16.2 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7728

Ballë për ballë në Kushtetuese

0

Isa mustafa me ramushin ne kuvendPDK dhe Blloku Opozitar LDK-AAK-Nisma, bashkë me Vetëvendosjen dhe partitë tjera parlamentare, do të ballafaqojnë sot në Gjykatën Kushtetuese argumentet e tyre lidhur me seancën konstituive të 17 korrikut, në të cilën Isa Mustafa u zgjodh Kryeparlamentar, ndërsa PDK e kontestoi menjëherë atë.

Seanca dëgjimore është thirrur nga Kushtetuesja, bazuar në kërkesën e PDK’së lidhur me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Kryeparlamentarit.
PDK do të përfaqësohet nga Arsim Bajrami, LDK-AAK-Nisma nga Vjosa Osmani, ndërsa Vetëvendosje nga Albulena Haxhiu dhe Armend Shkoza.
Njohës të çështje juridike kanë pohuar se pas kësaj seance dëgjimore, Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej të vonohej më shumë se 2-3 ditë për ta bërë publik vendimin e saj lidhur me këtë çështje.

Vendimi i Kushtetueses pritet ta zhbllokojë ngërçin politik në të cilin ka hyrë vendi, që prej mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 8 qershor.

Shteti i painformuar

0

QeveriaKosoves-objektiInformacionet e publikuara në media për dekonspirimin dhe vrasjen e një bashkëpunëtori të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në luftën e Sirisë, mbesin ende të pa konfirmuara nga institucionet kosovare. Të mërkurën askush nga mekanizmat shtetërorë nuk ka reaguar përkitazi me raportimet për një rast të tillë.

Gazeta Tribuna ka bërë përpjekje që të kontaktojë me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smakaj, po kontakti më të ka qenë i pamundur. Ndërsa ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se nuk ka informacione sa i përket dekonspirimit dhe vrasjes së bashkëpunëtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

“Nuk jemi në dijeni dhe kjo nuk është punë e jona. Agjencia Kosovare e Inteligjencës është agjenci e pavarur. Nuk është kompetencë e imja. AKI-ja i përgjigjet Kuvendit dhe jo Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë Rexhepi../tribuna/

PDK kundër “Bllokut” para Kushtetueses

0

PDK-logo8-07Betejës kushtetuese për postin e kryetarit të Kuvendit po i vjen fundi. Sot, para trupit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e PDK-së në njërën anë dhe ata të bllokut LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër pritet t’i ballafaqojnë argumentet e tyre në lidhje me zgjedhjen e Isa Mustafës në seancën e 17 korrikut në postin e kryetarit të Kuvendit.

PDK pretendon se Mustafa ishte zgjedhur në mënyrë antikushtetuese në postin e kryekuvendarit, kurse blloku i treshes LDK, AAK dhe Nisma të kundërtën. Ashtu siç kanë paralajmëruar palët, në krye të ekipit të PDK-së para Kushtetueses do të jetë deputeti Arsim Bajrami, kurse ekipin e bllokut LDK, AAK dhe Nisma do ta kryesojë deputetja Vjosa Osmani.

Seanca dëgjimore pritet të jetë vetëm një nga zhvillimet mbi bazën e të cilave Kushtetuesja më pas do ta marrë vendimin. Sipas procedurave, paneli i gjyqtarëve do t’i dëgjojë argumentet e të dy palëve dhe më pas do të mblidhet për të vendosur. Ndonëse afati ligjor për marrjen e vendimit nga Kushtetuesja rrjedh deri më 18 shtator, pritjet janë që konkluzioni të merret nëse jo të enjten, të paktën këtë të premte./tribuna/

Kuvendi i lidhur me fatin e gjyqtarëve

0

Kuvendi i Kosoves 7Se Gjykata Kushtetuese po paraqitet si institucion i cili mund të prodhojë kriza, ky më nuk përbën lajm.

Me një vend vakant në këtë gjykatë dhe me një gjyqtar të përjashtuar nga rastet politike, kjo gjykatë ka rrezikuar aq shumë sa fatin e institucioneve të Kosovës e ka lenë në dorë të shëndetit të gjyqtarëve.

Për analistin Albert Krasniqi nga KIPRED-i, kjo situatë nuk është e mirë, por sipas tij, gjykatës nuk i duhen gjyqtarë të cilët nuk mund të gjykojnë në të gjitha rastet. Këta gjyqtarë, sipas tij, duhet zëvendësuar me gjyqtarë të tjerë menjëherë pasi të fillojë punën legjislativi.

“Tani në këtë moment nuk është mirë të rrezikohet që në mungese të një prej anëtarëve gjykata të mos mund të marrë vendime.

Në këtë formë është rrezikuar funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Kam frikë që këto raste munden edhe me ndikuar kinse gjykata po tregohet që është e paanshme dhe personat e tillë i gjykon, në mënyrë që vendimi që do ta marrë për çështjen e kryeparlamentarit të mos lë hapësirë për dyshime se ka qenë i njëanshëm ose jo”, ka thënë Krasniqi./tribuna/

Serbi fyen dhe kërcënon turistët shqiptarë në Ulqin: Do t’ju vras! (Video)

0

Ulqin-Serbi fyen turistët shqiptareJeta e natës në bregdetin e Ulqinit është ndër më të mirat në rajon, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur para dy netësh.

Një shtetas nga Serbia i cili ishte nën ndikim të alkoolit ka shqetësuar turistët shqiptarë dhe të huaj duke bërë gjeste të pahijshme në korzon rreth plazhës së vogël në Ulqin.

Nga vendi i ngjarjes, Indeksonline raporton se ky “pacient” nga shteti fqinjë nuk ndihej rehat deri sa ndëgjonte këngët patriotike për Kosovën dhe UÇK-në.

Ai pandërperë iu drejtonte turmës me fjalët: I kill you… (Do t’ju vrasë).

Por një gjë që bie në sy ishte edhe “mbyllja e syve” nga ana e policëve malazezë.

Ata (nuk) ishin të zot të arrestonin turistin serb pasi që ky i fundit prishi rendin dhe qetësinë.

http://youtu.be/k1ULB36dZaw

http://youtu.be/1newULKz5-c

http://youtu.be/-TQVMQFeyC4

Nishani nuk do ta dekretojë ndarjen e re territoriale?

0

BujarNishani-presidentiShqiperiseAshtu si shumë ligje të tjera të rëndësishme të miratuara nga mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat nuk kanë marrë dekretimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, me sa duket edhe për reformën territoriale Presidenca do ta ketë të njëjtin vendim.

Të paktën sinjalet janë të tilla, raporton TCh. Në limitetet e kohës për shprehjen e Presidentit të Republikës për reformën territoriale të miratuar nga Kuvendi më 31 korrik, kryetari I shtetit ka pritur në takim përfaqësues të Shoqatës së Komunave që e kanë kundërshtuar ndarjen e re.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë takim, Presidenti mbështeti plotësisht nismën e qeverisë për ndërmarrjen e reformës administrativo-territoriale, por ajo që përforcon paralajmërimin për mosdekretimin e këtij ligji është qëndrimi i tij i shprehur në njoftim se “kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.

Duke e vlerësuar se reforma ngarkon me përgjegjësi historike të gjithë ata që qëlluan të jenë aktorë vendimmarrës, Presidenti njofton se ka marrë me dhjetëra letra, peticione nga qytetarët ku shprehen ankesat, kërkesat dhe referimet e tyre lidhur me procesin që i parapriu hartimit të ligjit.

Duke bërë këtë paraprirje, Presidenti thotë se i siguron të gjithë se institucioni që ai drejton do të shërbejë si një zë i fuqishëm për të përcjellë atë që quan, “interesat publike dhe problemet e qytetarëve, duke e mbyllur qëndrimin me nënvizimin e nevojës së krijimit të një imazhi të konsoliduar të shtetit shqiptar.

Kjo garanci e Presidentit, thotë njoftimi zyrtar, iu është qartësuar përfaqësuesve të komunave që janë kundër variantit të reformës së miratuar në Kuvend, duke parë si mundësi ligjore të kundërshtimit të saj jo vetëm Presidentin e Republikës. Në besimin e tyre, presidenti nuk do ta dekretojë këtë ligj, në të kundërt ata kanë paralajmëruar dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë shpresoj në një vlerësim të drejtë të kësaj çështjeje nga ana e Presidentit, por akoma besoj që parlamenti do ta marrë me seriozitet, nëse ligji do të kthehet, që ta rishqyrtojë, ta marrë në konsideratë opsionet e Shoqatës së Komunave dhe opsione të tjera. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Besoj që qoftë Gjykata Kushtetuese, qoftë dekreti i Presidentit i bëjnë mirë dhe e shëndoshin procesin për ndërtimin e një shtetit demokratik dhe ndërhyrja e institucioneve kushtetuese për të përmirësuar situatën është e rëndësishme dhe e domosdoshme”, thot, Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Komunave.

Takimi konsultativ me Presidentin, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Komunave është thirrur pas një numri shumë të lartë ankesash të kryekomunarëve dhe Këshillave të Komunave, sipas tij edhe të majta.

Por në takim me kreun e shtetit konfirmohet se kanë qenë të pranishëm vetëm drejtuesit e zgjedhur nga e djathta. Ata thonë se ligji i ri është vetëm një bashkim mekanik i njësive, që nuk do të mundësojë shërbime më të mira për qytetarët.

Zbulimi: Kisha e parë në botë u bë në Kosovë

0

Ulpiana-Kosova-Kisha e parë në botëKosova mund të jetë djep i krishterimit në Ballkan nëse jo në Evropë dhe më gjerë. Një ekip i arkeologëve turq po pretendon se gjeti themelet e tempullit fetar në zonën e Ulpianës, raporton Klan Kosova.

Në këtë ngjarje nuk po merr pjesë asnjë arkeolog nga Kosova.

Pjesa që i ngjanë një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve.

Shefi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend, turku Haluk Cetinkaya po beson se këtu ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë dhe jo vetëm në Ballkan.

“Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm”, tha Cetinkaya.

Pallaska: Seanca dëgjimore zgjati procesin

0

Dastid PallaskaDastid Pallaska, njohës i sistemit të drejtësisë ka thënë se Gjykata Kushtetuese vendimet i merr në bazë të argumenteve të shkruara dhe se seanca e nesërme vetëm sa ka zgjatur procesin e kësaj lënde.

“Organizimi i kësaj seance është një prej faktorëve që kanë ndikuar në zgjatjen e procedurës së shqyrtimit të kësaj lënde, për arsye se organizimi i një seance të tillë dëgjimore kërkon kohë. Në këtë seancë dëgjimore nuk do të marrin pjesë vetëm parashtruesi i kërkesës dhe pala tjetër, por të gjitha partitë. Në fakt unë mendoj se gjykatorja e Gjykatës Kushtetuese është tejet e ngushtë për të akomoduar të gjitha palët që do të kenë nesër të drejtë të paraqiten para Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Pallaska për RTK.

Por a pritet t’i jap zgjidhje përgjigjja e Kushtetutës situatës së krijuar në vend, Pallaska thotë se vendimi i Kushtetueses është shumë i rëndësishëm, por nuk ka dashur të paragjykoj se cili mund të jetë vendimi i saj.

Ahmeti: VV nuk sakrifikon më

0

Shpend Ahmeti VVLëvizja Vetëvendosje ka me mbetë e paluhatshme prej qëndrimeve e kërkesave të veta.

Nëse blloku e donë bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen, atëherë duhet me u thënë po kërkesave e kushteve që i ka vënë Lëvizja e Kurtit.

Kështu ka thanë në nji intervistë për televizionin Rrokum, Shpend Ahmeti, ish nënkryetari i Vetëvendosjes, njëherit kryetari i komunës së Prishtinës.

Ahmeti, duke fol për këmbënguljen e Vetëvendosjes me marrë timonin e bisedimeve me Serbinë, ka arsyetu këtë qëndrim.

Simbas Ahmetit, Vetëvendosje ka sakrifikue dhe rrezikon të ketë rënie në vota qysh kur lëshoj pe dhe nisi negociatat për koalicion me bllokun.

Por, përkrahja e Vetëvendosjes nuk ka me mungu , nëse blloku e krijon Qeverinë, edhe nëse Lëvizja e Kurtit ka me mbetë në opozitë.

Kjo përkrhaje, thotë Ahmeti ka me u dhënë veç për çështjet e rëndësishme dhe me interes nacional.

Por, edhe nëse pranon bashkëqeverisjen, Vetëvendosje, nuk garanton përkrahje absolute.

Sa i përketë emnimeve të drejtorëve në Komunën e Prishtinës, nga qytetet tjera, i pari i kryeqytetit Ahmeti, e ka quejt të ligjshëm vendimin e tij.

Ahmeti përseri ka premtu se mbrenda 3 vjetëve Prishtina ka me u furnizue me ujë 24 orë.

Sipas tij, në fund të këtij mandati kanë me u vrejt ndryshime në të gjitha fushat

20 të vrarë në Gaza

0

Gaza-luftimeeShërbimet e emergjencës kanë thënë se 20 palestinezë janë vrarë dhe së paku 120 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës prej përfundimit të armëpushimit.

Në mesin e të vrarëve është edhe bashkëshortja edhe djali i liderit ushtarak të Hamasit, Muhammad Deif.

Hamasi ka thënë se Deif nuk ka qenë në shtëpi gjatë kohës së sulmit.

Deifi ka arritur t’i shpëtojë shumë përpjekjeve të Izraelit për vrasjen e tij në të kaluarën.

Lufta është rinisur mbrëmë kur raketa të Hamasit e goditën pjesën jugore të Izraelit.

Aeroplanët e Izraelit kanë kryer sulme ajrore më pas ndërsa sulmet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.