29.7 C
Prizren
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
Home Blog Page 7753

Pritje të gjata në kufi me Serbinë

0

kufiriQytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë, po ballafaqohen me pritje të gjata në kufirin Kosovë – Serbi, në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Këto pritje të gjata i konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Derisa në Ministrinë e Diasporës thonë te kenë arritur një numër i madh i ankesave të emigrantëve të Kosovës të cilët kanë potencuar se janë krijuar kolona të gjata dhe se ata po presin deri në 6 orë për të kaluar procedurat kufitare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani bën të ditur se këto pritje të gjata janë si rezultat i fluksit të madh të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë shtetit e që pushimet vinë t’i kalojnë në vendlindje.

“Është më se evidente dhe e vërtet që bashkatdhetarët tanë që vinë në sezon të verës për pushime në Kosovë, kryesisht në muajin korrik dhe gusht, krijohen pritje të gjata në vendkalimet kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë. Këto pritej vinë si rezultat i frekuentimit dhe numrit të madh të automjeteve në drejtim të Kosovës. Këto pritje vinë edhe nga pikëkalimet kufitare që lidhin Serbinë më shtete tjera dhe ai numër bartet edhe te pikëkalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë”, shton Kelani.

Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në kufirin Kosovë – Serbi ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.

Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kishin potencuar se do të marrin masa që t’i evitojnë këto pritje.

Sipas Baki Kelanit, Policia e Kosovës ka ngritur kapacitetet e veta të punës duke angazhuar zyrtarë policorë shtesë në pikëkalimet kufitare me qëllim të përshpejtimit të punës dhe krijimit të mundësisë së qarkullimit më të shpejtë dhe evitimin e pritjeve të gjata të qytetarëve.

Po ashtu, me qëllim të shmangies se pritjeve të gjata, Kelani tregon se policia kufitare ka përshpejtuar edhe procedurat e kalimit.

“Frekuentimi i madh i automjeteve dhe procedurat që bëhen nga pala serbe po krijojnë kolona të gjata ne pika kalimet kufitare. Ne si Polici e Kosovës i informojmë bashkatdhetarët me pritjet që po ndodhin në Kosovë dhe iu apelojmë atyre që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare ndër to edhe pikë kalimin tek Dheu I bardhe dhe te pikëkalimi tjetër kufitar të Mutivodës që nuk ka pritje fare”, tregon Kelani.

Në anën tjetër, ministri në largim i Diasporës, Ibrahim Makolli ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë marrë shumë ankesa nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit për pritje të gjata deri në gjashtë orë.

Sipas tij, këto pritje po ndodhin vetëm në kufirin Kosovë – Serbi, por edhe në kufijtë e tjerë në atë Hungari – Serbi.

“Këtë çështje e kam biseduar disa herë edhe me përgjegjësit e EULEX por edhe me policinë kufitare të Kosovës dhe kam parë vetë që këto radhë nuk krijohen si rezultat i neglizhencës apo mos veprimit të autoriteteve të Kosovës, por si rezultat i procedurave që kërkohen në kufirin e Serbisë, por shumë herë kemi edhe arsyetime nga më të ndryshmet nga pala serbe, siç është ka rënë sistemi apo çështje tjera që zakonisht arsyetohen ata”, thotë Makolli.

Numri i qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 700 mijë persona.

Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.

Hashim Thaçi në bankën e të akuzuarve?

0

hashim thaci 3Mes të akuzuarve për krime lufte pos Kryeministrit në detyrë Hashim Thaçit do të jenë edhe dhjetë anëtarë tjerë të UÇK-së, raportojnë mediat serbe në Beograd dhe i transmeton agjensia serbe e lajmeve “Tanjug” dhe njofton RTV serb, B92.

Siç kanë njoftuar burimet e Qeverisë serbe, “nuk duhet befasuar që në Gjyqin e ri për Krime të Luftës nëse do hapen edhe raste për tregti me organe”.

Qeveria Serbe është ndarë tepër e kënaqur me raportin e Williamson kanë bërë të ditura këto qarqe qeveritare duke shtuar se “rëndësia e mirëfilltë e këtij raporti do të del në pah kur të ngriten aktakuzat”.

“New York Times”: Raporti i Williamson një goditje për Kosovën!

0

Clint Williamson-prokurori amerikan“Deklaratat e zotit Williamson janë një goditje për Kosovën, një vend të varfër që ka qenë duke luftuar për të gjetur legjitimitet ndërkombëtar që kur shpalli pavarësinë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Konkluzat e tij ka shumë të ngjarë të jenë mirëpritur nga Serbia, e cila ka argumentuar gjatë që drejtësia ndërkombëtare është fokusuar në mënyrë të padrejtë vetëm në serbët e dyshuar për krime lufte”, shkruan në një tekst të gjatë e përditshmja më e madhe amerikane “New York Times”, transmeton Gazeta Blic.

Mëtej kjo gazetë njofton që “të martën, qeveria e Kosovës tha se ishte e vendosur të bashkëpunojë me hetuesit. Petrit Selimi, Zëvendësministri i Jashtëm, tha se raporti i Zotit Williamson nuk ofroi elemente të reja.

“Lufta e Kosovës ishte një kauzë e drejtë për liri dhe u mbështetur nga bota e lirë, derisa individët të cilët dyshohen se mund të ketë të angazhuar në sjellje të paligjshme nën ombrellën e një ushtrie guerile duhet të përballen me drejtësinë,” tha ai në një deklaratë dërguar me email për “New York Times”.

“Aktakuza e mundshme kundër udhëheqësve të UÇK-së vijnë përndryshe më shumë se një dekadë pasi kanë ndodhur krimet e pretenduara të luftës. Përndryshe kjo nuk paraqet një kufizim kohor për krime të luftës sipas të drejtës ndërkombëtare”, shkruan “New York Times”.

Qëllohet në pritë oficeri i policisë në Malësinë e Madhe

0

Policia-shqiperiNjë oficer policie i komisariatit të Malësisë së Madhe u plagos mbrëmë rreth mesnatës. Kastriot Preçi ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacionit zyrtar Preçi dhe një tjetër oficer morën një telefonatë për grabitje tek shinat e trenit. Por, sapo mbërritën aty, në drejtim të tyre u qëllua me armë zjarri, ku për pasojë mbeti i plagosur 45 vjeçari.

Ka dyshime se telefonata ishte bërë për të nxjerrë punonjësin e policisë në pritë me qellim vrasjen e tij. Policia po heton për zbardhjen e telefonatës dhe identifikimin e dy personave të sulmit me armë zjarri.

Ndjekje penale për maqedonasin, mashtronte dhe vidhte qytetarët

0

pasaporta maqedonase1Ka nisur procedimi penal për maqedonasin, Vasko Gonov, pas akuzave për mashtrim kundrejt këtij të fundit.

Përfaqësuesi i agjencisë së punësimit “Help Emigration”, dyshohet se ka mashtruar duke vjedhur shuma prej 600 eurosh. Gonovi mashtronte qytetarët duke u premtuar viza për në Kanada.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për arrestimin e këtij shtetasi.

Erdogan kthen mbrapsht vlerësimin e hebrenjve

0

Erdogan-kryeministri i TurqiseKryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, do të rikthejë një çmim të marrë në vitin 2004 nga Kongresi Amerikano-Hebraik, i cili e ka akuzuar atë për “retorikë të rrezikshme” kundër Izraelit.

Kongresi i ka kërkuar atij t’ia rikthejë çmimin e dhuruar për përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme. Ambasadori turk në SHBA tha se Erdogan do ta bënte me “kënaqësi” këtë gjë.

Ambasadori Serdar Kilic tha se nga Erdogan nuk mund të pritet të bëjë një sy të verbër ndaj aksioneve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

“Përpjekjet për të përshkruar kritikat legjitime të kryeministrit Erdogan ndaj sulmeve të qeverisë izraelite ndaj civilëve, si shprehje të ntisemitizmit janë një shtrembërim i dukshëm dhe një përpjekje për të mbuluar gabimin historik të qeverisë izraelite”, tha Kilic në një letër, të cituar nga portali turk i lajmeve, Hurriyet.

Erdogan po bën fushatë për t’u zgjedhur president, muajin e ardhshëm, ndaj dhe ka kritikuar ashpër ofensivën e ushtrisë izraelite kundër militantëve palestinezë të Hamasit, në Gaza, ku më shumë se 1100 persona kanë vdekur deri më tani, shumica e të cilëve janë civilë.

Mos më trazo

0

Skender Berisha

Më le me dhimbjen time

ta mund në mundça
ta shkund në e shkundsha
se po më dhemb pa hile

mos më thuaj gjë prej gjëje
më therr si prej rrufeje
rri larg ore larg meje
s’më tund prej kësaj feje

më le sa më shpejt që mundesh
se mund edhe të sëmuresh
mos m’u lut për asgjë
se nuk kam o nuk kam nge

më le ore më le më shpejt
me dhimbjen time më le
se e kam me vete që kur kam le
pata e nuk pata drejt më le

Skender Berisha

Rita Ora uron në shqip

0

Rita Ora-Playboy4Nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur me famë botërore Rita Ora, flet për vendin e saj dhe në gjuhën amtare.

Por, sa herë e bën përsëri, kjo zgjon edhe më shumë dashurinë dhe respektin që publiku shqiptar ka për të. Së fundmi këngëtarja në gjuhën shqipe ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit. E edhe pse ajo nuk e zotëron më së miri gjuhën shqipe, përpjekja që ajo bën është sa madhështore aq edhe e lezeçme.

“Urime bajramin krejt muslimve! Spo di qysh munem me e thon shqip, but may God bless you and your families! Ju dua”, ishte mbishkrimi i këngëtares i cili u prit me shumë dashuri nga ndjekësit e saj nëpër faqe të ndryshme të këngëtares në rrjete sociale.

Mustafa: Vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me fenomenet që po e degradojnë shoqërinë kosovare, duke filluar nga korrupsioni, fundosjen e arsimit dhe mbjelljes së urrejtjes fetare dhe gjinore. “Feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun”, ka shkruar Mustafa.
Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës në Facebook:

“Të dashur miq,

Vitet e kaluara, popullata e Kosovës cilësohej më optimistja. Optimizmi është veti e mirë, sepse njerëzit mendojnë pozitivisht dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Njeriu nganjëherë bën luftë me vetveten, se a duhet të kritikohen aq shumë e aq rënd institucionet në Kosovë, të cilat lindën nga flijimi i shumë njerëzve, familjeve e gjeneratave.

Thjesht mund të vërehet se tranzicioni në të cilin po kalojmë, na ka gjetur të papërgatitur: njerëzit i bëri të etur të fitojnë shpejtë e të korruptohen, shkollat i përplasi me ide dhe eksperimente të atyre që nuk vlenin as për pesë pare në vendin e tyre, por erdhën “të reformojnë” e ta fundosin arsimin tonë bashkë me njerëz me diploma “fast food”, siç thotë një profesor dhe mik i imi; feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun.

Ne kemi nevojë ti ndalim këto dukuri, kemi nevojë që shtetin tonë ta kthejmë dhe ta zhvillojmë në binarë normal. Nuk mjafton vetëm të distancohemi ndaj njerëzve dhe veprave të llahtarshme të tyre, ndaj atyre që po e plaçkitin çdo ditë këtë vend e ndaj atyre që duhet të përgjigjen për vrasje e ekzekutime. Në duhet të tregojmë guxim dhe gatishmëri për të zbatuar drejtësinë. Ne, institucionet dhe qytetarët e këtij vendi. Të tjerët mund të na ndihmojnë, por nuk mund t’i bëjnë punët tona”, (sic), ka shkruar Mustafa në Facebook.

Suharekë, seks me të sëmurën psikike

0

seks me te mitur ilustrimPersoni i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht viktimën, femër, shqiptare e Kosovës, e cila është me çrregullime apo pa aftësi mendore.

Në Suharekë është arrestuar një person, shtetas i Kosovës i përkatësisë turke.

Personi i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht viktimën, femër, shqiptare e Kosovës, e cila është me çrregullime apo pa aftësi mendore.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit.