogradit. Kosova iu bashkua Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në dhjetor të vitit 2012, e vitin që pasoi, 2013, edhe Bankës Evropiane për Investim – institucione këto kyçe ndërkombëtare për zhvillimin e Kosovës. Dialogu ia mundësoi Kosovës që të marrë përsipër plotësisht rolin e saj në forumet rajonale. Në shkurt të vitit 2013, Kosova iu bashkua Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal si anëtare e plotë. Në nëntor të vitit 2013, Shkolla Rajonale e Administratës Publike e pranoi Kosovën si anëtare dhe në qershor të vitit 2014, Kosova u bë anëtare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – që ia mundëson asaj të marrë pjesë në takime të të gjitha niveleve dhe në kushte të barabarta. Po në atë muaj, Kosova iu bashkua Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës.

Kosova ka shënuar progress të mirë edhe në përpjekjet e saja për të siguruar heqjen e barrierave të vizave Schengen për qytetarët e saj në të ardhmen. Kosova është pajtuar që të themelojë një gjykatë speciale që do të adresojë çështjet e ndjeshme të personave të zhdukur dhe akuzat që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës i janarit 2011, ndërsa 2014-ta e gjeti Kosovën me përgjegjësi të reja që iu transferuan nga misioni i BE-së për sundim të ligjit – EULEX.

Këto arritje duhet ta motivojnë qeverinë e re që të marrë përsipër sfidat e mbetura. Kosova nuk mund t`ia lejojë vetes të qëndrojë duarkryq, humbjet mund të jenë të mëdha. Dështimi që të konstituohet legjislatura e re pa probleme dhe me kohë shënon kthim prapa në reforma. Bllokada paszgjedhore duhet të tejkalohet ndërsa Kuvendi dhe Qeveria duhet të krijohen urgjentisht. Qeveria e re duhet të udhëheq perspektivën evropiane të Kosovës dhe të ndërmarrë reformat e nevojshme, duke filluar nga reformat gjithëpërfshirëse të administratës publike dhe ato zgjedhore e deri te ristrukturimi ekonomik. Ajo duhet të japë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të mundësojë krijimin e menjëhershëm të gjykatës speciale. Po ashtu duhet të vazhdojë përmirësimin e pavarësisë së gjykatave dhe atë të mediave dhe të përforcojë të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale. Dhe së fundi, duhet të luajë rol aktiv dhe konstruktiv në rajon, të dëshmojë përkushtimin e saj për procesin e normalizimit me Serbinë.

Puna në këto fusha do të kërkojë guxim dhe përkushtim politik. Shpërblimi është një jetë më e mirë për qytetarët e Kosovës. Në kuptimin financiar, Komisioni i ka ndarë 645 milionë euro grante për Kosovën për vitet 2014-2020 përmes alokimeve individuale të IPA-s për vendet e rajonit. Fonde shtesë Kosova do të përfitojë nga alokimet e IPA-s për projekte rajonale dhe ndërkufitare dhe programet bilaterale të shteteve anëtare të BE-së.

BE-ja do ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj evropian; i takon Kosovës që ta nxë mundësinë.

Štefan Füle është Komisioner për Zgjerim dhe Politika Evropiane të Fqinjësisë i Komisionit Evropian. Ky artikull publikohet me rastin e publikimit nga Komisioni Evropian të Raportit të Progresit për Kosovën, më 8 tetor 2014.

Vetura godet një të mitur në Sllapuzhan të Suharekës

0

Aksident shiritatNjë i mitur është goditur me veturë në fshati Sllapuzhan të Suharekës.Policia e Kosovës njofton se viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari derisa drejtonte veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin (i mitur) duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Limaj refuzon ftesën e Brovinës

0

Fatmir Limaj 230As Fatmir Limaj nuk do të marrë pjesë në takimi e thirrur nga kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, në një prononcim për Gazetën Express.

Ai është përgjigjur shkurtë duke thënë se Limaj nuk do të marrë pjesë, ndërsa është rezervuar të flasë në emër të Bllokut.

Djaloshi nga Kosova i cili u rrit për t’u bërë një sulmues vetëvrasës

0

Blerim HetaNë Kosovë ka familje që janë besimtarë myslimanë nga ana kulturore, por rrallë ka besimtarë të devotshëm. Por kjo, kohët e fundit ka ndryshuar.

Disa të rinj janë radikalizuar. Deri në 200 prej tyre mendohet se tashmë janë duke luftuar në Siri i dhe Irak duke i shkaktuar dhimbje shpirtërore, sidomos atyre që i lanë në Kosovë, shpjegon në një rrëfim BBC, transmeton Telegrafi.

“Në këto fotografi është një djalosh i vogël, sytë e tij shfaqin ‘pafajësi’”.Blerim Heta-i vogel

Arieta shikon fotografitë e vëllait të saj të vogël, Blerim Heta. Një gjë të tillë thuajse e bënë çdo ditë – dhe gjithsesi se qanë.

“Vëllai im kishte një jetë të mrekullueshme – kishte para. Nuk kishte Mercedes por kishte një Opel ama ishim një familje e lumtur. Dhe unë nuk mund të kuptoj pse ai e bëri atë”, thotë ajo.

Blerimi ishte vetëm 24 vjeç kur u largua nga Kosova, më 7 gusht të vitit 2013, pa treguar asgjë.

Dy ditë më vonë, Arieta morri një mesazh në telefonin e saj – ai thoshte se tanimë ishte në Turqi. Ajo nuk u shqetësua, sepse mendonte që sikur herë të tjera, si mysliman i devotshëm që ishte i vëllai, edhe kësaj radhe kishte shkuar të dëgjojnë ligjëratat e ndonjë hoxhe të mirë.

Por pas dy ditësh, ajo provoi sërish në numrin e tij derisa iu shfaq një mesazh krejt tjetër nga ai i Turqisë.

Në ekranin e telefonit u shfaq një mesazh “Mirë se erdhët në Siri”.

Kur Arieta po bisedonte në Skype me Blerimin, ai mohonte se ishte në Siri – insistonte se ishte në Turqi, duke mësuar gjuhën arabe dhe duke kërkuar një femër që mbante hijabin-mbulesën.

Arieta dëshironte tu besonte fjalëve të tij, por këtë “dyshim” e plotësoi fakti kur nëna e saj gjeti një kartolinë në dhomën e djalit të saj.

“Ishte një kartolinë lamtumire. Kishte shkuar në një udhëtim dhe se nuk do të kthehet”, thotë Arieta.

Ashtu si shumë kosovarë, familja e saj identifikohet kulturalisht si myslimane, por nuk ishte fetare.

Pastaj Blerimi kishte filluar të shkoj rregullisht në xhami. Ai filloi të udhëtonte për në Maqedoni përtej kufirit, dhe në xhamitë në qytete të tjera të Kosovës.

Në tre muajt e tij të fundit në Kosovë, Blerim Heta kishte ndryshuar. Ai e kishte rritur mjekrën. Ai kishte veshur pantallonat e tij të shkurta…. Pastaj ishte zhdukur.Blerim Heta

Përfundimisht, ditë më vonë në Skype, Blerim Heta ia pranoi motrës së tij se ai kishte shkuar në Siri.

“Ai më tha se është duke luftuar për fenë e tij dhe se donte të vdiste për Allahun, dhe se do të ishte një kënaqësi e madhe për të. Fillova të qajë dhe të bërtas duke i thënë: çfarë lloj të fesë keni ju që vrisni njerëz, vrisni vetveten. Ai më tha se nëse vazhdojë t’i flasë njëjtë, kurrë nuk do të më thërrasë më”, tregon Arieta.

Arieta nuk u tregoi familjarëve se Blerimi ishte në Siri – nuk deshi t’i alarmojë ata dhe besonte se ai do të kthehej në shtëpi.

Më 24 mars të këtij viti, Blerimi kishte telefonuar familjen e tij në Kosovë.

“E pyeta – a po vjen në shtëpi, nëna dëshiron të shoh ty dhe ajo është shumë e trishtuar”, kujton Arieta.

“Ai më tha: Ju nuk e dini se çfarë jeni duke bërë, o njerëz. Vetëm Islami është gjëja e drejtë. ‘Ai u përgjigj: “Ndoshta sot ose nesër unë do të takoj All-llahun”. Pastaj ai foli me nënën time dhe i tha: “Nënë, më fal… më fal për gjithë çfarë kam bërë?”.

Më 25 mars, vëllai i Arietës vrau veten dhe 52 irakianë në një sulm vetëvrasës.

Arieta “lufton” për të kuptuar se si dhe pse vëllai i saj ndryshoi.

“Kur ai ishte në Kosovë, tha se vetëvrasësit me bomba, ata nuk janë myslimanë. Por kur kam biseduar me atë pasi shkoi në Siri, dhe e pyeta: “A është mirë të vrarësh njerëz?”Ai tha, “Në qoftë se ata nuk janë myslimanë, po”.

Prizreni kampion i martesave

0

martesaKush thotë që bashkëjetesa është forma më e mirë për të krijuar familje gabohet. Numri i atyre të cilët zgjedhin që të bashkëjetojnë në Kosovë është mjaft i madh, por çdo ditë e më shumë çiftet po vendosin që martesën e tyre ta kurorëzojnë edhe nëpërmjet ofiqarëve.

Kjo për faktin se gjatë dhjetë viteve të fundit është shtuar dukshëm interesimi i qytetarëve që martesën e tyre ta kurorëzojnë në ofiqari.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Republikës së Kosovës, Prizreni është qyteti i cili më së shumti ka zyrtarizuar martesat e çifteve. Kjo pasi që në këtë qytet për gjashtë vjet (2005-2012) kanë ndodhur 1 720 kurorëzime. Prizreni lë pas qytetet si Prishtinën, Gjakovën, Mitrovicën, Vushtrrinë, të cilat kanë koeficientin e martesave mbi gjashtë për qind në nivel vendi. Ndërkaq në qytetet e tjera të banuara me shumicë serbe si Leposaviq, Zubin Potok e Zveqan, sipas Agjencisë Statistikore të Kosovës, gjatë vitit 2012 ka pasur vetëm një martesë të kurorëzuar në ofiqari.

Muajt gusht dhe korrik, janë muajt kur në Kosovë bëhen më shumë dasma se gjatë sezonave tjera. Po ashtu gjatë këtyre dy muajve edhe kurorëzimet janë më të theksuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Entit të Statistikave, por edhe pamjet nga vendet ku ka shumë mërgimtarë. Përveç kësaj, ahengjet familjare i vërtetojnë edhe restorantet që organizojnë dasma. E në mbarë territorin e Kosovës që nga viti 2005 e deri në vitin 2012 janë bërë mbi njëzet mijë kurorëzime./Tribuna

Pikturat e Winston Churchill i dhurohen qeverisë britanike

0

Piktura Winston ChurchillIsh-kryeministri britanik, Winston Churchill, përpos arritjeve në fushën politike, ka qenë i njohur për pikturat që i realizonte gjatë kohës së lirë, për të cilat ka shkruar edhe në librat biografik. Tani, pas vdekjes së bijës së tij më të vogël, pikturat e Churchill do t’i dhurohen shtetit.

Bëhet fjalë për 38 piktura, janë cilësuar nga historianët e artit si thesar kombëtar me rëndësi të madhe historike dhe artistike, që paraqesin një anë të fshehur të Churchill, përfshirë këtu jetën intime familjare, dashurinë për kopshtet dhe pushimet në Francë.

Churchill filloi të pikturonte sa ishte 40 vjeçar, pa ndonjë edukim formal në këtë fushë. Pikturat e tij i dhurohen shtetit në shkëmbim të taksës së trashëgimisë, ndërsa ende nuk dihet se a do ta pranojë qeveria këtë marrëveshje.

Sipas BBC, ish-kryeministri ka pikturuar mbi 500 piktura, të cilat sot i gjejmë nëpër muze dhe koleksione private nëpër botë.

VLAN në konsultime për ftesën e Brovinës

0

Avni Arifi-aakLiderët e Bllokut VLAN janë mbledhur në takim për të diskutuar mundësinë nëse do t’i përgjigjen pozitivisht apo jo thirrjes së kryesueses Flora Brovina për takim në orën 12:00.

Avni Arifi, këshilltari i liderit të AAK-së i ka deklaruar gazetës “Botapress” se janë në konsultime ndërpartiake për të marrë një vendim sa i përket ftesës së znj. Brovina.

Një ditë më parë kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj kishte deklaruar se Blloku nuk do t’i përgjigjet thirrjes së znj. Brovina për takimin e thirrur nga ajo.

Adem Grabovci ngul këmbë: I kemi numrat!!!

0

Adem Grabovci-pdk14Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në një intervistë të shkurtër dhënë për Gazetën Blic është përgjigjur në atë se a e ka pritur PDK që katër muaj pas zgjedhjeve të mos e ketë asnjë partner për bashkëqeverisje, si të dilet nga situata aktuale politike dhe si do t’i bëjë PDK numrat.

Grabovci ka thënë se PDK nuk e kishte pritur, madje as nuk e kishte menduar që edhe katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve edhe pse do të dalë partia e parë të mos ketë asnjë partner për bashkëqeverisje.

“Askush nuk e ka pritur sjelljen e tillë të atyre partive politike, të cilët jo vetëm që e kanë bllokuar veten, por e kanë bllokuar edhe vendin. Ata (VLAN) që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk e duan as shtetin”, ka thënë Grabovci.

Grabovci, megjithatë e ka edhe formulën se si të dilet nga kjo krizë politike në të cilën ndodhet vendi.
Sipas tij, e vetmja mundësi që vendi të dalë nga kriza politike është respektimi i Kushtetutës, i ligjeve dhe i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse nuk i respektojmë këto, atëherë nuk po duam shtet”, thotë Grabovci, duke e akuzuar Bllokun VLAN, që nuk po e bën një gjë të tillë.

Ish-shefi i deputetëve të PDK-së në legjislaturën e kaluar, i cili u bë i “famshëm” me deklaratën e tij se PDK i ka numrat, gjë që u demantua në seancën e fundit konstituive ku kandidati për kryetar Arsim Bajrami, nuk arriti që të marrë më shumë se 44 vota, ende thotë se kjo parti i ka numrat. Por, ai nuk tregon se si.

“Ne i kemi numrat. PDK është për një qeverisje stabile dhe të qëndrueshme, të cilën e presin vendime shumë të mëdha”, ka thënë Adem Grabovci. /Gazeta Blic/

Lirohet i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

0

Enver Zymberi-arkivoliNjëri nga të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberi që ka ndodhur në vitin 2011, Radomir Kasalloviq, pas dorëzimit të tij të martën dhe intervistimit nga EULEX-i, është liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë për media avokati i tij, Lubomir Pantoviq.
Sipas tij, Kasalloviq është intervistuar të martën nga hetuesit e EULEX-it në jug të Mitrovicës dhe pastaj është liruar dhe do të mbrohet në liri.

Ndryshe, në lidhje mevrasjen e Enver Zymberit dyshohen gjithsej gjashtë serbë të veriut për të cilët ekziston fletarrest ndërkombëtar.