17.5 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 7481

Diplomati rus: Serbia ta marrë veriun, Kosova Luginën

0

Andrey Y. ShugurovDiplomati rus në Prishtinë, Andrey Y. Shugurov, është i bindur se minoritetet nuk kanë të ardhme në Kosovë, prandaj, siç thotë ai, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte opsioni më i arsyeshëm për të dyja palët.

Sipas tij, përfshirja e komunave veriore në kuadër të Kosovës në vitin 1959 ka qenë artificiale, kështu që situata duhet të kthehet në mesin e shekullit të kaluar, kur Lugina e Preshevës ishte Kosovë, e pjesa veriore Serbi.

“Mendoj se ky do të ishte opsioni më i arsyeshëm. Por, po e përsëris ky është mendimi im personal që është krijuar pas pesë viteve që po qëndroj këtu në Kosovë”, thotë për gazetën “Zëri” Shugurov, udhëheqës i Zyrës ruse në Prishtinë, e cila funksionon në kuadër të Ambasadës Ruse në Beograd…/zëri/

Presidentja duhet të shkojë në Beograd

0

Adem DemaciKryetari i Komisionit Trilateral, Jean-Claude Tricet, e ka ftuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, të marrë pjesë në forumin e këtij komisioni, i cili do të mbahet në Beograd nga 31 tetor deri më 2 nëntor. Presidenca ka konfirmuar marrjen e ftesës, por nuk ka treguar nëse shefja e shteti do të marrë pjesë në këtë forum, ku do të diskutohet për shtetet kandidate të Ballkanit Perëndimor dhe rruga e integrimit të tyre në BE.
Këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, ka thënë për “Epokën e re” se vendimi për pjesëmarrjen ose jo të presidentes në këtë forum do të publikohet me kohë. “Presidentja zyrtarisht ka marrë ftesën për këtë forum, ndërsa çështjet e tjera janë në diskutim e sipër. Për çdo gjë do të informohemi me kohë”, ka deklaruar Vllahiu.

Ndërsa simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, ka deklaruar për “Epokën e re” se presidentja e Kosovës duhet të shkojë në këtë takim dhe duhet të thotë fjalë të forta. “Presidentes nuk i bie copa të shkojë në Beograd, vetëm se duhet ta dijë se çka po flet me ta atje. Ne luftën e kemi mbaruar me ta. Nuk është problemi për t’u takuar ose për të mos u takuar, por duhet të dimë se çka të kërkojmë prej tyre dhe çka po kërkojnë ata. Ne i kemi ata fqinjë të parë dhe nuk ke ku i çon. Pra, nuk ke qare pa u takuar me ta”, ka deklaruar Demaçi.

Ai ka bërë me dije se presidentja Jahjaga në Beograd duhet të kërkojë nga Serbia zbatimin e marrëveshje të arritura në Bruksel. “Presidentja duhet të kërkojë atje që ato marrëveshje që i kemi nënshkruar në Bruksel më 19 prill të vitit 2013 t’i zbatojë, sepse Serbia deri më tani asnjë prej tyre nuk i ka realizuar. Kështu që, nuk ka kuptim t’i vazhdojmë bisedimet me Serbinë dhe kjo asnjë marrëveshje të mos zbatojë. Meqë bashkësia ndërkombëtare po insiston që këto dy shtete të afrohen, atëherë presidentja le të kërkojë prej Serbisë t’i zbatojë të gjitha ato marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani, si dhe të kërkojë që Serbia të mos japë deklarata se nuk do ta pranojë Kosovën kurrë shtet. Pra, presidentja duhet të flasë fjalë të forta e të mos tutet”, është shprehur Demaçi.

Sipas tij, shefja e shtetit duhet të deklarohet edhe në Beograd se Republika e Kosovës është për fqinjësi të mirë, por këtë duhet ta dëshmojë edhe Serbia. “Presidentja atje duhet të tregojë se Kosova është për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet që ka përreth. Por, fatkeqësisht, Serbia nuk po dëshiron fqinjësi të mirë me neve. Serbia çdoherë po e shfrytëzon rastin, duke thënë se nuk e ka as mendjen ta pranojë Kosovën si shtet. Serbia, gjithashtu, po bën presion te shtetet e ndryshme të botës nëpërmjet shantazheve të ndryshme të mos e njohin Kosovën si shtet”, ka deklaruar Demaçi, duke shtuar se Serbia para vendeve anëtare të BE-së po deklarohet se është e gatshme për t’u integruar në BE, në anën tjetër nuk po ndërmerr hapa që e dërgojnë në atë drejtim.
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka deklaruar se Serbia pa kërkim falje, pa pajtim me Kosovën dhe pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së.

Gjithashtu, ai ka thënë se presidentja duhet t’i përmendë në Serbi të drejtat që Kosova ua ka garantuar serbëve brenda terrorit të saj. “Ne ua kemi dhënë serbëve të Kosovës që janë 5 apo 6 për qind të drejtat sikur të ishin ata 30 për qind. Askush në botë nuk ua jep këto të drejta. Zakonisht minoriteve u jepen ato të drejta lokale që u takojnë. Ndërsa ne gjuhën serbe e kemi bërë gjuhë shtetërore, sikurse gjuhën shqipe.

Këtë veç shqiptarët e kanë bërë. Pra, presidentja e Kosovës duhet t’ua numërojë këto të drejta që ne ua kemi dhënë serbëve dhe të tregojë se këtë askush deri tash nuk e ka bërë”, ka vlerësuar Demaçi. Në këtë kontekst, ai ka thënë se edhe presidentja dhe gjithë përfaqësuesit e tjerë duhet të kërkojnë që shqiptarëve të Luginës së Preshevës t’u njihen të gjitha të drejtat që Kosova ua ka njohur serbëve që jetojnë brenda territorit të saj.

“Presidentja duhet t’ua tërheqë vërejtjen Evropës dhe Serbisë, se ato të drejta që po ua njohim ne vullnetarisht dhe me dëshirë serbëve këtu, duhet që edhe Serbia t’ua njohë edhe shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kjo është drejtësia e Zotit dhe demokracia të cilën Evropa duhet ta përkrahë. Kurse vëllezërit tanë atje të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë apo të tretë, e ne këtu t’ua japim krejt ato që po i kërkojnë serbët”, ka thënë Demaçi

Në UP, viti i ri akademik nis pa u mbyllur procedurat e afatit të dytë

0

Provimi-pranus-per studentUniversiteti i Prishtinës nis vitin e ri akademik 2014/2015, edhe pse ende nuk kanë përfunduar procedurat e afatit të dytë për pranimin e afro 3 mijë e 200 studentëve të rinj, për të cilët ka ende vende të lira në UP.

Në fakt, dita e parë e fillimit të vitit të ri akademik në UP, është njëkohësisht edhe dita e fundit e afatit të dytë për regjistrimin e studentëve në këtë Universitet.

E provimi pranues është planifikuar të mbahet ditën e enjte, më 9 tetor, kurse rezultatet do të shpallen pas një jave.

Të gjitha këto i ka konfirmuar për “Kohën Ditore” Adem Beha, këshilltar i rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu.

Sipas kësaj, rezulton se studentët e rinj do t’i nisin studimet me së paku dy javë vonesë, nëse pranimi i tyre zyrtarizohet para se të nisë dhe përfundojë afati i ankimimit nga ata që mund të ndahen të pakënaqur me rezultatet e pranimit. /koha/

Të gjithë kanë rënë në provim

0

Rexhep QosjaNë këtë krizë politike pothuajse të gjithë zyrtarët partiakë e pushtetarë në Kosovë kanë rënë në provim dhe, cili më pak, cili më shumë e cili krejtësisht janë komprometuar politikisht, kështu thotë akademik Rexhep Qosja.

Në një intervistë dhënë për “Gazeta Shqiptare”, të cilën e boton edhe “Epoka e re”, Qosja ka thënë se krizën politike e shkaktoi grupi, tani i quajtur blloku, i përbërë prej Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, kryetarit e sekretarit të Nismës, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

“Ata në të vërtetë para se të mbyllej procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 8 qershorit, bënë një puç të tipit afrikan: u turrën të bëjnë qeverinë sepse, thanë: bashkërisht, me aleancën që krijuam pas zgjedhjeve, kemi shumicën! Këtij grupi puçist iu bashkua edhe kush nuk pritej se do t’i bashkohej: Vetëvendosja. Puçi i tyre i nxitur nga pasioni për pushtet vetjak nxiti pasionin vetëmbrojtës të Partisë Demokratike. Dhe, kështu pasionet instiktive pushtetore dhe etjet pasurore me lakmitë privilegjuese të këtyre puçistëve dhe kundërpuçistëve vazhdojnë që tre muaj e tri javë. Dhe, kështu, me pasionet e tyre tragjikomike e cenuan keqas e pafalshëm konceptin e Kosovës shtet!”, ka thënë Qosja.

Sipas Qosjes, kriza e ka dëmtuar dhe vazhdon ta dëmtojë fort Kosovën dhe t’i dëmtojë mentalitetin dhe kulturën politike shqiptare në sytë e të tjerëve në Evropë e në botë në përgjithësi. “Çfarë njerëzish të politikës janë ata që as për tre muaj e tri javë nuk mund të merren vesh për formimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë? Çka në të vërtetë duan ata? Çka në të vërtetë nuk duan ata?”, ka deklaruar Qosja.

Ai ka vlerësuar se të gjithë zyrtarët partiakë e pushtetarë kanë rënë nga provimi dhe janë komprometuar politikisht duke menduar për pushtetin e jo për shtetin. “Dhe, kështu, në këtë krizë politike, pothuajse të gjithë zyrtarët partiakë e pushtetarë në Kosovë kanë rënë në provim dhe, cili më pak, cili më shumë e cili krejtësisht janë komprometuar politikisht. Ata treguan se mendojnë vetëm për pushtetin e vet, për leverditë e veta e jo për qeverisjen demokratike, për interesat e Kosovës”, ka theksuar Qosja.

Sipas tij, humbës politikë janë kryetarët e partive të dala nga UÇK-ja dhe Vetëvendosja, kurse fitues është kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Heronjtë e luftës çlirimtare pranojnë të ecin pas rrogëtarit të dikurshëm të kasapit të Ballkanit dhe pastruesit etnik të shqiptarëve-të ecin, të rreshtohen pas tij e të bëjnë politikën e tij! Përmbysje tepër dëshpëruese! Në këtë moçal politik, në të cilin luftëtarët Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi e lanë dhe e shpërlanë Isa Mustafën, pas tre muajsh u zhyt edhe Albin Kurti! Ky djalosh i zgjuar, që lexon, që mendon drejt për shumë çështje, hoqi dorë prej të gjitha atyre fjalëve që kishte shqiptuar për të kaluarën antikombëtare politike rrahmanmoriniane dhe millosheviqiane të Isa Mustafës dhe për, si thoshte, përfitimet e llojllojshme materiale të Ramush Haradinajt, të Fatmir Limajt e të partizanëve të tyre në Kosovën e privatizuar dhe me sapun venus filloi t’i lajë e t’i shpërlajë të përzgjedhurit e tij, në të vërtetë përdoruesit e tij të udhëhequr prej Isa Mustafës! Për disa poste administrative të vetes e të bashkëpunëtorëve të vet Albin Kurti i ktheu në hiçgjë politikën dhe etikën me të cilat Vetëvendosja ishte bërë zë i ri dhe shpresëdhënës në Kosovë”, është shprehur Qosja, duke shtuar se në këtë moçal politik ka rënë edhe Hashim Thaçi. Në këtë kontekst, ai ka thënë se presidentja Jahjaga nuk ka bërë asgjë karshi krizës politike. “E si të bëjë? Identiteti i saj më shumë se në prestigjin e paqenë politik mbështetet në kostumet e saj luksoze!”, ka theksuar Qosja.

Ai ka thënë se të drejtën që të krijojë qeverinë e ka Partia Demokratike, sepse ajo i fitoi zgjedhjet. Qosja ka deklaruar se pas gjithë kësaj tollovie politike, pa urtësi politike, Hashim Thaçit i mbetet të mendojë e t’i nxjerrë konkluzionet: nga e gjithë kjo revoltë ndaj tij, revoltë e partive politike, revoltë e intelektualëve dhe çerekintelektualëve, e organizatave joqeveritare, e disa medieve, e një numri të dukshëm të ish-luftëtarëve!

Qosja ka folur edhe për arrestimet e imamëve, duke thënë se është kundër shkuarjes së shqiptarëve në luftërat e të ashtuquajturit ISIS në Irak, Siri apo kudo tjetër në Lindje të Mesme. “E dënoj shkuarjen dhe përkrahjen në çfarëdo mënyre të pjesëmarrjes së shqiptarëve në terrorizmin e ISIS-it, por nuk e pranoj as Zyrën, në të vërtetë Qendrën që ka hapur Dom Lush Gjergji për konvertimin e shqiptarëve të besimit mysliman në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Qosja.

VV për shkëputje të thellë nga formati aktual i bisedimeve me Serbinë

0

GlaukKonjufcaPjesëmarrja e mundshme e Atifete Jahjagës në konferencën rajonale në Beograd nuk e ka ekzaltuar Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo pasi presidentja, sipas Glauk Konjufcës, nuk ka pasur qëndrim të duhur si e para e Kosovës ndaj Serbisë.

Duke folur në “Info Magazine” te Klan Kosova, Konjufca tha se Beogradi, duke pas parasysh qasjen e tillë të Jahjagës, nuk e pati zor të pajtohet me hyrjen e saj në Serbi.

Duke komentuar raportet me Serbinë, Konjufca tha se Vetëvendosje, në rast se e drejton dialogun, do të bëjë një shkëputje të thellë nga formati aktual.

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes tha se ky subjekt politik do ta bazojë dialogun në një reciprocitet të plotë mes palëve./Klan Kosova/

A mund të zgjidhet ngërçi, me dorëheqjen e Jahjagës?!

0

Jahjaga14-23Presidentja e shtetit nesër do t`i pres në tavolinën e saj propozimet e liderëve të partive politike, ku përmes këtyre propozimeve synohet dalja nga bllokimi i situatës aktuale politike në Kosovë, mëson RTK nga burime të saj.

Por, cilat janë zgjidhjet të cilat mund të çojnë në zhbllokimin e situatës në vend?

Analisti Naim Rashiti thotë për RTK-në se Jahjaga ka vetëm një zgjidhje. Ajo, sipas tij, është takimi i përbashkët i të gjitha partive politike dhe që kryesuesja Flora Brovina ta thërras seancën e Kuvendit ku do të ketë debat të hapur.

Por, në rast të dështimit të ndonjë marrëveshjeje, a mundet Jahjaga ta dërgojë vendin në zgjedhje?

“Presidentja mund të dërgojë vendin në zgjedhje, pa pyetur partitë politike”, thotë Rashiti.

Ndërsa, analisti Shpend Kursani thotë se ka disa zgjidhje që mund të bëhen për të dalë nga kriza aktuale politike.

“Ose të gjendet një zgjidhje jashtë Kushtetutës dhe atyre neneve ku Kushtetuta është e padrejtë, ose zgjidhja tjetër mund të bëhet duke u tërhequr njëra palë: ose PDK-ja ose Blloku. Por, këta s’po lëshojnë pe”, thotë ai.

Kursani daljen nga ky bllokim aktual e sheh edhe përmes dorëheqjes së presidentes Atifete Jahjaga.

“Nëse presidentja sheh që liderët nuk mendojnë për shtetin po për pushtetin, atëherë ajo mund të veprojë si një shtetase: duke mos menduar për pushtetin, të japë vetë dorëheqje e t`ia ja lëshojë këtë post Isa Mustafës; të zgjidhet kryeparlamentari i PDK-së; e pastaj një kostelacion qeveritar t’ia gjejë një pozitë asaj. Natyrisht, këto kalkulime politike nuk i sugjeroj. Por, nëse presidentja dëshiron zgjidhje, atëherë si një shtetase edhe në bazë të Kushtetutës mund të japë dorëheqje”, tha Kursani.

Auditori gjen shumë shkelje në Zyrën e Kryeministrit

0

Zyra kryeministritZyra e kryeministrit të Kosovës nuk i ka shpëtuar llupës së Auditorit i cili ka gjetur shumë shkelje. Ky institucion ka konstatuar se kjo Zyrë ka një varg mangësish si në shpenzim të buxhetit, përmbyllje të kontratave dhe shpenzime në vetura, mosmarrje të masave nga rekomandimet e 2012-ës e të tjera, raporton KTV.

Përkundër dizajnimit të mirë të sistemit për kontrollin e brendshëm, ai nuk është zbatuar në mënyrën e duhur. ZKM, që njihet për ndarje të subvencioneve të ndryshme me mënyrën aktuale të menaxhimit nuk është duke ofruar siguri nëse ato po shfrytëzohen për qëllimet e dedikuara.

Më gjerësisht shikojeni storien e përgatitur nga ekipi i KTV-së.

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

0

aksident ne autostradEdhe një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila po kryen hetimet e nevojshme.

Sipas burimeve të Gazetës Express, deri më tani nuk është shënuar asnjë viktimë.

Zgjedhjet do ta shpëtojnë Kosovën nga diktatura

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha i cili në zgjedhjet e fundit bëri koalicion me Nismën për Kosovën, tha se zgjedhjet e reja mund ta shpëtojnë Kosovën nga regjimi diktatorial i Hashim Thaçit.

Edhe pse, siç tha Berisha në një intervistë për “Zëri”, zgjedhjet nuk janë të domosdoshme pasi që Blloku LAN me Vetëvendosja i ka numrat për t’i bërë institucionet, ai thotë se të gjithë janë bashkuar kundër PDK-së.

Në seancën e 9 tetorit, siç tha “Zafa”i cili është deputetë i Kuvendit të Kosovë, duhet të votohet Isa Mustafa për kryetar të Kuvendit, ndërsa përjashtoi çdo mundësi që në iniciativën e presidentës Jahjaga, Blloku të ulët së bashku me PDK-në për ta tejkaluar ngërçin.

Ndërkaq, përgjegjësinë për ngërçin politik ia atribuon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enever Hasanit

Zëri: Si vlerësoni situatën politike pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese?

Berisha: Ngërçi politik është si rezultat i vendimit të paarsyeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Organi i cili është i thirrur që mos ta lejoj vendin të shkojë në bllokadë institucionale, kjo e ka bërë të kundërtën duke e futur në gërç më vendimin e saj.

Rrejdhat logjike të zhvillimit politik në një vend duhet të kenë rrugëdalje, ndërsa vendimi i Kushtetueses ka qenë i atij lloji që nuk ka lënë hapsirë për të dalë nga situata tashmë e komplikuar.

Zëri: Nga kjo që po e thuani cila është rrugëdalja nga ky ngërç?

Berisha: Për mendimin tim Blloku duhet ta votoj Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit. Me këtë rast nuk duhet të jemi peng i deklaratave politike të Enver Hasanit dhe vendimit të tij. Prandaj duhet të thirremi Kushtetë ku deputeti i Kuvendit të Kosovës është i pavarur dhe i pandikuar në vendimmarrje. Përndryshe, nëse Gjykata do të ngulte këmbë që vetëm PDK-ja, pra PDK-ja duhet të marrë përgjegjësi edhe juridike për situatën e rënd politike që e ka shkaktuar në vend.

Zëri: Gjykata Kushtetuese i ka dhënë PDK-së të drejtën për kryetarin e Kuvendit, e nëse Blloku do të votonte Isa Mustafën për kryetar kuvendi në seancën e të enjtes, atëherë do ta përsëriste gabimin e bërë me 17 korrik?

Berisha: Është e vertet që Gjykata i ka dhënë të drejtë PDK-së për kryetar të Kuvendit, rrjedhimisht PDK është e pafuqishme për ta pasur kryetarin sepse nuk i ka votat. Ashtu siç thash më lartë nëse në Kushtetutë deputeti është i pavarur në vendime dhe i pandikuar për të votuar, atëherë konform pikës 127 të vendimit të Gjykatës duhet të veprojë Blloku. Edhepse deklaratat që i ka dhënë Enver Hasani në Vjënë dhe me qëndrimet e tij publike, janë simptoma që vendin do ta qoj drejtë një diktature dhe një polititike të mbrapsht. Unë nuk e di në një vend demokratik ku shumica parlamentare nuk mund t’i krijoj institucionet e vendit, kuvendin dhe qeverinë. Kjo ndodh vetëm në Kosovë.

Zëri: Blloku ka bërë kërkesë për seancë të kuvendit me 9 tetor, në këtë seancë nuk do të marrë pjesë PDK-ja, si do të veprohet në këtë seancë?

Berisha: Seanca e thirrur nga Blloku me 9 tetor e ka kuorumin për ta zhvilluar vazhdimin e seancës konstituive dhe sigurisht sipas ftesës do të rrjedhin proceset gjatë seancës. Është jo-logjike dhe jo-normale 36 deputet t’i bllokojnë pralamentin prej 120 deputetëve.

Zëri: A prisni që në këtë seancë edhe në mungesë të PDK-së të zgjidhet kryetar i Kuvendit Isa Mustafa?

Berisha: Në fakt kjo seancë është në rrjedhën normale që ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit dhe unë nuk besoj që kjo nuk duhet të ndodh, atëherë pse është thirrur seanca.

Zëri: Pra, nëse nuk ka tejkalim të këtij ngërçi a i shihni zgjedhjet si opsion për ta tejkaluar atë?

Berisha: Për mendimin tim zgjedhjet mund ta shpëtojnë vendin vetëm nga diktatura dhe mentalitetit dikatorial në të cilën është aktualisht Kosova. Ndyshe nuk ka kushte dhe rrethana të tilla që Kosova të shkoj në zgjedhje sepse tashmë Blloku e ka shumicën parlamentare në kuvendin e Kosovës.

Zëri: Mirëpo, kësaj shumice parlamentare Gjykata nuk ia ka dhënë të drejtën për ta pasur kandidatin e vet për kryetar kuvendi?

Berisha: E thash edhe më herët se Gjykata me vendimet e saja e ka sjell vendin në një ngërç të madh politik. Unë personalisht mendoj që Enver Hasani dhe mbështetësit e tij, kanë përgjegjësi edhe juridike edhe historike. Nuk ka logjikë kjo pasi që Gjykata dhe Presidentja janë të thirrura edhe në kushtetutë që vendin nuk duhet ta fusin në kolaps. Tek ne po ndodh e kundërta. Me veprimet që janë duke i bërë veqanrisht Gjykata Kushtetuese e ka futur vendin në një krizë të thellë politike.

Zëri: Deri më tash edhe partitë Politike por edhe shoqëria civile kërkonin që të ndërhyj Presidentja e vendit dhe në momentin që Presidentja ka marrë iniciativë që t’i konsultojë subjektet politike Blloku nuk pranon të ulët në tavolinë me të gjitha subjektet tjera?

Berisha: Unë mendoj që Presidentja me fuqinë e vet juridike nuk ka aq fuqi që të bëjë zgjidhje. Nuk e di sa është e arsyeshme që të ulemi PDK-në, kur dihet se ka një Bllok i cili tashmë i ka numrat. Nuk e di pse duhet të ulemi më PDK-në, kur zgjidhja është të Blloku LAN së bashku me Vetëvendosjen.

Asamblisti i LDK-së Qemal Krasniqi, ndihmon të sëmurën Luljeta Lubovecin

0

Qemal krasniqiAsamblisti i LDK-së në Prizren, Qemal Krasniqi, ka ndihmuar të sëmurën Luljeta Lubovecin.

Ai thotë se këtë gjestë humanë e ka marrë në shenj solidarizimi për të sëmurët.

“Më kanë thënë se është shumë studente e zgjuar dhe kam shpreh vullnetin me i ndihmu me një pagë të asamblistit rrethe 200 euro”, shprehet Krasniqi për PrizrenPress.com

“Konkretisht pagën e muajit të kaluar ia kam dedikuar kësaj vajze për shërim”.

Luljeta Luboveci vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo kërkon ndihmën e të gjithë qytetarëve për të shëruar këtë sëmundje./PrizrenPress.com/

LLLL