14 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025
Home Blog Page 8214

I bashkon protesta për dorëheqjen e Mujës

0

Ura e gurit ne prizrenPartitë opozitare në Prizren janë bashkuar për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. LDK, BD, LVV dhe PK, kanë paralajmëruar se nesër do të marrin pjesë në protestën kundër Mujës. Protesta mbahet në ora 12:00 në “Shatërvan”.

“Ne subjektet e lartpërmendura bashkërisht e përkrahim protestën e qytetarëve të Prizrenit, për shkarkimin e kryetarit të komunës, i cili në bazë të verdiktit gjyqësor ka të ndaluar ushtrimin detyrës publike për 30 muaj të ardhshëm”, thuhet në komunikatën e partive opozitare në Prizren.

“Me këtë vendim faktikisht kryetari i Komunës duhet të shkarkohet me qëllim që të parandalohen keqpërdorimet tjera të detyrës zyrtare nga ana e tij deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimit gjyqësor”.

“Apelojmë në organet e rendit për mosndërhyrje sepse është e drejt e qytetarëve për shprehje e pakënaqësisë nëpërmes protestave”.

“Gjithashtu ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të arrestuar të cilët janë marrë prej policisë pa kurrfarë nevoje. Sot në mëngjes ata janë arrestuar duke qenë në një kafe përball Shtëpisë së Bardhë”.

“Nesër do të keni përkrahjen tonë të plot, andaj Ju ftojmë të takohemi në ‘Shatërvan’ duke filluar nga ora 12:00”. /PrizrenPress.com/

 

 

 

Moskopullos: Tani vizat direkt në pasaportë

0

Kosove-vizatShefi i Zyrës së Greqisë në Kosovë, Dimitris Moskopullos ka thënë se vendimi i shtetit grek për të pranuar vizat e Shëngenit në pasaportat e Kosovës është një vendim që shënon për dy hapa tutje lëvizjen e Greqisë nga pozicioni i saj karshi Kosovës në raport me vizat. Ai në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se për shkak të problemeve me ndryshimet në sistemin grek si dhe të tërë vendeve anëtare të Shengenit nuk do të mund të lëshohen viza në pasaportë nga data 20 mars, siç ishte planifikuar.

Moskopullos ka thënë se nuk ka ende udhëzime se çfarë do të ndodhë me vizat valide që kanë qytetarët kosovarë në pasaportat e tyre ku shkruan minus Greqia. Por, ka qartësuar se me këto viza nuk mund të hyhet aktualisht në Greqi. Gjithashtu ai nuk e ka bërë të qartësuar nëse viza greke në pasaportën kosovare do të jetë e vlefshme vetëm për Greqi apo edhe për të tëra vendet e Shengenit.

Radio Kosova: Z. Dimitris Moskopullos: Qeveria greke ka vendosur që të lëshoj vizat Shengen në pasaportën e Kosovës. Ju lutem a mund të na sqaroni se çfarë përmban vendimi?

Moscopulis: Vendimi është që prej tani vizat greke që deri më tani janë lëshuar në mënyrë të ndarë, jo në pasaporta të kosovarëve ato do të fillojnë të lëshohen në faqe të pasaportës së Kosovës. Kjo do të bëhet në pasaportat e rregullta, të zakonshme të qytetarëve dhe në pasaportat diplomatike. Pra siç dihet deri më tani ne kemi lëshuar viza në një letër që ka vlejtur vetëm për shtetin greke që ka qenë si rezultat i mosnjohjes së pasaportës së Kosovës. Tani vizat Shengen do të lëshohen direkt në pasaportë.
Kur do të ndodhë kjo? Ne kemi si datë të fiksuar datën 20 mars, nëse gjithçka do të jetë në rregull me përgatitjet teknike. Megjithatë duket që ne nuk do të jemi krejt gati të fillojmë të lëshojmë viza në këtë datë, për shkak që kjo përbën një ndërmarrje të madhe të përgatitjeve teknike. Për shkak, se kjo kërkon ndryshime gjenerale në sistemin tonë të lëshimit të vizave, por edhe në sistemin e të gjitha vendeve anëtare të Shengenit. Për këtë arsye kam frikë që nuk do të jemi gati të fillojmë tamam në këtë datë. Pra kjo kërkon një procedurë goxha të ngatërruar që duhet ndjekur, për t’i risistemuar ndryshimet.

Radio Kosova: Çfarë do të ndodhë me vizat që kanë marrë tashmë kosovarët qoftë nga shteti grek qoftë nga vendet tjera ku shkuar p.sh minus Spanja , Greqia dhe Qipro?

Moskopullos: Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që duhet t’a qartësojmë. Vizat që kanë aktualisht në pasaportat e tyre qytetarët e Kosovës, ku shkruan minus Spanja, Greqia apo Qipro janë valide sidomos për ato vende nga të cilat janë lëshuar. Në sistemin e ri nuk do të jetë më minus GR që do të thotë nuk vlen për Greqi. Por çfarë do të ndodhë tutje me këto viza që kanë aktualisht kosovarë ne nuk e dimë ende, ngase nuk kemi marrë ende udhëtime të plota se si do t’u qasemi atyre. Për të qartësuar dhe për të vendosur tutje rreth kësaj çështje do të zhvillohet konsulta të mëtejshme në mes të Greqisë dhe autoriteteve tjera të vendeve anëtare të Shengenit. Pra ato do të vendosin nëse do t’i lënë edhe më tej valide vizat aktuale që janë të lëshuara me sqarimet minus Greqia apo do t’i bëjnë të pavlefshme ato me të dhënat që më nuk do të jenë të përfshira.
Ndoshta do të ketë ndonjë marrëveshje rreth kësaj mes Greqisë dhe vendeve të tjera.
Çfarë dua të them tani për të parandaluar keqkuptimet apo keqinterpretimet është se qytetarët që do të ia mësyjnë kufirit grek me viza që shkruajnë se nuk janë valide për Greqi ata nuk do të mund të hyjnë aktualisht në Greqi.

Radio Kosova : Çfarë impakti mendoni që do të ketë ky vendim i Greqisë tek vendet tjera që nuk i kanë njohur pasaportat e Kosovës dhe po vështirësojnë lëvizjen e lirë?

Moscopulis : Së pari çdo vend vendos për vete rreth vizave dhe pasaportave. Tashmë Sllovakia ka vendosur të njëjtën gjë më herët me pasaportat e zakonshme (jo ato diplomatike). Ndërsa vendimi ynë shkon dy hapa tutje pra ne i njohim pasaportat dhe lëshojmë viza në të gjitha llojet e pasaportave për kosovarët. Ky është një zotim që Qeveria greke e ka kristalizuar. Ne nuk e dimë çfarë saktësisht do të thotë kjo për vendet tjera që nuk e kanë bërë ende këtë. Por ky është vendimi ynë që mendoj që do të kontribuoj pozitivisht në lëvizjen e lirë . Sa i përket vendeve ë tjera ne nuk mund të ua diktojmë se çfarë duhet të bëjnë.

Radio Kosova:Ju thatë se keni bërë dy hapa tutje çfarë do të thotë kjo në raportet mes të dyja vendeve?

Moscopulos: Çfarë dëshiroj të them është se ne po punojmë që t’ua bëjmë më të lehtë njerëzve lëvizjen dhe mundësinë për të parë të dyja vendet. Për të pasur mundësi që të rrisin kontaktet e njerëzve, të mundësojmë tregtinë e lirë dhe të përmirësojmë veprimet e përbashkëta. Ky mendoj që është një hap tejet i rëndësishëm për të bërë gjërat më të lehta për njerëzit dhe vendet . Aktualisht mund të ketë vështirësi derisa gjërat të vijnë në vend dhe të qartësohen, por ne i lusim qytetarët e Kosovës që të mos hezitojnë të kontaktojnë autoritete tona sepse ne do jemi në shërbim të tyre në çdo kohë. Mendoj që këto vështirësi do të harrohen shpejt ngase shumë shpejt qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të lëvizin shumë lirshëm për në Greqi.

PK: Muja ka humbë legjitimitetin e kryetarit të Prizrenit

0

PKKryesia e Partisë Konservatore të Kosovës në Prizren, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Prizren, pas shpalljes së Ramadan Mujës fajtor për shpërdorimin e detyrës zyrtare.

“Qytetarët e Prizrenit dhe Partia Konservatore e Kosovës janë të brengosur sepse principet themelore të demokracisë janë cenuar pasi që me komunën tonë udhëheq një politikan i cili është shpallur fajtor duke mos respektuar vendimin e gjyqësorit dhe duke sfiduar fajësinë e tij për shpërdorim të detyrës zyrtare para syve të qytetarëve të komunës sonë”.

“Partia Konservatore e Kosovës konsideron se Ramadan Muja ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr me komunën tonë pasi që vendimi i gjykatës thotë prerazi se ai është fajtor për shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe se ai nuk mund të ushtrojë postin e tij dhe të mbaj asnjë pozitë publike gjatë 30 muajve në vijim.Me këtë pozicion të Ramadan Mujës lëkundet edhe kredibiliteti i pushtetit lokal para partnerëve ndërkombëtar, donatorëve dhe investitorëve të huaj, pasi që ata nuk dëshirojnë të kenë asnjë lidhje dhe marrëdhënie politike me udhëheqës dhe kryetarë komunash të korruptuar dhe të shpallur fajtor nga ana e gjyqësorit.”

“Dhe si e tillë çdo nënshkrim i Ramdan Mujës në dokumentet komunale do të shikohet me dyshime të thella dhe skepticizëm.Në këtë situatë të tillë nuk do të ketë projekte zhvillimore dhe se plani i paraparë zhvillimor nuk do të zbatohet në Prizren dhe me këtë më së tepërmi do të pësojnë qytetarët e Prizrenit”
“Papërgjegjësia e tillë e garniturës udhëheqëse komunale është e pakuptimtë dhe jo racionale.Kryesia e Partisë Konservatore të Kosovës ka diskutuar edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë si dhe për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve komunale të jashtëzakonshme në Prizren. Mbledhja është shfrytëzuar edhe për plotësimin e radhëve të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues të Partisë Konservatore të Kosovës,thuhet në komunikaten e zyres për informim të Partisë Konservatore të Kosovës”.

 

 

Ndërroi jetë dr. Gani Demolli, themeluesi i ‘Nënë Tereza’

0

Dr.Gani DemolliKa ndërruar jetë dr. Gani Demolli, themeluesi i shërbimit shëndetësor “Nënë Tereza”. Ai vdiq të martën, pas një sëmundje të shkurtër, por të rëndë.

Humanisti Gani Demolli, gjatë viteve të rënda të pushtimit serb u kishte ndihmuar shumë njerëzve që t’i mundnin sëmundjet.

Për punën e vështirësitë, por edhe ngadhënjimin e përkushtimit të tij human, ai la dy libra.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

VV: Policia Politike e Thaçit kidnapon njerëz

0

Arrestimi 1Sot në mëngjes, deri sa po pinte kafe në një lokal pranë “Shtëpisë së Bardhë” – Kuvendit Komunal në Prizren, u arrestua asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Artan Abrashi. Ai po pinte kafe me një nga qytetarët aktivë të Prizrenit, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Ramadan Mujës, pas dënimit të këtij të fundit nga Gjykata. Kjo edhe supozohet që është arsyeja e arrestimit.

“Një arrestim i tillë nga ana e policisë, është puro politik. Artan Abrashi si asambleist, ka të drejtë të hyjë e të dalë në të gjitha objektet e Komunës së Prizrenit, ka të drejtë të rrijë e të pijë kafe afër këtyre objekteve, ka të drejtë të takojë qytetarët e Prizrenit dhe është e drejtë e besa edhe obligim moral, qytetar e intelektual i tij që ta luftojë politikisht Ramadan Mujën dhe të ngjashëm si ai. Arrestimi apo kidnapimi, thënë më mirë, i tij, tregon se si Hashim Thaçi e ka shndërruar Policinë e Kosovës, në polici politike, në mbrojtjen e pushtetit të tij dhe hajdutëve të tij, të shpërndarë nëpër Kosovë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Për më tepër, Policia e Kosovës arrestoi edhe aktivistët Selman Sokoli, Shpend Zyba, Drilon Zyba, Bujar Muçaj, Avni Dakaj, si dhe asambleistin e Lëvizjes Vetëvendosje! në Therandë, Leonard Shala, të cilët u solidarizuan me qytetarë e Prizrenit në bllokimin e hyrjes së Komunës.

Lëvizja Vetëvendosje! proteston ashpër kundër kësaj sjellje të Policisë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve. Në burg duhet të shkojë Ramadan Muja dhe vartësit e tij e jo qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!

KIPRED: Arrestimi i protestuesve, akt jodemokratik

0

Protesta kunder MujesInstituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka reaguar ndaj arrestimit të protestuesve në Prizren, të cilët kërkonin dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

“Sot, para fillimit të protestës së paralajmëruar në hyrje të objektit të Kuvendit Komunal në Prizren, ende pa filluar asnjë aktivitet, janë arrestuar Kastriot Jahaj nga KIPRED, Lirim Krasniqi iniciatorë i protestës së djeshme dhe Artan Abrashi aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Policia ka arrestuar personat në fjalë, të cilët dje në mënyrë paqësore dhe pa provokime kishin protestuar para Kuvendit Komunal në Prizren duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja i cili është dënuar me dy vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë tre vjetëve të ardhshëm. Arrestimi posaçërisht i një mënyre të tillë është e papranueshme, është akt jodemokratik, cenim i drejtpërdrejt i lirisë individuale dhe i asociimit si një e drejtë e garantuar kushtetuese”, thuhet në reagim.

Sipas KIPRED, sjellja e tillë e organeve shtetërore është indikator i instalimit të diktaturës policore në Kosovë. Ky institut e dënon, siç thotë, “këtë akt joligjor që është thellësisht akt jodemokratik në kundërshtim me të drejtat elementare të njeriut, këtë politizim të policisë dhe ndërhyrje politike në drejtësi”.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Kastriot Jahaj dhe të arrestuarve të tjerë dhe marrjen e menjëhershme të masave nga Inspektorati i Policisë së Kosovës për këtë akt të paprecedent kundër lirisë individuale”.

Ndaj arrestimit ka reaguar edhe Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren që përmes një komunikate thotë se është e shqetësuar për arrestimet që iu bënë protestuesve nga ana e Policisë së Kosovës.

“LDK-ja i konsideron arrestimet si goditje kundër vlerave te lirisë, demokracisë, dhe atak ndaj vlerave të qytetarisë prizrenase. LDK-ja në Prizren kërkon me ngulm lirimin sa ma pare të të gjithë protestuesve paqësorë”.

LDK: Arrestimi i protestuesve, atak kundër vlerave të demokracisë

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ka reaguar kundër arrestimeve të protestuesve.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prizren është e shqetësuar për arrestimet që iu bënë sot protestuesve nga ana e Policisë së Kosovës. LDK-ja i konsideron arrestimet si goditje kundër vlerave te lirisë, demokracisë, dhe atak ndaj vlerave të qytetarisë prizrenase”,thuhet në reagimin e LDK-së.

“LDK-ja në Prizren kërkon me ngulm lirimin sa ma pare të të gjithë protestuesve paqësor”

“Lidhja Demokratike e Kosovës, iu bene thirrje te gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, që më 19.03.2014(e mërkure), të dalim te sheshi “Shatërvan” nga ora 12:00, dhe te protestojmë ne mënyrë paqësore , kundër regjimit kleptokrat që është instaluar ne Komunën e Prizrenit”

“Edhe një here e bëjmë të qartë qëndrimin tonë si LDK, se i dënuari nga Gjykata, Ramada Muja duhet të jap dorëheqje sa më parë”./PrizrenPress.com/

 

‘DAM Festival’ këtë vit me 30 vepra premierë

0

DAM Festival?Festivali i nëntë ndërkombëtar i muzikantëve të rinj “DAM Festival 2014″ do të hapet më 29 mars në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 8 prill. Ky festival, sivjet pritet të ofrojë një program të pasur muzikor, ku veprat e tyre do t”i interpretojnë artistë nga vendet e ndryshme të botës.

Kjo ngjarje kulturore tradicionale, për 11 ditë rresht do të sjellë për publikun kosovar nëntë koncerte, të cilat do të mbahen në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Teatrin Oda, Teatrin Kombëtar dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Në këtë edicion do të prezantohen artistë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Japonia, Franca, Turqia, Gjermania, Kroacia dhe SHBA-të.

Kërcënon me thikë farmacisten në Prizren, grabit 300 euro

0

Barnatore-logoMbrëmë në Prizren ka ndodhur një grabitje në barnatoren “City Pharm”, e cila gjendet në rrugën “Rifat Ukimeri”, njofton Policia në Prizren.

Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari i moshës rreth 20-25 vjeç, pasi kishte hyrë në barnatore ka kanos punëtoren me mjet të mprehtë (thikë) dhe nga arka ka grabitur rreth 300 euro para e më pas ka ikur në drejtim të panjohur.

Pas informimit të policisë janë kryer veprime operative për kapjen e autorit por pa sukses. /PrizrenPress.com/

Rritet numri i protestuesve të arrestuar

0

Arrestimi 1

(E plotësuar) Është shtuar numri i protestuesve të arrestuar para “Shtëpisë së Bardhë”. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë pasi policia u ka dhënë ultimatum që të shpërndahen. “ Deri më tash janë arrestuar nëntë protestues”,konfirmoi Berisha për “PrizrenPress”.

Ai tha se tre të arrestuarit e parë të mëngjesit janë marrë nga policia për shkak veprimeve që kanë bërë dje gjatë protestave.

“Ata janë futuar që të paraqiten në polici, mirëpo nuk iu janë përgjigjur ftesës”, tha Berisha. Ndërkaq, pas arrestimit të aktivistëve janë shpërndarë edhe qytetarët  që ishin mbledhur para ” Shtëpisë së Bardhë” ./PrizrenPress.com/

Arrestohen sërish protestuesit kundër Mujës

Protestuesit aktiv “Për  Prizrenin” nuk kanë arritur sot të bllokojnë hyrjen e “Shtëpisë së Bardhë”. Ata janë arrestuar nga policia ende pa i koordinuar veprimet dhe bllokuar hyrjen. Të arrestuarit janë: Kastriot Jahaj, Lirim Krasniqi dhe asambleisti i VV-së, Artan Abrashi.

Protestuesit kanë kërkuar edhe një herë dorëheqjen e kryetarit Ramadan Muja. Ata kanë paralajmëruar se përkundër arrestimeve, protestat kundër Mujës nuk do të ndalën.

Protestë gjithëpopullore edhe parlajmëruar edhe për të mërkurën në ora 12:00 në “Shatërvan”. /PrizrenPress.com/