25.1 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025
Home Blog Page 8177

Vetëvendosje! prezanton alternativën qeverisës edhe në Prizren

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! do të bëjë nesër prezantimin e alternativës qeverisëse dhe grupit punus në Prizren. Prezantimi bëhet në ora 11:00, në hapësirat e Kinemasë së re “Doku-Kino” .

Lideri i VV-së, Albin Kurti në ditën e parë të publikimit të kësaj alternative ka thënë se subjekti i tij politik do të përkujdeset për mirëqenien e klasës së mesme siç është arsimi, shëndetësia, punësimi, sigurimi dhe kultura.

“Mirëpo, mirëqenia për të varfrit para së gjithash është ushqim, veshmbathje, ngrohje, higjienë dhe strehim” dhe duke shtuar se “ndryshimet që i bëjmë ne, janë rrënjësore”,pati thënë Kurti/PrizrenPress.com /

QMF e Kijvës,punon me dy ndërrime

0

2488Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Kijevë, ka filluar të punoj në dy ndërrime, do të thotë nga ora tetë e mëngjesit deri në ora 23 e natës. Për këtë qëllim, gjatë pasdites së djeshme këtë qendër mjekësore, e ka vizituar edhe Kryetari i Malishevës,Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori për shëndetësi,Hajdin Berisha dhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Besim Zogaj.

Kryetari Begaj në koordinim me drejtorin e shëndetësisë, pas shqyrtimit të kërkesave të banorëve të kësaj ane, kanë marrë vendim që QMF në Kijevë, të filloj të punoj në dy ndërrime, pasi rreth Kijeva dhe fshatrat përreth, kanë nevojë për këto shërbime shëndetësore, për shkak të largësisë që kanë me qendrën komunale.

Qëllimi i vizitës së djeshme, ka qenë fillimi i punës në ndërrimin e dytë, por edhe njohja me kushtet punës dhe problemeve që mund ti kenë stafi mjekësor dhe pacientët në këtë qendër mjekësore. Kryetari Begaj, ka premtuar angazhim maksimal, në përkrahje të punës për këtë QMF, në mënyrë që banorëve të kësaj ane, t’ju ofrohen shërbime sa më të mira shëndetësore.

Studentët e UPZ-së, falendërojnë Thaçin për uljen e pagesës të studimeve

0

UPZ 45Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, për uljen e pagesës për studime.

“Me rastin e marrjes së vendimit për uljen e pagesave të semestrave nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi, shprehim falenderimin tonë si Parlament Studentor i Universitetit te Prizrenit “Ukshin Hoti”, tha Nehat Gashi, kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin “Ukshin Hoti”

“Po ashtu e përshëndesim edhe vendimin e fundit të Kryeministrit që të gjithë studentët e vitit të parë të mos paguajnë fare shpenzimet për semestër”.

“Ky është një vendim i domosdoshem për studentët për shkak se Universitetet Publike çdo herë duhet të përkrahen nga Qeveria, dhe ne si studentë shprehim kënaqesinë e madhe që më në fund u mendua edhe për ne”.

“Si Parlament Studentor shpresojmë dhe urojmë që krahas zbritjeve te çmimeve për pagesa të kemi edhe rritje të cilësisë mësimore në të gjitha Universitetet në vend”.

“Konsiderojmë që arsimimi i mirëfilltë është baza kryesore për një shoqëri që të zhvillohet dhe të ecë përpara”/PrizrenPress.com/ .

Prizren, arrestohen tre persona për vjedhje

0

arrestimi 2Tre persona janë arrestuar nga policia për vjedhje.Zëdhënësi i PK-së në Prizren,Hazir Berisha  tha se rreth rreth orës 22:10 minuta, një patrullë e policisë kufitare kishte ndaluar veturën e tyre tek Hotel “DRINI” në rrugën Zhur-Vërmicë me qellim të vendosjes së një pike kontrolli.

“Një qytetar kishte kaluar pranë policisë me një llambë dore dhe i njëjti ishte prezantuar si pronar i hotelit. Pas dy minutave i njëjti është kthyer dhe ka kërkuar ndihmën e policisë ngase dikush ndodhej brenda ambienteve të hotelit”.

“Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm me ç’rast dy policë kanë siguruar perimetrin e jashtëm të objektit, ndërsa dy të tjerë së bashku me qytetarin kanë filluar me kontroll të brendshëm kat për kat dhe me të arritur në çati janë parë dy persona të dyshuar të cilët pasi nuk kanë mundur të gjejnë dalje tjetër kanë kërcyer nga kulmi i lartë rreth 5 metra”.

“ Policia ka reaguar dhe ka arritur ta arrestoj njërin prej tyre ndërsa tjetri duke e shfrytëzuar errësirën ka arritur të futët në pyllin e afërt”.
“ Pas hetimeve fillestare është bërë e ditur se i arrestuari është një shtetas i fshatit Pobreg të Kukësit ndërkaq policia ka mësuar edhe identitetin e te arratisurit”

“Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndalur në masën e arrestit policor”.

“Ndërsa rasti i dytë është regjistruar sot në orët e mëngjesit në Policinë e Malishevës pas një denoncimi nga pronari i një firme i cili dyshonte se nga makineritë e tij që ishin të vendosura të “Pishat e Llazicës” ishte vjedhur naftë”.

“Polica ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me hetimin e rastit e që ka rezultuar se të dyshuar janë baba (rojtar i të njëjtës firmë) dhe i biri me mbiemër Buzhala. Pas gjetjes së një bidoni me naftë në një veturë është bërë kontrollimi i për imët i së njëjtës dhe është gjetur një pushkë gjysmë automatike me njëzetë fishekë të kalibrit 7.62 mm”.

“Policia ka informuar prokurorin e shtetit për rastin i cili ka nënshkruar vendimet për ndalimin e të dyshuarve ndërsa provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme”./PrizrenPress.com/

Vehapi priti myftiun Naim Tërnava

0

Vehapi-TernavaKryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, priti një delegacion të Bashkësisë Islame të Kosovës të udhëhequr nga myftiu Naim Tërnava. Në Rahovec, myftiu Tërnava tha se Bashkësia Islame e Kosovës ka bashkëjetuar me fatin e popullit të Kosovës dhe gjatë kësaj periudhe ka dhënë kontributin e vet në të gjitha proceset politike e historike të vendit.

“Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë ta kryejmë obligimin tonë në shërbim të popullit dhe Kosovës, duke mos u pajtuar asnjëherë me zhvillime që janë të dëmshme për vendin”, tha ai.

Në këtë çështje myftiu Tërnava përmendi ndikimet negative që vijnë nga jashtë dhe që ndikojnë në indoktrinimin e disa të rinjve tanë.

“Si pasojë ne po përballemi me ngjarje të papëlqyeshme, pasi që disa njerëz tanë janë ndodhur në vende që nuk do të duhej të ishin”, tha Tërnava, me ç’rast përmendi ngjarjet në Turqi dhe në Irak.

“Luftimi i kësaj të keqeje të madhe është obligim i përbashkët i institucioneve dhe të gjitha hallkave të shoqërisë. Në këtë drejtim edhe BIK do të japë kontributin e vet. Ne kemi mënyrën tonë të sjelljes shoqërore dhe nuk kemi nevojë për të sjellë konfliktet e të tjerëve në vendin tonë. Shpresojmë që mosmarrëveshjet e të tjerëve nuk do të kenë ndikim në shoqërinë tonë”, shtoi myftiu Tërnava, duke u shprehur i gatshëm për thellim të bashkëpunimit me të gjitha hallkat e pushtetit, atij qendror dhe lokal.

Ndërkaq, kryetari Idriz Vehapi, falënderoi myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë vizitë dhe deklaroi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtejmë me përfaqësuesit fetarë. Vehapi tha se këtu ka ekzistuar një frymë e tolerancës fetare dhe kjo duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ne do të ndihmojmë Këshillin e BIK-ut në Rahovec që të tejkalojnë vështirësitë eventuale dhe të bëjmë përpjekje të përbashkëta për ruajtjen e qetësisë publike. Komuna do të jetë partner i rëndësishëm dhe përherë të gatshëm për të vazhduar dialogun me Këshillin dhe me të gjithë përfaqësuesit tjerë fetarë në komunën e Rahovecit”, tha Vehapi.

Kurse, kryetari i Këshillit të BIK-ut në Rahovec Shani Sylka, tha se pushteti lokal ka pasur mirëkuptim për kërkesat tona dhe se shumë shpejt pritet të hapet qendra kulturore e Bashkësisë Islame në Rahovec. Për ç’gjë falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuuar për hapjen e kësaj qendre. /PrizrenPress.com/

Hoxhaj: NATO të hapë dyert për anëtarësimin e Kosovës

0

Hoxhaj-samiti ne LituaniMinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Lituani, ka marrë pjesë në punimet e Samitit të Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve baltike dhe të Ballkanit, i cili është organizuar me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Lituanisë në NATO.

Gjatë samitit, bëhet e ditur se, ministri Hoxhaj, gjatë një fjalimi të mbajtur, “ka adresuar qëndrimet e politikës së jashtme të Kosovës lidhur me zhvillimet politike dhe të sigurisë”, si ka shprehur “aspiratat e Kosovës për anëtarësim të shpejtë në strukturat euroatlantike”.

Në praninë e ministrave nga vendet baltike dhe vendet e Ballkanit, ministri Hoxhaj foli për rëndësinë që ka pasur për Kosovën anëtarësimi 10 vjet më pari i vendeve baltike në NATO, duke shtuar se ky ka qenë një moment shumë domethënës për sigurinë dhe për konsolidimin e paqes demokratike në Evropë.

“Ishte po ashtu për vendin tim dhe shtetet e tjera në rajon një lajm i shpresës sepse që atëherë ne e kishim vendosur që ta lidhim të ardhmen tonë me komunitetin euroatlantik”, tha Hoxhaj shtohet të ketë diplomati kosovar.

“Është koha që NATO të sjell Kosovën më afër saj, është koha që të ftojë Kosovën që t’i bashkohet programit të partneritetit për paqe”, tha ministri Hoxhaj, duke shtuar se “historia, identiteti dhe orientimi strategjik i Kosovës është që të bëhet pjesë e komunitetit euroatlantik”.

VV: Qeveria Thaçi sulmon Teatrin e Kosovës

0

VV-logo9-09Komiteti për Kulturë dhe Art në Lëvizjen Vetëvendosje! po ndjek me shqetësim situatën e fundit të krijuar në Teatrin Kombëtar, pas zgjedhjes së drejtorit të ri.

“Ne bashkohemi me reagimet e forta të njerëzve të teatrit, aktorëve dhe regjisorëve, kundër kësaj shfaqje flagrante të klientelizmit që nuk ka lënë pa prekur as institucionet artistike të Kosovës”, thekson VV-ja në komunikatë e saj.

“Drejtori i ri jo vetëm që nuk vjen nga fusha e teatrit apo e dramaturgjisë, por as nuk është përzgjedhur nga komuniteti i profesionistëve të fushës. Ai është përzgjedhur prej një Këshilli Drejtues i cili është i emëruar politikisht, dhe i përbërë prej shërbëtorëve dhe kamerierëve të pushtetit. Përveç transparencës së munguar në procesin përzgjedhës, përzgjedhja e Drejtorit prej Këshillit Drejtues paraqet edhe konflikt interesi, siç është referuar tashmë edhe në media të ndryshme. Ky trajtim që qeveria, përkatësisht Ministria e Kulturës po ia bën Teatrit Kombëtar e imponon këtë të fundit më shumë si një aparat të ushtrimit të pushtetit, se sa si një katalizator kulturor apo etiko-estetik. Përmes makinacioneve me Këshillin Drejtues, Qeveria ilustron haptazi përpjekjen për mbikëqyrje politike të Teatrit Kombëtar e njëkohësisht manipulimin e vazhdueshëm të opinionit publik në emër të interesave private”.

“Vënia e institucioneve të rëndësishme kulturore në kontroll të biznesmenëve të Qeverisë apo të njerëzve të SHIK-ut është një tipar i diktaturave dhe i sistemeve autoritare. Këto institucione duhet që sa më parë t’i kthehen publikut, dhe të drejtohen prej njerëzve të artit, personave të nderuar që ia kanë kushtuar jetën ngritjes së kulturës sonë, që është vënë në rrezik për mbijetesë prej sulmeve barbare të Qeverisë Thaçi”, përfudon komunikatën VV-ja. /PrizrenPress.com/

Krasniqi: Nuk ka asnjë dokument zyrtar për çështjen e Tribunalit

0

JakupKrasniqi10-29Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi thotë se ende nuk kanë pranuar asnjë dokument zyrtar që do të trajtohej nga Kuvendi sa i përket Tribunalit që do të gjykonte krimet e supozuara të UÇK-së.

Ai ka kërkuar detaje të mëdha rreth kësaj kërkese. Këto deklarata kreu i Kuvendit Krasniqi i bëri pas takimit me homologun e tij shqiptar Ilir Meta i cili tha se cdo tentim për vënë në diskutim legjitimitetin e  luftës së Kosovës është i pa vend dhe i diskutueshëm.

Hospitalizohet Gabriel Garsia Markez

0

Gabriel Garsia MarkezShkrimtari kolumbian, Gabriel Garsia Merkez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi më 1982, është dërguar në spital në Meksiko Siti. Markez, 87 vjeç, po trajtohet për infeskion të mushkërive dhe të traktit urinar, kanë thënë zyrtarët meksikanë, duke shtuar se gjendja e tij është stabile.

Gonzalo, djali i autorit, thotë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se pritet që autori i madh të kthehet në shtëpi javën tjetër.

“Ai nuk është në dhomë emergjente, është në dhomë normale dhe shpejt pritet të kthehet në shtëpi” ka thënë Gonzalo.

Mediet meksikane megjithatë kanë njoftuar se Garcia Marquez është hospitalizuar për infeksion mushkërish, ndërsa ka pasur rrezik nëse ky hospitalizim ndodh me faktin që autori jo pak herë ka pasur probleme edhe kujtesën e tij.

Garcia Marquez për herë të fundit publikisht u paraqit më 6 mars të këtij viti kur doli nga shtëpia për t’i përshëndetur gazetarët që kishin shkuar ta vizitonin me rastin e 87 vjetorit të lindjes.

Merkez konsiderohet si njëri nga autorët më të mëdhenj në gjuhën spanjolle., ndërsa veprat e tij janë ndër më të përkthyerat. Novela  “100 vjet vetmi” është shitur në më shumë se 30 milionë kopje në gjithë botën.

Në shtator, rrëfimi autobiografik i Julian Assanges

0

Julian AssangeLibri “Kur Google takon WikiLeaks” nga Julian Assange, një rrëfim autobiografik i kokës kontraverse të WikiLeaks-it, pritet të botohet në shtator të këtij viti. Rrëfimi përqendrohet në vitin 2011, atëherë kur Assange po qëndronte në arrest shtëpiak në Norfolk, pasi nxorri në shesh dokumente sekrete të Departamentit të Shtetit , si dhe vizitave e bisedave me Eric Schmidt, një prej kryesorëve në Google, bashkë me Hillary Clinton e të tjera personazhe.

Botuesi e përshkruan librin si një dialog historik mes “polit të veriut e atij të jugut”.

“Janë bashkuar përmbajtjet intelektuale të disa dokumenteve që dikur ishin online, dhe kështu Assange ka dashur që duke përzier eksperiencën e tij me bashkëbisedimet që ka pasur me njerëzit që i kanë bërë vizitë në kohën kur ishte në arrest shtëpia, të sjellë një prapaskenë të pa censuruar të diçkaje që ka ndodhur e që ai, e shpejt edhe të tjerët do ta dinë e lexojnë” thotë botuesi i librit nga Shtëpia botuese OR.