15.4 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 8175

Opozita braktisi seancën, nuk i lejohet debati për dënimin e Mujës

0

Prizren-Asambleja komunaleOpozita prizrenase braktisi mbledhjen e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, pasi nuk u pranua propozimi i saj për rifutjen në rend dite të pikës së mbetur nga mbledhja e jashtëzakonshme, për debatimin e gjendjes politike të krijuar në komunë, pas dënimit të kryetarit të komunës, Ramadan Muja, nga ana e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Dënimi me dy vjet burgim me kusht për kryetarin Muja, ka përplasur sërish pozitën dhe opozitën e këtushme. Për dallim nga hera e kaluar, kur në një mbledhje të jashtëzakonshme të kërkuar nga subjektet opozitare, pas leximit të një deklarate mbledhjen e braktisi pozita, duke shkaktuar mungesë kuorumi, kësaj radhe seancën e braktisën subjektet opozitare, LDK, Vetëvendosje! e BD, por mbledhja e organit më të lartë ka vazhduar pasi pushteti ka numrat e mjaftueshëm.

Fillimisht këshilltarët opozitar kritikuan sjelljen e kryesuesit të KK-së, Kujtim Gashit për ndërprerje arbitrare të seancës, kur pozita e lëshoi mbledhjen e kaluar, pa e dëgjuar edhe fjalën e saj. Ata kërkuan që pika e ndërprerë të diskutohej sërish, derisa kryesuesi tha se kjo do të bëhej nëse propozimi pranohet nga shumica e anëtarëve.

Mybera Mustafa (LDK) Osman Hajdari (BD) dhe Artan Abrashi (Vetëvendosje!) kërkuan që të debatohej situata pas dënimit të kryetarit, duke thënë se pas kësaj, gjendja politike për ta nuk është në rregull, dhe se nuk mund të silleshe zakonshëm, në një situatë sipas tyre të jashtëzakonshme.

Këshilltari Hajdari shkaktoi nervozë dhe reagimin e kryetarit Muja, kur nga foltorja e pyeti atë se kur duhet një zyrtar i lartë publik duhet të jap dorëheqje, ndërsa Muja nga vendi replikoi duke i thënë të mos shtirej i mençur dhe se do t’i tregonte nëse e fshinte përpara (ndërsa sigurisht këtu aludoi në situata të mëparshme, pasi Hajdari është edhe shef i personelit, ndërsa pas kalimit në parinë e Zafir Berishës, ai ishte larguar për dy vjet nga puna, e që më vonë u rikthyer përmes gjykatës).

Pas kësaj, këshilltari Abrashi kritikoi sjelljen e kryetarit duke thënë se po kërcënon asambleistët, duke vlerësuar se shantazhimet e këtilla janë të turpshme.

Kryetari i këshilltarëve të PDK-së, Masar Shala, reagoi duke thënë se ka menduar që opozita ka nxjerrë mësime pas dështimeve si në rrugë, ashtu edhe në institucione, dhe tash po dëshiron që Asamblenë të shndërroj në gjykatore, andaj kërkoi që opozita të jetë konstruktive, pasi sipas tij pikërisht për këto sjellje qytetari e ka braktisur.

Fatmir Kastrati (AAK) tha se është e pamundur të mbahen dy mbledhje brenda një seance, prandaj i kërkoj opozitës, që ta përsërisë kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme.

Pasi shumica e këshilltarëve apo 24 nga 41 sa ka KK votuan kundër propozimit të opozitës për rifutjen në rend dite të pikës, që mbeti nga mbledhja jashtëzakonshme, atëherë subjektet opozitare braktisën seancën, të cilën e vazhduan 23 këshilltarët e mbetur të koalicionit qeverisë. /Zëri/

Osman Hajdari kërcënohet nga Ramadan Muja

0

Osman Hajdari ZBBashkimi Demokartik ka reaguar për kërcënimin që kryetari i Prizrenit, ramadan Muja, ka bërë ndaj asamblistit Osman Hajdari.

“Bashkimi Demokratik reagon ashpër ndaj kërcënimeve nga i dënuari për krim dhe korrupsion Ramadan Muja i cili i bëri shefit të grupit të kuvendarëve të BD-së Osman Hajdarit ku në seancën e sotme të Kuvendit Komunal tregoi edhe anën tjetër të medaljes së vet, për pos kësaj që tashmë veç e dinë edhe qytetarët, duke u sjellë si një komunist primitiv i cili ka harruar se gjendemi në demokraci dhe metodat kërcënuese tashmë i takojnë të kaluarës”.

“ Për këtë veprim të dënuarit Muja Bashkimi Demokratik dhe kryetari i Grupit të këshilltarëve të BD-së Osman Hajdari, do të ngritë padi civile për kërcënim publik”.

“Bashkimi Demokratik në seancën e sotme të Kuvendit Komunal mbajti qëndrimin i cili është edhe qëndrim i qytetarëve të Prizrenit se miratimi i cilës do pikë të sponzoruar nga i dënuari Muja dhe qeverisja e tij e korruptuar nuk ka garanci që nuk mund të keqpërdoret për faktin se Gjykata Themelore në Prizren ka dhënë një verdikt që dëshmon papërgjegjshmërinë të kësaj qeverisje dhe Bashkimi Demokratik nuk do të jetë pjesë e asnjë vendimi që merret nga i dënuari Muja”. /PrizrenPress.com/

 

Zejtari ligjëron shkencat kompjuterike në UPZ!

0

UPZ 45Punonjës të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ankohen se në këtë institucion ka ligjërues që mbajnë lëndë të caktuara pa pasur prapavijën e duhur akademike.

Ligjëruesi i këtij universiteti Diedon Dorambari thotë se është në dijeni për disa raste , ku mësimdhënësi ka papërshtatshmëri midis titullit akademik që ka dhe lëndës që e ligjëron.

“Ka ligjërues që punojnë në vende joadekuate. Për shembull është zejtar ligjëron shkencat kompjuterike…”, ka thënë Dorambari për Koha Ditore.

Sipas tij, kjo situatë ka krijuar pakënaqësi edhe tek studentët. U.D i rektorit të UPZ-së, Zahadin Shemsedini ka thënë se për këtë çështje vazhdimisht ka fjalë, por ka sqaruar se përzgjedhja e profesorëve dhe ligjëruesve në UPZ bëhet në bazë të vlerësimit të komisionit recensues.

“Nuk është e vërtet se nuk janë adekuat. Ata janë profesorë adekuatë për fushat përkatëse”.
‘natyrisht kemi mungesë kuadrosh. Jo vetëm në UPZ, po të gjithë universitet”.

 

Filmi “Heroi” në “Montreal World Film Festival”

0

?425Filmi “Heroi” është përzgjedhur të jetë pjesë e “Montreal World Film Festival”, festival ky i kategorisë A, është hera e parë që një film i metrazhit të gjatë, i prodhuar në Kosovë të jetë pjesë e festivaleve të kategorive të tilla.

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Heroi”, me skenar dhe regji të Luan Kryeziut, duket se po shënon historinë sa i përket filmit të metrazhit të gjatë të Kosovës.
Për pranimin e filmit “Heroi”, në festivalin “Montreal World Film Festival”, edhe Qendra Kinematografike e Kosovës do të mbajë një konferencë shtypi, të enjten, ku do të bëhen të ditura detaje të tjera rreth suksesit të këtij filmi, pasi që QKK është mbështetës i këtij projekti filmik.
Në filmin “Heroi”, me skenar dhe regji të Kryeziut, me rolet e tyre paraqiten: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Çun Lajçi, Salahudin Bilali, Enver Petrovci…, ndërkaq filmi paraqet zhgënjimin e një heroi të luftës në ditët e lirisë

Edhe Elton Deda ‘infektohet’ nga selfie

0

Elton DedaKantautori dhe këngëtari Elton Deda pasion për natyrën dhe selfiet.

Meqë të fotografosh veten është bërë mëse e zakonshme tashmë si mund t’i shpëtonte këtij trendi dhe Elton Deda.

Gjatë një shëtitje në Petrelë, këngëtari nuk është treguar i rezervuar duke fotografuar veten në natyrë.

Por c’të keqë ka? Fundja natyra rock e Dedës i pranon dhe selfiet, apo jo?! (Fotot janë postuar në profilin e Dedës në rrjetin social Facebook).

Berisha: Muja shpenzoi derivate më shumë se Mihael Shumaheri!

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha , ka akuzuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, për shpenzimet e mëdha, që ka bërë për derivate të veturave. Ai thotë se kryetari Muja, ka shpenzuar para në derivate, më shumë se sa  ish-kampioni i Formula 1, Mihael Shumaher.

“ As Formula e Mihael Shumaherit nuk ka shpenzuar kaq shumë”, tha Berisha.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kapublikuar shpenzimet, që Komuna e Prizrenit ka hargjuar në derivate të veturave. Sipas KDI-së, kjo komunë për një vit shpenzoi 133.345 euro karburant për vetura, dhe 58,360 euro për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre.

“Lidhur me këtë, në kodin buxhetorë 13780, qeveria komunale e Prizrenit, në vitin 2013 ka shpenzuar 133.345 euro karburant për vetura. Me një përllogaritje të vogle kjo qeveri në vitin e kaluar ka shpenzuar 365 euro në dit ë karburant për vetura (133.345/365=365 euro), pra shpenzime ditorë duke llogaritur çdo ditë të vitit kalendarike përfshirë këtu edhe ditët e vikendit dhe festat zyrtare. Me një përllogaritje të shumës prej 365 euro si shpenzime ditorë për fuqinë blerëse të benzinës apo naftës del se kjo qeveri në vitin e kaluar ka shpenzuar 304 litra derivate në ditë (365/1.2=304 litra). Nëse shpenzimi mesatarë për një veturë në 100 km është afërsisht 8 litra benzinë atëherë kjo qeveri në vitin 2013 ka kaluar 3.800 km në ditë (304/8*100=3800 km) apo shprehu në baza vjetore kjo qeveri ka shpenzuar 110.930 litra derivate në vit (304*365=110.960 litra derivate), nëse shpenzimi mesatarë për një veturë në 100 km është mesatarisht 8 litra benzinë/naftë atëherë kjo qeveri në vitin 2013 ka kaluar 1.387.000 km për një vit të tërë fiskal duke llogaritur vikendet dhe festat zyrtare si ditë aktive të punës (110960/8*100=1387000km)”.

Ndërkaq, kryetari i BD-së, Zafir Berisha thotë se ‘këto shpenzime tregojnë fytin e madh që e ka Qeveria e Mujës’.

“Këto shpenzime tregojnë fytin e madh që e ka kjo qeveri për të gllabëruar në mënyrë të turpshëm paranë e qytetarëve”.

Qeveria e Ramadan Mujës, sipas tij, është shndërruar në shkollë të hajnisë.

“Këto shpenzime tregojnë se njerëzit tash më me shkollën e hajnisë së PDK-së , nuk lejojnë pozicion që iu vjenë në dorë pa vjedhur”./PrizrenPress.com/

 

Kapet 1 kg drogë në Prizren, dy të arrestuar

0

DrogaaDy persona të dyshuar janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në lokalin e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 1 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një revole me tre fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Telaku” në qytetin e Prizrenit. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje. Ndërsa me rastin është duke u marrë njësiti për hetimin e lëndëve narkotike.

“Parullat”, ndër 100 filmat më të mirë në botë

0

83974Agjencia amerikane “Just a Platform” ka zgjedhur si një ndër 100 filmat më të mirë të botës filmin “Parullat”, me skenar të Ylljet Aliçkës dhe regji të Gjergj Xhuvanit. Nuk përcaktohet se për ç’periudhë kohore bëhet fjalë, as se mbi ç’kritere është bërë përzgjedhja, por secili prej filmave i takon një vendi të ndryshëm, pra janë 100 filma nga 100 vende.”Pse të mos zgjeroni horizontin tuaj mbi filmat botërorë përmes përzgjedhjes sonë ndërkombëtare për 100 filmat që duhen parë?”, shkruan agjencia. Krahas titullit të filmit dhe vendit ku është prodhuar, është publikuar edhe sinopsi i “Parullave”.

I vendosur në Shqipërinë e 1970-ës, gjatë regjimit të Enver Hoxhës, i bazuar në një roman të Ylljet Aliçkës, filmi tregon historinë e Andreas, një mësues i ri biologjie që lë kryeqytetin për të dhënë mësim në një fshat. Andrea duhet të zgjedhë, mes dy sloganeve për klasën e tij, por zgjedhja që bën ndikon për keq tek ai dhe tek Diana, një tjetër mësuese me të cilën ai ka një marrëdhënie. “Një film intrigues që vihet kundër Shqipërisë socialiste (komuniste)”, shkruan agjencia “Just a Platform”.

S’kemi pse t’i trembemi tribunalit

0

LisenBashkurti-AKPresidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, njohës i së Drejtës Ndërkombëtare, ka vlerësuar se Kosova nuk duhet t’i trembet themelimit të një tribunali për krimet e pretenduara të UÇK-së dhe ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se një vend që tenton dhe synon ta realizojë demokracinë dhe shtetin e së drejtës nuk duhet të ketë frikë nga gjykatat. Bashkurti ka thënë se prej vitit 1999 e deri më tash Kosova ka dalë faqebardhë në ballafaqimet me drejtësinë ndërkombëtare për faktin se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë në përputhje me parimet dhe zakonet e luftës. “Mendoj se Kosova nuk ka asnjë arsye t’i trembet ballafaqimit me të drejtën ndërkombëtare dhe me institucionet e së drejtës ndërkombëtare.

Një qëndrim i hapur dhe bashkëpunues, mendoj se është më pozitiv për Kosovën, është më pozitiv për ndriçimin e vlerave të luftës, është më pozitiv për konsolidimin e demokracisë dhe është më pozitiv për imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Bashkurti. Ai ka deklaruar se mosbashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare do t’i sillte probleme Republikës së Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare. “Një qëndrim rigjid dhe i mbyllur vetëm do të shtonte dyshime dhe do të krijonte probleme të mëdha në marrëdhëniet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, me institucionet e së drejtës ndërkombëtare dhe me të drejtën ndërkombëtare penale të luftës”, është shprehur Bashkurti. Sipas tij, vetë prania e EULEX-it tregon se Kosova ka probleme me kredibilitetin e institucioneve të drejtësisë, profesionalizmin, pavarësinë dhe besueshmërinë ndërkombëtare të institucioneve të drejtësisë.

“Për të fituar këto katër elemente, bashkëpunimi me gjykatat e huaja, sidomos me ato që janë në varësi të OKB-së dhe të BE-së, mendoj se i shëndetëson institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe i shërben qartësimit edhe të atyre akuzave dhe përpjekjeve që bëhen për t’u hedhur baltë vlerave të luftës. Unë mendoj se Kosova duhet të jetë e hapur”, ka deklaruar Bashkurti.

Ai është shprehur i bindur në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, duke thënë se UÇK-ja ka qenë aleancë e lirisë.

“Në opinionin politik dhe publik të Kosovës nuk duhet të ketë panik për tribunalin. Nuk ka asgjë për panik. Kosova ka bërë një luftë të hapur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një ushtri që ka lënë vlera të nderuara. UÇK-ja nuk ka luftuar jashtë territorit të Kosovës. Ky është elementi i parë i rëndësishëm. Ajo ka lindur dhe ka luftuar brenda territorit të Kosovës, pra nuk është një ushtri ekspansive. Së dyti, UÇK-ja nuk është një ushtri që është financuar nga burime të errëta”, ka thënë Bashkurti.

Rritet numri i kosovarëve që emigojnë në SHBA

0

Kosove-ShBA-flamuri”Lotaria e Green Card-es,” një program i vizave emigruese që fituesve nga shumë vende të botës u jepë të drejtën për emigrim dhe banim të përhershëm në SHBA, gjatë viteve ka rritur edhe numrin e aplikantëve dhe përfituesve nga Kosova. Derisa në vitin 2012 numri i përftuesve ishte 137 veta, më 2013 ai u rrit në 183 ndërkaq vitin e fundit nga ky program përfituan 257 veta.
Program i lotarisë ka filluar para 24 vjetësh dhe ka për qëllim të krijojë një diversitet të emigrantëve që vijnë në SHBA duke përzgjedhur 55 mijë aplikacione nga miliona sa konkurojnë. Nga Kosova sipas të dhënave të emigracionit gjatë këtyre viteve kanë konkuruar mijëra veta ndërkaq nga Shqipëria kanë konkuruar dhjetë herë më shumë ose rreth 56 mijë vetëm në vitin 2011. Më 2013 nga Shqipëria vizën emigruese për në SHBA e kanë fituar 1,520 veta ndërsa më 2014 ky numër është dyfishuar, 3,289, që i bën shqiptarët ndër përfituesit më të mëdhenj të programit të lotarisë nga e gjithë bota.

Amerika vazhdon të jetë një ëndërr emigrimi për shumë njerëz në botë. Vetëm në lotarinë e vitit 2013 për 55 mijë vizat emigruese janë bërë rreth 8 milionë aplikacione. Përmes lotarisë vijnë emigrantë edhe nga vende perëndimore, si Gjermania dhe vende të tjera evropiane, mirëpo disa janë të përjashtuara nga pjesëmarrja për shkak të ardhjes së shumë emigrantëve prej atje, si Kanadaja, Kina, Polonia, Britania Madhe dhe shumë vende të Amerikës Latine.

Në debatin që po zhvillohet në Kongres lidhur me reformën në politikën e emigracionit, një ndër propozimet ka qenë edhe eliminimi i lotarisë emigruese si kompensim i legalizimit të miliona njerëzve që aktualisht qëndrojnë ilegalisht në SHBA./rtk/