28.5 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 8237

Zvicra në Panairin e Librit në Lajpcig

0

Zvicra-dhe-gjuha-e-saj-320x180Në fokus të këtij viti në Panairin e Librit në Lajpcig është Zvicra dhe sidomos letërsia në gjuhën retoromane. Shumica e autorëve retoromanë të Zvicrës shkruajnë në dy gjuhë, në mënyrë që të jenë të pranishëm në tregun gjerman të librit.

Në Zvicër ka rreth 50.000 deri në 60.000 vetë, që flasin sot gjuhën retoromane, apo romansh, e cila është pranë gjermanishtes, frëngjishtes dhe italishtes – gjuha e katërt zyrtare e Zvicrës. Fillimet e saj datohen në vitin 15 para Krishtit, kur filloi përzierja e gjuhëve lokale të Retias me gjuhën latine. Edhe pse gjuhë e një pakice, gjuha romansh ndahet në pesë nëndialekte në: Vallader, Putèr, Sursilvan, Sutsilvan dhe Surmiran.

Sikurse gjuha e sorbëve në Gjermani apo gjuha korse, edhe romansh bën pjesë në gjuhët e Europës të kërcënuara nga zhdukja. Por kjo gjuhë jo vetëm vazhdon të flitet fshatrave të Zvicrës, por në të shkruhet edhe letërsi.

Temat e letërsisë në gjuhën retoromane nuk janë vetëm jeta në Alpe, bagëtia dhe gjuetia, por edhe jeta urbane, sikurse gjendet në librat e Leo Tuor dhe Arno Camenisch, që sipas studiuesit të letërsisë Clà Riatsch janë mjaft inovativë si në mënyrën e të shkruarit edhe në formën artistike.

Zvicra shpenzon shumë para për ruajtjen e kësaj gjuhe të rrezikuar nga zhdukja. Por edhe pse në administratë përdorimi i saj është i suksesshëm, futja e saj në përdorim në shkolla është e vështirë. Po ashtu edhe numri i shkrimtarëve, që shkruajnë në gjuhën retoromane, nuk është i madh.

Lirohen protestuesit e arrestuar, akuzohen për prishje të rendit

0

Protest para shpis se bardh

(E plotësuar)Gjashtë protestuesit e arrestuar në drekë, pas bllokimit nga mëngjesi të derës së kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja janë liruar nga arresti, rreth orës 17:00.
Togeri policor në stacionin “Alfa” Sejad Huskiq ka thënë se tre persona kanë arritur të ikin, ndërsa sjellja e policisë ndaj të arrestuarëve ka qenë konfrom rregullave të parapara dhe nuk është përdorur dhunë. Ai njoftoi se me këtë është lënduar një zyrtar policor.

Policia ka ndërhyrë për të arrestuar rreth orës 13:00, derisa ata qëndronin ulur, ndërsa pas mbajtjes në policia, ata janë dërguar Gjykatën Themelore, Divizioni për Kundërvajtje.

 

Policia konfirmon arrestimin e gjashtë protestuesve

Policia në Prizren, ka konfirmuar arrestimin e gjashtë protestuesve. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë pasi që ata nuk kanë pranuar të zhbllokojnë rrugën e “Shtëpisë së Bardhë”.

“Rreth orës 13:00, Policia e Prizrenit ka arrestuar 6 protestues të cilët nuk kanë pranuar të zhbllokojnë hyrjen e objektit komunal të cilën e kishin bllokuar qysh në orët e mëngjesit duke kundërshtuar kryetarin e komunës”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

“Policia disa herë në vazhdimësi ka kërkuar që protestuesit të respektojnë rendin dhe ligjin edhe pse nuk kishin paralajmëruar protestën, janë lejuar të protestojnë, por jo ta mbyllin hyrjen e objektit komunal, ndërkaq për shkak se protestuesit nuk i kanë respektuar urdhëratë e peronave zyrtarë, është marrë veprim që të njëjtit të arrestohen ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar që të gjithë të dërgohen në Gjykatën për Kundërvajtje në Prizren sipas procedurës së përshpejtuar”.

Arrestohen protestuesit

Policia e Kosovës ka arrestuar shumicën e protestuesve të grupit të qytetarëve aktivë “Për Prizrenin”, të cilët prej mëngjesit po mbanin të bllokuar hyrjen kryesore të Kuvendit Komunal të Prizrenit, duke kërkuar kështu dorëheqjen e kryetarit të dënuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, Ramadan Muja,shkruan Koha.net

Tre pjesëmarrës të grupit të vogël të qytetarëve kanë arritur t’iu ikin nga duart policisë, ndërsa të tjerët janë në mbajtje.

Zafir Berisha përkrah protestën kundër Ramdan Mujës

0

ZafirBerisha11-14Partia Zafir Berishës, Bashkimi Demokratik është edhe një subjekt më shumë në Prizren që përkrah protestën kundër Ramdan Mujës. “Protesta reagim i arsyeshëm qytetarë”, e cilëson kjo parti këtë protestë me ët cilën kërkohet dorëheqja e Mujës, pas shpalljes fajtorë për korrupsion.

“Bashkimi Demokratik protestën para ndërtesës së komunës e konsideron si një reagim të arsyeshëm qytetarë ndaj shkelësve të ligjit dhe krimit të organizuar”, thuhet në komunikatën e BD-së.

Bashkimi Demokratik si subjekt politik është i interesuar për respektimin e ligjit nga të gjithë zyrtarët, cilët do qofshin ata, “prandaj dënimi i Mujës & Company nga Gjykata është i drejtë, andaj kërkojmë dorëheqjen e tij për të mbrojtur identitetin e institucionit të kryetarit të Komunës”.

“Shkuarja në punë e të dënuarit Ramadan Muja jep një mesazh denigrues për shoqërinë dhe institucionet para miqve ndërkombëtarë, prandaj sa nuk është bërë vonë Muja &Company duhet të reflektojnë me dorëheqje për të krijuar hapësirë në krijimin e institucioneve nga njerëzit e përgjegjshëm dhe që respektojnë ligjin”. /PrizrenPress.com/

32 vjeçari humb jetën gjatë peshkimit në fshatin Krajk

0

PeshkatarI.Q. (1982) ka shkuar në brigjet e Drinit të Bardhë për peshkim me shokë, por atje ka humbur jetën. Nuk dihet çfarë ka ndodhur, por, ka dyshime që me shkop peshkimi mund ta ketë prekur një tel të tensionit të lartë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Krajk të Prizrenit, ndërsa djemtë kishin shkuar atje nga Suhareka.

Gjatë peshkimit, thuhet se tashmë i ndjeri, ishte ndarë nga shokët dhe nuk ishte lajmëruar fare. Disa herë është thirr në telefon por nuk kishte pasur përgjigje andaj është filluar me kërkimin e tij. Më vonë i njëjti është gjetur pa shenja jeta.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndërsa hetuesit kanë nisur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Ndërkohë pritet edhe një raport nga KEDS-i. /PrizrenPress.com/

Emërohet Këshilli për Veprim Rinor Lokal në Mamushë

0

Mamusha5-16“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Transparenca online e Komunës së Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës” ka marrë pjesë në mbledhjen e rradhës të kryetarit të komunës së Mamushës, Arif Bütüç me drejtorët komunal ku janë miratuar disa vendime.

“Bazuar në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040 kryetari i Komunës së Mamushës gjatë muajit shkurt ka marr vendim për njohjen e Këshillit për Veprim Rinor Lokal të Mamushës. Këshilli do të funksionoj si formacion këshillues i organizatave rinore të cilat veprojnë në territorin e Komunës së Mamushës, me qëllim të përfaqësimit të interesave të organizatave rinore tëk institucionet Komunale në Mamushë. Këshilli sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ ka përgjegjësi dhe obligim të fuqizojë organizatat rinore të Komunës së Mamushës, për të ndërtuar një vision të përbashkët për të rinjt e Komunës së Mamushës. Ky këshillë funksionin e tij e ushtoron në bazë të ligjit për Fuqizim dhe Pjesmarrje të Rinisë Nr.03/L-145, Udhëzimit Administrativ Nr.9.2010 Statutit të Këshillit si dhe Rregullorës së Punës. KVRL do të udhëhiqet nga Mirat Bütüç kryetar, Berna Mazrek nën kryetare, Mevlyde Bütüç sekretar dhe Serdar Thaç arkatar”, thekson Elmedina Baxhaku, monitoruese e OJQ-së “EC Ma Ndryshe”.

Në këtë takim është aprovuar kërkesa e Drejtorisë të Administratës së Përgjithshme për shfrytëzimin e mjeteve për projektin “Veturë Zyrtare”, mjetet do të mirren nga projekti “automjeti për pastrimin e rrugëve” nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në vlerë prej 5 000 euro.

Ka kaluar edhe kërkesa e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave për emërimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave për tatimin në pronë në Komunën e Mamushës, komisioni do të ketë përbërje Jahja Mazrek kryetar, Ibrahim Morina dhe Esra Osi anëtar.

Me kërkesën e Drejtorisë së Administratës, është nxjerr vendim për çasje në telefoninë mobile në shërbimin post paid (mujore) për kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Menaxherin e Prokurimit, Udhëheqësen e Personelit, Nën kryetarën e Komunës si dhe Zyrtaren kryesore Financiar.

KDI: Qytetarët i kanë ndëshkuar kryetarët që kanë menaxhuar keq

0

KDI-KS-logoNë kohën kur pozita dhe opozita shtyhen me njëra tjetrën për borxhet e lëna nëpër ato komuna ku kanë udhëhequr, analistë që vlerësojnë punën e komunave, theksojnë se është herët të vlerësohet se si do të menaxhojnë buxhetet e komunave kryetarët e rinj. Por, ata potencojnë se ndryshimi që e kanë bërë qytetarët me votat e tyre tregon se janë ndëshkuar ata ish kryetarë që kanë keq -menaxhuar me paranë e taksapaguesve.

Përderisa ish subjektet që kanë udhëhequr me komuna vazhdojnë të kritikojnë punën e kryetarëve të rinj, shoqëria civile thotë se janë qytetarët ata që kanë bërë ndryshime përmes votës së tyre. Isuf Zejna nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se edhe pse është ende herët të jepen vlerësime rreth menaxhimit të buxheteve komunale nga kryetarët e rinj, megjithatë ndryshimet nëpër disa komuna tregojnë se qytetarët kanë qenë ndëshkues ndaj atyre kryetarëve që kanë keq menaxhuar me paranë publike.

“Është herët të vlerësohet nëse këto qeveri kanë me menaxhuar buxhetin më mirë se sa qeverisjet paraprake që kanë qenë në komuna. Mirëpo, vet fakti që ka pasur ndryshime në këto komuna është një indikator që qytetarët e Kosovës e kanë ndëshkuar një lloj qeverisje dhe që kanë pritje tjera prej qeverive të reja”, tha Zejna për Radio Kosovën.

Sipas Zejnajt nëse kryetarët e keq menaxhojnë paranë e taksapaguesve atëherë qytetarët duhet të jenë më vigjilent dhe t`i raportojnë rastet. Kjo sipas tij, paraqet vetëdijesim të qytetarëve për t`i ndëshkuar të gjithë ata kryetarë që e keqpërdorin buxhetin.

“Ne presim që edhe qytetarët kanë me qenë më vigjilent në përcjelljen e punës së kryetarëve të rinj, për shkak se logjikisht qytetarët kanë edhe një pritshmëri më të madhe se kryetarët e rinj do ta menaxhojnë buxhetin më mirë”, tha ai.

Ndryshe, për dallim nga viti i kaluar Zejnaj thotë se këtë vit ende nuk ka pasur raportime të qytetarëve për keq menaxhim të buxhetit. Sipas tij, në gjatë mujorin e dytë të vitit mund të ketë raportime porse pritjet e qytetarëve nga kryetarët e rinj, për punë më efikase, janë shumë më të mëdha në krahasim me qeveritë e kaluara komunale.

Muja shfrytëzon rrugën alternative për të hyrë në “Shtëpinë e Bardhë”

0

vetura e mujesKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka arrit të hyjë në “Shtëpinë e Bardhë”. Ai ka shfrytëzuar hyrjen alternative të “Shtëpinë së Bardhë” për të dal në punë.

Një grup i vogël i qytetarëve aktivë “Për Prizrenin” ka bllokuar hyrjen kryesore në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, për t’ia pamundësuar kështu që aty të futet i pari i këtij qyteti Ramdan Muja.

“Komuna është e jona, jo e kriminelëve” është njëra nga thirrjet që dëgjohet aty.

Ata po vlerësojnë se, meqë kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, është shpallur fajtor në shkallën e parë të gjyqësorit, ai nuk e meriton që të mbajë më postin e të parit të Komunës. Qytetarë aktivë po kërkojnë nga Muja që mandatin t’ua kthejë qytetarëve dhe që presidentja e shtetit të shpallë zgjedhjet për kryetar të Prizrenit.

Deri tash në “Shtëpinë e Bardhë” në Prizren kanë hyrë vetëm Policia e Kosovës.

Protestuesit që po qëndrojnë aty që nga ora 8 e mëngjesit e kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën e tyre paqësore deri në përfundimit të orarit të punës.

“Kryetari i komunës është dënuar nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ne në këtë mënyrë e kemo të drejtën tonë që të protestojmë”, i ka sqaruar Kastriot Jahaj policisë të cilët u kanë thënë protestuesve se është dashur ta paralajmërojnë protestën.

“Ne iu garantojmë të drejtën tuaj të protestës por kjo nuk është mënyra e duhur”, u ka thënë komandanti i stacionit policor në Prizren, Haris Dida.

 

Tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në Sallagrazhdë

0

Vetevrasje-alltiMbrëmë në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ka ndodhur një tentim vrasje të një personi, njoton Policia në Prizren. Sipas raporteve nga grupi hetimor që ka dalë në vendin e ngjarjes thuhet se në drejtim te viktimës i cili kishte qenë tek dyert e oborrit është shtënë me breshëri nga kallashnikovi duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar 11 gëzhoja të fishekëve e më pas janë bërë bastisje të objekteve ku janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me 18 fishekë dhe një pushkë gjuetie me dy fishekë. Po ashtu është sekuestruar edhe një veturë e llojit Golf II e cila dyshohet të jetë përdor për kryerjen e veprës.

Ndërkaq në familjen e viktimës është sekuestruar një pistoletë e cila ishte me leje por është sekuestruar për shkaqe sigurie.

Kësaj ngjarje i ka parapri një sherr i një dite më parë që kishte ndodhur në mes të familjes Hajdari dhe Baftia. Këto dy familje thuhet se kanë mosmarrëveshje që prej dy vitesh. Në orët e mbrëmjes, policia ka arrestuar 5 meshkuj me mbiemër Hajdari. /PrizrenPress.com/

LDK pro protestave në Prizren: Muja, damkë e zezë

0

LDK-logo5-23Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prizren përshëndet reagimin qytetarë nëpërmes protestave demokratike, kundër Kryetarit të Komunës që është shpallë fajtor nga Gjykata, për shpërdorim të detyrës zyrtare.

“LDK-ja në Prizren konsideron se nuk mundë ta qeverisë qytetin e Prizrenit një kryetar që është shpallë fajtorë nga Gjykata, për shpërdorim të detyrës zyrtare. Madje ky fakt, që kemi një kryetar komune me damkën e zezë,i gjetur fajtor, nga Gjykata, është fyerje për çdo qytetar normal te këtij vendi”, thuhet në reagim të LDK-së.

“Edhe një here e bëjmë të qartë qëndrimin tonë si LDK, se Ramadan Muja duhet të jap dorëheqje sa më parë, poashtu mbështesim nismën qytetare, të nisur ne formë proteste kundër Kryetarit të Komunës së Prizrenit, dhe konsiderojmë se protesta është legjitime, dhe reagim normal”. /PrizrenPress.com/

Musliu: Putini na inkurajon për shkëputjen e Luginës nga Serbia

0

JonuzMusliu-bujanocNëse Krimeja e Ukrainës do t’i bashkëngjitet Rusisë duke u thirr në referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën, sepse ne më herët kishim referendum të tillë, ka thënë Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

“Nëse Moska e kërkon Krimenë, Tirana dhe Prishtina duhet të kërkojnë Luginën e Preshevës”, ka thënë ai për Presheva Jonë.

“Lugina e Preshevës gjatë historisë ka qenë pjesë integrale e Kosovës. Ajo është ndarë nga Kosova në vitin 1945-1956, nga komunistët jugosllavë, në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës – me Leposaviqin dhe Zubin Potokun. Ndërsa, rikujtojmë edhe një herë verdiktin e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës, të shpalosur demokratisht në referendumin e 1-2 marsit 1992, në të cilin qytetaret e këtij rajoni u shprehën për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën”.