31.2 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 8238

Musliu: Putini na inkurajon për shkëputjen e Luginës nga Serbia

0

JonuzMusliu-bujanocNëse Krimeja e Ukrainës do t’i bashkëngjitet Rusisë duke u thirr në referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën, sepse ne më herët kishim referendum të tillë, ka thënë Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

“Nëse Moska e kërkon Krimenë, Tirana dhe Prishtina duhet të kërkojnë Luginën e Preshevës”, ka thënë ai për Presheva Jonë.

“Lugina e Preshevës gjatë historisë ka qenë pjesë integrale e Kosovës. Ajo është ndarë nga Kosova në vitin 1945-1956, nga komunistët jugosllavë, në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës – me Leposaviqin dhe Zubin Potokun. Ndërsa, rikujtojmë edhe një herë verdiktin e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës, të shpalosur demokratisht në referendumin e 1-2 marsit 1992, në të cilin qytetaret e këtij rajoni u shprehën për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën”.

Në Bukuresht hapet ekspozita e Shyqri Nimanit dhe Hazir Rekës

0

Rumani-BukureshtiNë Bukuresht të Rumanisë është hapur ekspozita personale e grafikave të Shyqri Nimanit dhe ekspozita personale e fotografive të Hazir Rekës.

Me organizim të shoqatës së miqësisë Kosovë-Rumani “Dora D’Distria”, për tri ditë do të organizohen aktivitete të shumta kulturore në Bukuresht e Krajovë të Rumanisë.

Këto dy ekspozita të hapura në Bukuresht, u vizituan edhe nga grupi prej tetë deputetëve nga Kosova, të cilët ishin të pranishëm edhe në ceremoninë hapëse, për të vazhduar pastaj me takime tjera ndërshtetërore.

Grupi i artistëve dhe i anëtarëve të shoqatës “Dora D’Istria”, të mërkurën do të përcjell për së afërmi edhe ndeshjen e Ballkan-ligës në basketboll, mes ekipit vendas Krajova dhe Sigal Prishtinës.

Në Krajovë gjatë ditës, poashtu do të hapet e njëjta ekspozitë e autorëve Shyqri Nimani dhe Hazir Reka.

Të enjten në Bukuresht organizohet tryeza “Çka na bashkon?” në të cilën do të marrin pjesë 6 personalitete nga Kosova dhe 3 nga Rumania.

New York-u thërret xhazistët nga e tërë bota

0

Jazz-bardhezi”Made In New York” kanë hapur konkursin për aplikimin e muzicientëve nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe xhazistët e Ballkanit. Aplikimet mund të dërgohen deri në tetor të 2014-tës.

Konkurimi është ndarë në gjashtë katregori – solo intrumental, solo vocal, small band, big band, arrangement, composer. Panelin e jurisë e përbëjnë legjendat e jazz-it Lenny White, Joe Lovano dhe Randy Brecker.

Gjashtë finalistët do të jenë fituesit e kategorive të përmendura më lartë, derisa i shtati do të jetë muzicienti ose përbërja me më së shumti vota nga publiku. Fituesi i kësaj gare do të shpërblehet me para dhe me një biletë drejt New York-ut për të performuar në një gala koncert bashkë me legjendat e Jazz-it.

Profesorët e UPZ-së, vizita studimore në universitetet evropiane

0

UPZ-objektiProf. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” ka marrë pjesë në një takim të disa universiteteve evropiane organizuar në selinë e Asociacionit të Universiteteve Evropiane në Bruksel. Temë bosht në këtë takim ishte sigurimi i cilësisë, të brendshme dhe të jashtme.

Në këtë takim është marrë vendim për mbajtjen e një sërë “workshop”-esh dhe vizitave studimore gjatë vitit në qytetet evropiane.

“Profesorët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” do të marrin pjesë në këto vizita studimore, si në Dublin-Irlandë, në Porto të Portugalisë dhe në Banjallukë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Të gjitha këto vizita studimore do të financohen nga Bashkimi Evropian, të cilat do të kenë një kontribut të vlefshëm për UPZ-në në aspektin e marrjes së praktikave më të mira dhe në ngritjen e cilësisë në universitet”, thuhet në kumtesën e këtij universiteti.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë takim në Bruksel, u. d. Rektori i UPZ-së ka nisur bisedat për fillimin e bashkëpunimit me një sërë universitetesh evropiane, si nga Portugalia, Austria, Kroacia dhe Sllovenia.

“Në këtë takim është diskutuar po ashtu edhe për anëtarësimin e Parlamentit Studentor të UPZ-së në Unionin e Studentëve Evropian. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për njohjen e diplomave të UPZ-së nga universitetet evropiane”. /PrizrenPress.com/

750 azilkërkues kosovarë vetëm në muajin janar

0

Emigrant kosovar750 kosovarë kanë kërkuar azil për në shtetet e Bashkimit Europian. Këto janë të dhënat e Bashkimit Eurpian tregojë se vetëm në muaj janar 2014.

E përditshmja “Zëri”, tregon se prej këtij numri, rreth 150 janë persona që kanë kërkuar për herë të dytë apo të tretë azil.

Ndërkaq, shifrat e azilkërkuesve për vitin 2013, kapin shifrën prej 21 mijë, që është numri më i madh i azilkërkuesve kosovarë në vitet e fundit.

Një zyrtarë i BE’së, ka thënë për “Zëri” se shumë azilkërkues nuk paraqiten të kërkojnë azil, por jetojnë ilegalisht.

“Për shkak se ka shumë prej tyre që fare nuk paraqiten azil, por përpiqen aq sa munden të jetojnë ilegalisht. Ndërsa, numri që ne e kemi është vetëm i llogaritur nga ata që kërkojnë azil”, ka thënë një zyrtar i BE’së, për “Zëri”.

Nga 750 azilkërkuesit kosovarë, 70 prej tyre kanë kërkuar azil në Belgjikë, 555 në Gjermani dhe 125 në Suedi. Për dallim prej vitit të kaluar, asnjë person nuk kishte për destinacion Hungarinë, vend ky që në vitin 2013 kishte pranuar numrin më të madh të azilkërkuesve nga të gjitha shtetet e BE’së.

Mujës i bllokohet hyrja në “Shtëpinë e Bardhë”

0

Protest para shpis se bardhKryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, i është bllokuar hyrja në “Shtëpinë e Bardhë”.

Disa aktivist të shoqërisë civile, në orët e hershme të mëngjesit me pankarta në dorë kanë filluar të protestojnë kundër Mujës, raporton TVPZ.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Mujës, nga posti i kryetarit të Prizrenit. Protesta e aktivistëve po vëzhgohet nga policia. /PrizrenPress.com/

 

Begaj e redukton premtimin 150 mijë eurosh në 150 bursa

0

Provimi-pranus-per studentOpozita e Malishevës e ka kritikuar kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj, për mosmbajtje të premtimeve për mbështetje të studentëve të Komunës së Malishevës për shkollim, shkruan ‘Koha Ditore’.

Komuna e Malishevës para pak ditësh ka ndarë bursa për 75 studentë për periudhën janar – qershor të këtij viti, në shumën prej 50 eurosh për një student.

Opozitarët thonë se kjo nuk është as afërsisht nga ajo që kishte premtuar kryetari Begaj, e edhe këtë ndarje ata shohin si “hile” të Begajt dhe pushtetit të tij.

Por Begaj i ka përgjigjet e veta ndaj kritikave të opozitës. “Unë kam thënë publikisht se do të ndajë deri 150 mijë euro bursa nga viti 2014 por ky ishte një gabim rasti pasi kam dashur të them do të ndajë 150 bursa e jo 150 mijë euro”, ka deklaruar kryetari Ragip Begaj.

Gjenerali me NISMËN për shtet të fuqishëm

0

ImriIlazi-gjenerali FSKGjenerali Imri Ilazi ka lënë ushtrinë – Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) – për ta vazhduar misionin në politikë. Ai ka zgjedhur rrugën e përbashkët me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin, pra është bërë pjesë e themelimit të NISMA-s për Kosovën.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, të parën për mediet e shkruara, Imri Ilazi ka treguar arsyen pse vendosi të merret me politikë. Ai thotë se vendimi për ta lënë FSK-në nuk ka qenë i lehtë. “Ka qenë shumë vështirë për mua të largohem nga të gjithë ata oficerë dhe nënoficerë me të cilët kemi punuar për një kohë të gjatë, mirëpo ky vendim ka ardhur si rezultat dhe si pasojë e gjendjes dhe situatës politike në Kosovë”, ka thënë Ilazi, duke shprehur bindje se NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. “Zëri dhe fryma e NISMËS për Kosovën janë në të gjithë territorin e Kosovës. NISMËN s’do të mund ta ndalë askush, Mendojmë se do të dalim shumë të fuqishëm nga këto zgjedhje. Nuk dëshiroj të kalkuloj me shifra, numra dhe renditje, mirëpo duke pasur parasysh punën që po zhvillojmë në terren në të gjitha komunat e Kosovës, mendoj se është një lloj zgjimi, ngaqë një shtresë e qytetarëve është e përgjumur”, është shprehur Ilazi.

Ai ka treguar se NISMA për Kosovën do ta kthejë besimin e qytetarëve në vendimmarrjet politike. “Pra, sot Kosova ka nevojë për ngritje të besimit tek vendimmarrja politike sepse ka humbur ky besim. Për shumë të rinj politika është gënjeshtër dhe ky është perceptimi i tyre të cilin na kanë thënë gjatë punës në terren”, ka thënë Ilazi.

Imri Ilazi është anëtar i kryesisë qendror të NISMËS për Kosovën, njëkohësisht është udhëheqës i projektit të NISMËS për Kosovën në Ferizaj. Ai ka thënë se do të ofrojë kuadro të fuqishme që do t’i bashkohen NISMËS në Ferizaj. “Siç edhe e dini, jam anëtar i kryesisë qendror të NISMËS për Kosovën, njëkohësisht jam edhe udhëheqës i projektit të NISMËS për Kosovën në Ferizaj. Jam duke i kryer me shumë përkushtim këto dy detyra. Edhe më tutje do të angazhohem të ofroj kuadro të fuqishme të cilat mund të jenë pjesë e NISMËS për Ferizajn. Do të ofroj kuadro sa më të fuqishme dhe sa më të ndershme dhe të guximshme që dinë t’i thonë jo së keqes”, ka thënë Ilazi.

Shumë parregullsi në MPJ

0

Hoxhaj-Enver5-21Për nëntë muaj gjatë vitit të kaluar, misionet diplomatike të Kosovës kanë harxhuar buxhet të paplanifikuar dhe të paautorizuar në vlerë 815 mijë euro. Shpenzimi pa planifikim i kësaj shume të konsiderueshme të buxhetit të Kosovës, është një nga të gjeturat e shumta, që Auditori i Përgjithshëm i ka evidentuar në ministrinë e Enver Hoxhajt.

Tribuna ka siguruar një raport të ndërmjetëm të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm i cili flet për shumë parregullsi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në periudhën kohore janar-shtator 2013. Ndër parregullsitë më të vogla paraqitet edhe rasti i shpenzimeve të shumta për bileta të udhëtimit për persona të cilët nuk janë të punësuar fare në ministri,shkruan Tribuna.

Për këto udhëtime, sipas raportit në fjalë, nuk kishte ftesa dhe aprovime paraprake nga ana e MPJ-së. “Prej katër pagesave të testuara në vlerë 134 mijë e 275 euro, kemi vërejtur që MPJ ka paguar 65 bileta në vlerë prej 68 mijë euro për ata persona të cilët nuk ishin të punësuar në ministri”, thuhet në raportin nëntëmujor të Auditorit të Përgjithshëm për MPJ-në, një kopje të të cilit e posedon gazeta

Këtë javë vendoset për zgjedhjet dhe Tribunalin

0

Gjykata-qekiqiKryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që këtë javë t`i ftojë në një tryezë liderët e partive politike të Kosovës. Aty do të vendoset data e shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, kanë bërë të ditur për gazetë burime të afërta me kreun e qeverisë. Takimin, i pari i ekzekutivit do ta thërrasë në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës,shkruan Tribuna.

Po këtë javë, shtetet kontribuuese të EULEX-it pritet që t`i përmbyllin diskutimet për formën që do të ketë gjykata që do të trajtojë aktakuzat e mundshme që do të dalin nga nje hetim trevjeçar për akuzat që kishte bërë ish raportuesi i këshillit të Evropës Dick Marty ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se disa prej shteteve të fuqishme anëtare tashmë janë bindur se gjykata që do të themelohet nuk duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të njëjtat shtete janë bindur se gjykata edhe duhet të kosovarizohet duke e mundësuar që gjyqtarët e saj të jenë edhe pjesë e EULEX-it. njëri nga shtetet e fuqishme, që ka të drejtë vetojë pos ne BE edhe në Këshill të Sigurimit e mbështet edhe idenë që njëra dhomë e gjykatës të jetë e vendosur në Kosovë