21.2 C
Prizren
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
Home Blog Page 8471

Muja: Urime Viti i Ri!

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja,ka uruar të gjithë qytetarët, me rastin e Vitit të Ri.

“Qeveria komunale gjatë vitit 2014, do të jetë e përkushtuar, që në bashkëpunim të ngushtë me qytetarin, ta vazhdojë rrugën e realizimit të projekteve të nisura për Prizrenin Evropian”.

“Komuna e Prizrenit do ketë në fokus të saj zhvillimin ekonomik, duke i fuqizuar politikat e biznesit privat, me synim hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Viti i Ri 2014, uroj që të përmbushë të gjitha pritjet tuaja qytetarë të respektuar”./PrizrenPress.com/

 

Herciana Matmuja: Është viti im, isha e përgatitur për fitoren

0

Hersi Matmuja“Nuk e di në duhet të qesh apo të qaj. Suksesi vjen pas shumë vështirësish të kaluara dhe ishte shumë i kërkuar dhe i dëshiruar për mua”.

Herciana Matmujës i duhet ende të mësohet me idenë se është pikërisht ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian. Kënga me muzikë të Genti Lakos dhe tekst të Jorgo Papingjit, “Zemërimi i një nate”, u shpall fituesja e edicionit të 52-të të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Me një diferencë prej 14 pikësh nga vendi i dytë (69 gjithsej), në të cilin u rendit kënga “Me ty” kënduar nga Klodian Kaçani, e ndjekur nga “Grua”, kënduar nga Saimir Braho, “Zemërimi i një nate” u kualifikua për në Festivalin Europian të Këngës, edhe pse juria nuk ishte në një mendje. Është ndër të paktat herë, kur anëtarëve të jurisë nuk u përputhet asfare mendimi në lidhje me fituesin. Dhe të mendosh që ky ishte edicioni me më pak këngë në garë se çdo herë tjetër, vetëm 16… E megjithatë fituesja është Herciana Matmuja. Edhe pse tashmë e edukuar me një kulturë perëndimore dhe e mësuar me publikun e huaj, për shkak se prej 5 vitesh ajo jeton dhe studion për kanto në Romë, këngëtarja e di se skena e Eurosongut është një përgjegjësi shumë e madhe. Vetëm pak orë pas fitores, Matmuja ndan emocionet e para dhe tregon për bashkëpunimin me kompozitorin Genti Lako e poetin Jorgo Papingji…

Viteve të fundit ju keni qenë gati e përhershme në festivalin e fundvitit, e me gjithë zhgënjimet ju keni vazhduar të këmbëngulni e të mos i ndaheni kësaj skene…

Fituesja e edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në RTSH, Herciana Matmuja

Kjo ishte hera e pestë që merrja pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH dhe hera e dytë që bashkëpunoja me dyshet e krijuesve Genti Lako dhe Jorgo Papingji. Mendoj se është këmbëngulja, kërkimi në vetvete dhe besimi te kënga që e bën një krijim të suksesshëm. Kësaj here u shpërblye gjithë mundi dhe sakrifica që kam bërë deri tani dhe do të vazhdoj të bëj. Pasi ky është vetëm fillimi dhe unë kam një rrugë të gjatë përpara.

Si “ngjiti” bashkëpunimi me dyshen Lako-Papingji?

Një vit më parë ne zumë vendin e tretë dhe i premtuam njëri-tjetrit se do të vazhdonim të bashkëpunonim. Kështu lindi kënga “Zemërimi i një nate”. Kur e kam dëgjuar për herë të parë, kam qarë dhe jam emocionuar jashtë mase. Si duket kjo ishte kënga e duhur…

Kënga ka një tekst të veçantë, cila është zanafilla?

Të gjithë që e kanë dëgjuar këngën, e kanë ndier sikur ajo ishte shkruar për ta. Të gjithë mund ta gjejmë veten tek ajo. Të gjithë mbartim zemërim brenda nesh dhe na ndodh të themi fjalën e fundit pa menduar gjatë se mund të lëndojmë të tjerët. Na ndodh që të pendohemi, por jo shumë kthehen pas. Ndaj dhe kjo këngë është një lloj thirrjeje, për të menduar dy herë, pasi zemërimi është shkaku i prishjes së shumë marrëdhënieve. Mendoj se thelbi i kësaj kënge, teksti i së cilës është qëndisur aq bukur nga Jorgo Papingji, me fjalët e thjeshta dhe të bukura shqip, qëndron pikërisht në frazën: Mëngjesi është më i zgjuar se mbrëmja. Kjo është edhe arsyeja pse ajo më përfshiu aq shumë dhe bëri që bashkë me të të dalë edhe zemërimi im, ajo grintë, ai emocion që ndoshta nuk kam arritur ta nxjerr herët e tjera. Ishte meritë e tekstit të Jorgo Papingjit dhe e muzikës së krijuar nga Genti Lako, që tashmë ne e dimë të gjithë se çfarë këngësh krijon.

Mendoni se ju favorizoi edhe fakti që këtë vit konkurrenca ishte më e vogël…, kishte më pak këngë dhe le të themi jo të nivelit më të lartë të këtij festivali?

Nuk di të them. Kompozitorët ishin po ata, vetëm ndryshonin këngëtarët. Kësaj here ishin më shumë të rinj, ishin pothuaj të gjithë këngëtarë të brezit tim, me të cilët unë jam rritur në skenë. Por, unë mendoj se kur gjërat duhet të ndodhin, ndodhin. U bënë shumë gjëra bashkë, bashkëpunimi me dyshen Lako-Papingji, ishte ky vit, ajo juri… Unë do ta quaja viti im dhe jam shumë e lumtur për këtë.

Një vit më parë ju fituat vendin e tretë, këtë vit të parin… e prisnit realisht?

Mendoj se gjërat vijnë atëherë kur ti je e përgatitur për to. Unë isha e përgatitur për Eurosongun si emocionalisht, edhe profesionalisht. Ndihem më e pjekur në të gjitha drejtimet për të përballuar një skenë më të madhe se ajo e Festivalit të Këngës. Sepse mund të ndodhë që çmimi të vijë, por ti nuk je e përgatitur për këtë. Mua më erdhi në momentin e duhur dhe jam shumë e kënaqur.
Si e imagjinoni Eurosongun, sepse është bukur kur e mendon së jashtmi, por kur tashmë je në të…?
Ende jam duke u mësuar me idenë që e kam fituar festivalin. Unë jetoj dhe studioj për kanto prej 5 vitesh në Romë dhe jam e mësuar me publikun europian, pasi unë atje kam një jetë artistike shumë aktive, por skena e Eurosongut ka një shikueshmëri që nuk ta jep asnjë skenë tjetër dhe është një rast shumë i mirë për artistët dhe muzikën shqiptare. Por do të më duhet ta prek atë skenë që të ndiej emocionet e vërteta. Momentalisht jam shumë entuziaste.

Mendoni se është një këngë që i shkon “frymës” së Eurosongut?

Nuk mendoj se Eurosongu ka një frymë të caktuar. Mendoj se atje pranohen dhe vlerësohen shumë emocionet e thjeshta, madje primitive do të thosha, gjërat origjinale. Nuk mendoj se ka një trend të caktuar. Kryesore është origjinaliteti dhe ne këtë e provuam me këngën e Rona Nishliut, “Suus”, një këngë shumë e kontestuar, që arriti të vlerësohet e pesta në Eurosong. Që në momentin që unë e dëgjova këtë këngë, u ndjeva e eklipsuar dhe isha e bindur se ajo do të vlerësohet. Unë shpresoj që edhe kënga ime të vlerësohet pikërisht për këto vlera.

Digjet salloni i dasmave “TEA”

0

Zjarre-KaliforniObjekti afaristë “TEA” në Prizren është  djegur  mbrëm nga zjarri. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se zjarri në këtë objekt afaristë ka shpërthyer rreth orës 18:25 minuta  në rrugën “Jusuf Gërvalla”.

“Me datën 29 dhjetor, rreth orës 18:25 minuta, policia e Prizrenit është informuar se në rrugën “Jusuf Gërvalla” ka shpërthyer një zjarr i madh i cili ka për fshirë objektin afarist (salloni i dasmave dhe restoranti veror) e “TE-A ” .

“Dy Njësi  të Zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Policia e përkrahur nga hetues rajonal dhe krim teknika kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes. Përpos dëmit material i cili thuhet të jetë rreth 150 000 euro të lënduar nuk ka pasur”. /PrizrenPress.com/

Mustafa: Dikush po ia ka frikën rritjes së LDK-së

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se viti 2013 për Kosovën është karakterizuar me një dinamizëm në shumë fusha.

“Viti 2013 u karakterizua me një dinamizëm të veçantë në shumë fusha. Situata ekonomike në vend erdhi duke u keqësuar ndërkaq problemet sociale gjithnjë e më shumë preokupuan qytetarët. Të gjitha këto, si dhe funksionimi i dobët i shtetit mbeti nën hijen e dialogut me Serbinë në Bruksel. Ky vit përfundoi me zgjedhjet lokale, në të cilat LDK-ja doli fituese në shumë komuna të rëndësishme dhe arriti të rreshtohet si parti prijëse me votat e fituara nga qytetarët”, ka thënë Mustafa për Bota sot.

Mustafa ka thënë se do të punojë me përkushtimin më të madh që LDK t’i fitojë zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

“LDK është parti e vlerave, e cila në radhët e saj ka anëtarë dhe ekspertë me dije dhe ekspertizë nga fusha të ndryshme. Me njerëz të tillë jam i sigurt, se jo vetëm që e meritojmë dhe do ta qeverisim vendin nga viti i ardshëm, por se Kosovën do ta qeverisim më mirë dhe më përgjegjësi të plotë”, tha Mustafa.

Thaçi: Veteranët e UÇK-së, më meritorët për lirinë e vendit

0

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se shoqëria dhe shteti ende nuk kanë bërë sa duhet për veteranët dhe familjet e tyre.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook tha se sot shënohet Dita e Veteranëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dita e njerëzve meritorë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

“Si bashkëluftëtar juaji jam krenar me të gjithë ju, shumë prej të cilëve i njoh, por të gjithë jeni heronjtë të heshtur, të gjallë të përditshmërisë sonë, duke u ballafaquar me sfida jetësore me dinjitet, edhe pse shoqëria dhe shteti ynë i ri ende nuk kanë bërë aq sa duhet për ju dhe familjet tuaja. Ju, të nderuar veteranë, me vetëmohim të pashoq u rreshtuat në rrugën e vështirë të lirisë së Kosovës”, shkruan Thaçi.

“Si bashkëluftëtar juaji, e kam parë me sytë e mi guximin dhe trimërinë tuaj. Kam parë solidaritetin mes jush duke ndarë fatin dhe kafshatën e bukës me njëri tjetrin. E kam parë gatishmërinë tuaj flijuese në beteja për t’u dalë në ndihëm bashkëluftëtarëve që kishit pranë. Kam parë kur në supe keni bartur ushtarët e plagosur në beteja. Kam pasur nderin që të jem me ju kudo dhe në çdo kohë” u shpreh kryeministri.

Ai tha se tani, si kryeministër i vendit, e ndjen përgjegjësi morale dhe shtetërore të jetë gjithmonë krah jush.

“Një veteran nuk duhet të jetë në gjendje që të zgjedh midis blerjes së barërave për shërim apo librave që u duhen fëmijëve për shkollim. Prandaj, Qeveria e Kosovës është angazhuar që secili prej jush të ketë trajtim dinjitoz nga shteti ynë i ri, duke marrë statusin ligjor të merituar me të drejta të plota. Disa prej jush po ballafaqoheni edhe me procese gjyqësore, me akuza të pambështetura, por e vërteta gjithmonë do të del në shesh. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe drejtësia e saj do të fitojë. Në këtë fundvit, duke ju dëshiruar shëndet dhe lumturi, më lejoni që të shpreh urimet më të sinqerta për ju dhe familjet tuaja!”, shprehet kryeministri, Thaçi.

Liderët kokulur

0

thaci, pacolli,mustafaZgjedhjet lokale të këtij viti dëshmuan se partitë politike nuk mund të llogarisin më në të kaluarën e tyre të “lavdishme”, por duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve, duke zgjedhur problemet e tyre ditore nëpër komuna.
Zgjedhjet lokale treguan një rënie të besimit te lidershipi aktual i Kosovës. Analistët pilitikë, luhatjen e madhe në vota e shohin si një sfidë serioze për mbijetesën e liderëve.

Kryetari i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përkundër premtimit të investimeve milionëshe për kandidatët e tij në zgjedhjet e këtij viti, ka shënuar humbje serioze, e cila i paralajmërohet si sinjal i keq për zgjedhjet e vitit që vjen, shkruan Kosova sot. PDK-ja doli me disa komuna më pak, duke humbut kështu shtylla të rëndësishme si Gjilanin, Ferizajin, Mitrovicën, Lipjanin, Malishevën.

Humbës i madh në këto zgjedhje mbetet edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Partia e tij humbi këtë herë bastionin kryesor, Prishtinën. Ndërsa, LDK-ja i është afruar PDK-së me marrjen e 9 komunave të Kosovës.

Lajm i keq ishin këto zgjedhje edhe për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai gati sa ka filluar të harrohet në bastionin e tij në rajonin e Dukagjinit, sepse humbi katër komuna të këtij rajoni: Pejën, Gjakovën, Rahovecin dhe Suharekën.
Me rezultatin e këtyre zgjedhjeve nuk mund të krenohet as Albin Kurti, lider i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Një kombinatorikë interesante e votës së lirë qytetare arriti që ta nxjerrë fitues kandidatin e VV në komunën e Prishtinës, për të qeverisur një mandat të ri 4 vjecar. Por në nivel nacional lëvizja VV radhitet partia e katërt me vetëm 60 mijë e 966 vota.
AKR-ja e Behxhet Pacollit, sfidoi votuesin me fitoren e dy kandidatëve për kryetarë komunash, në Gjakove dhe në Mitrovicë, por kjo fitore e brishtë nuk i siguron shumë të rehatshëm kryetarit pacolli./Kosova sot/

Dita e Veteranëve të UÇK-së

0

UCK-rreshtOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot shënon Ditën e Veteranit, ditë që nderon kontributin e sakrificën e tyre për liri. Ndërkohë, ata ende vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira dhe pa përkujdesje institucionale.

OVL e UÇK-së, ka uruar të gjithë bashkëluftëtarët për këtë ditë të rëndësishme. Ndërkohë, organizimet për nder të sakrificës së veteranëve do të mbahen në Prekaz, duke filluar nga ora 11:00.

Ndryshe, kanë kaluar 14 vjet dhe ende nuk është zgjidhur me ligj çështja e veteranëve, një pjesë e të cilëve jetojnë në kushte shumë të vështira, madje sipas KMD e UÇK-së, janë 43 ish-luftëtar të cilët për shkak të gjendjes së rënd ekonomike dhe mos trajtimit të duhur kanë bërë vetëvrasje, shkruan “KP”.

Limaj: Mund të priten ndryshime pozitive

0

Fatmir-limaj2Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se Kosova gjatë vitit 2013 në aspektin e përgjithshëm është ballafaquar me sfida si në planin social, politik dhe atë ekonomik.

Ai ka thënë se në zgjedhjet lokale qytetarët me votën e tyre shprehën pakënaqësinë me gjendjen aktuale në Kosovë.

Limaj ka thënë se nuk është i kënaqur me jetën parlamentare në Republikën e Kosovës për faktin se partitë politike nuk kanë qenë shumë aktive. Ai ka shtuar se do ta vazhdojë aktivitetin e tij politik, duke paralajmëruar se mund ndodhin ndryshime pozitive në 2014-n.

Në intervistën e parë për mediet e shkruara dhënë gazetës “Epoka e re”, Limaj ka thënë se qeverisja aktuale më shumë ka shpenzuar energji me dialogun në Bruksel. Ai ka thënë se që në fillim ka qenë skeptik në kabinetin qeverisës të Thaçit.

Limaj ka folur edhe për procesin e tij gjyqësor në rastin “Kleçka”.

Vitin tjetër, ndoshta me helikopterë

0

HelikopteriKosova ende nuk ka helikopterë, të cilët do të ndihmonin në situata emergjente, kontroll kufitar e çështje të tjera të nevojshme.
Përfaqësues të institucioneve shtetërore, përgjegjëse për një situatë të tillë thonë se Kosova deri tani nuk ka pasur mundësi financiare, por që kanë krijuar bazën ligjore të nevojshme dhe infrastrukturën që kjo Njësi të ketë vendstacionimin.

Ata vlerësojnë se me asnjë mjet të menaxhimit të situatave emergjente nuk mund të reagohet sikur me helikopterë që mund të shpëtohen jetët e njerëzve, kontrollohet kufiri, kontrollohet komunikacioni, veprohet ditën dhe natën, dhe në kërkim-shpëtim të jetëve të njerëzve, të furnizohen njerëzit atje ku nuk ka asnjë lloj mënyre të furnizohen me medikamente dhe ushqim në rast se izolohen nga bora e madhe, vërshimet, rrëshqitjet, dëmtimi i rrugëve etj.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se për formimin e Njësisë së Helikopterëve në kuadër të Policisë së Kosovës janë 62 ekspertë të kësaj fushe që nga pilotët, teknikët, inxhinierët, dhe ekipe të tjera mbështetëse të nevojshme për të jetësuar këtë Njësi.

Inxhinieri i aviacionit, njëherit edhe zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, thotë për Kosovapress, se para dy vjetëve ka nisur angazhimin për formimin e kësaj Njësie, duke punuar me ekspertë për procedurat paraprake, duke e cilësuar si jashtëzakonisht të nevojshme.
Ibishi deklaron se i ka dhënë shumë rëndësi kësaj çështje dhe shpreson që Qeveria e Kosovës të jetësoj Njësinë për helikopterë gjatë vitit të ardhshëm, duke e funksionalizuar në kuadër të Policisë së Kosovës.

Kjo Njësi do t’i ketë tre helikopterë, të cilët, sipas Ibishit, dy prej tyre duhet të jenë dy motorësh, duke treguar se është si kriter dhe nuk tolerohen më në vend të urbanizuar të operojnë helikopter tjerë, dhe një i mesëm për reagim në situata emergjente.

Ai shprehet i bindur se disa shtete donatore i kanëtreguar gatishmërinë për të dhënë donacion, dhe për të ndihmuar Kosovën sa i përket fushës së aviacionit.
Zëvendësministri Ibishi tregon se deri tash transporti i doganierëve në veri është bërë me helikopter të EULEX-it, kurse për situata emergjente nuk kanë pasë asnjë mbështetje, por që pret të nënshkruajnë një marrëveshje më Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë për menaxhim të situatës nga ajri me ndihmën e helikopterëve të Shqipërisë, si zgjidhje e përkohshme.

“Problemi mesa kuptoj unë është në buxhetin e konsoliduar të Kosovës, nuk shoh tjetër arsye ose problem të mundshëm. Po mendoj që, edhe shpresoj që Qeveria në krye me kryeministrin në vitin që vjen, jam i sigurt t’u ja ditë rëndësinë të gjithë, se sa do të thotë për Kosovën, sa është e rëndësishme kjo Njësi, besoj edhe jam i sigurt që Qeveria e din dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të gjejë mënyrë për të jetësu këtë Njësi. Me donacione, me një pjesë të buxhetit, me mënyrat të cilat ekspertët, gjegjësisht njerëzit autoritativ që kanë të bëjnë me buxhetin, të gjejnë mënyrë që të jetësojnë këtë Njësi. Sepse, për shtetin, është mbi të gjitha prioritet dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë vitin e ardhshëm”, thotë ai.Edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati, vlerëson se Njësia e Helikopterëve, aktualisht, mund të funksionojë në kuadër të Policisë.

“Kosova, në përgjithësi, nuk i ka kapacitetet e aviacionit të ngritura. Ne si grup drejtues për rishikimin e sektorit të sigurisë, kemi aprovuar, si prioritet i kemi dhënë MPB-së dhe Policisë për arsye se ato kanë nevojë me tepër. Mirëpo, edhe ne, në të ardhmen, në strukturën e ardhshme e kemi në plan që duhet të ngritim kapacitetet e aviacionit apo helikopterëve, në rend të parë të kërkim-shpëtimit, që shumëherë është shfaqur nevoja për dislokim të shpejtë, qoftë ajo për borë apo vërshime, apo çështje tjera që kanë ndodhur”, thotë Kastrati për Kosovapress.

Sa i përket shëndetësisë në situatat kur është dashur të bëhet ndonjë ndërhyrje me helikopterë ju ka ardhur në ndihmë KFOR-i, thotë drejtori në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani.
Që nga viti 2007 janë munduar t’i bindin institucionet relevante në nivel të shtetit për aero-ambulancë, por ende nuk kanë marrë përgjigje, dhe se duhet të krijohen kushtet për sigurimin e helikopterëve.

“Kosova duhet patjetër ta ketë një ose dy helikopterë për nevojat e Republikës së Kosovës, të cilën e parasheh Ligji për Shërbime Emergjente, që të paktën, domethënë, në qoftë se Qendrës Klinike Universitare i paraqitet nevoja për evakuim të shpejtë, e vetmja mënyrë me qëllim të shpëtimit të jetëve është sigurimi i një aero-ambulance”, thotë Lenjani për Kosovapress.

Në kuadër të Qendrës Klinike Universitare, Klinika Emergjente që nga viti 2007 ka rritë aktivitetet për avancimin dhe fuqizimin e shërbimeve emergjente, duke bërëplanin ideor, gjegjësisht për dizajnimin e ndërtesës së re për Klinikën Emergjente, dhe në kuadër të kësaj si aneks projekt kanë bërë propozimin për ambulancë ajrore.

D.M.Thomas: Ne jemi të gjithë poetë në ëndrrat tona

0

78503Hoteli i bardhë” erdhi para pak javësh për publikun shqiptar nga Ombra GVG, por publiku ende s’e ka bërë reagimin e vet. Njerëz të librit s’kanë reaguar dhe më shumë akoma, rendja pas gjërave koti duket si ka lënë vend faktit që libri të shpërfaqet në të veçantën e vet dhe në auditorin vërtetë dashamirë të librit. Për fat, përkthyesi i nderuar i librit z.Pirro Dollani, mundësoi një intervistë me shkrimtarin që nuk u realizua dot më e plotë prej sëmundjes së autorit. Në pak rreshtat që autori i njohur ka sjellë personalisht për Milosao-n, shpjegon prekjen e tij me letërsinë. Fatkeqësisht, nuk e njeh letërsinë shqiptare, ndërsa redaktorit i ka kërkuar disa emra poetësh shqiptarë që janë përkthyer mirë në anglisht…Intervista është shumë koncize dhe autori është shfajsuar me pamundësinë e tij fizike…

Është disi keqardhje që “Hoteli i bardhë” mundi të vinte në shqip vetëm në vitin 2013. Gjithsesi, falë përkthimit të këndshëm të z. Dollani, publiku shqiptar ka mundësi që të njihet me një nga veprat më të mrekullueshme të shekullit të XX. Si arritët në këtë strukturë të veprës suaj? Apo ishit i detyruar nga tema e veprës?
“Romani erdhi dhe u rrit në mënyrë organike, gati në një mënyrë improvizuese. Kur shkrova ‘Don Giovanni’ nuk e dija ende se do të fillonte një roman. Vetëm se e dija që ishte një grua që po i fliste Frojdit. Unë nuk dija asgjë deri më atëherë për heroinën time, Lisa/Ana, derisa shkrova nën kumtin e Frojdit. Ai dhe unë, atëherë zbuluam se kush ishte ajo! Unë dija në mënyrë themelore se romani do të mund të lëvizte nga Eros-i tek Thanatos-i (Në një sens si të thuash nga poezia në prozë). Finalja, apo ‘fantazia’ shpirtërore më rrëmbeu me vete për habinë time”.

Ana Akhmetova ka shkruar njëherë se nuk ka letërsi pas Frojdit. Ju provuat të anasjellën. Madje edhe e përdorët në fikshënin tuaj. A keni ndonjë lidhje specifike me psikologjinë?
“Jo fare. Unë kam mbetur edhe vetë krejt i surprizuar (dhe i kënaqur, po ashtu) kur psikoanalistët më thanë se rasti i studimit të Frojdit tingëllonte shumë realist për ta”.

Dy pjesët e para të librit, e para me një poezi dhe tjetra në kompozim, duket se e parashikojnë gati të gjithë pjesën tjetër të librit, mbushur me strukturë epistolari. A u konsideruan dhe ato nga ju gjithashtu si lloje letrash gjithashtu? (Iu përgjigj të dy pyetjeve në një)

Në më shumë se gjysmën e “Hotelit të bardhë” kemi letra dhe përshkrime. Narracioni duket që qëndron veçmas tyre. Pse zgjodhët këtë formë?
“Nuk dua ta bezdis veten duke qëndruar në vetëm një zë, një stil, në roman: kështuqë më pëlqen ‘të futem’ edhe te personazhet e tjera, përmes elementit të letrave etj…”.

Motivi i ëndrrës ishte shumë interesant edhe tek një autor shumë i njohur ballkanik, Milorad Paviq. Ai, madje, e shkroi gjithashtu librin e tij më të mirë mbështetur në këtë motiv. A keni ndonjë lloj influence nga rrëfimi në këtë libër apo të tjerë syresh?
“Jo. Por tamam po mendoj tani se ne jemi të gjithë poetë në ëndrrat tona”.

A mund të na shpjegoni pak më shumë për Lizën, aftësinë e saj për të parë të ardhmen përmes ëndrrave. Si e krijuat këtë linjë historie që do të ishte shumë më e zakonshme më vonë në letërsi?
“Duket një ide shumë e frytshme fiksionale që të kesh Frojdin i cili kërkon përgjigje në të shkuarën e saj, fëmijërinë e saj dhe rininë, por gjithsesi edhe kjo është vetëm pjesë e të vërtetës, që kur ajo është jashtëzakonisht intuitive rreth tragjedisë së të ardhmes. Unë, vetë, kam pasur ëndrra të habitshme parashikuese”.

Duket se Liza nuk ka jetë intelektuale. Madje, gjërat intelektuale as nuk hasen shpesh në mendjen e saj. A e keni shmangur vetë këtë element?
“Le të themi se kjo nuk është tamam e vërtetë, pasi ajo njeh Pushkinin! Por, ta pranojmë: ajo është më shumë intuitive sesa intelektuale”.

Cila ishte qasja juaj më e parë me letërsinë? A ka shkruar ndonjëherë dikush nga familja juaj?
“Jo, im atë ishte një suvatues/murator; ai dhe ime më ishin tepër inteligjentë, gjithsesi kishin kryer vetëm shkollën fillore. Atyre u pëlqente të këndonin-imë më kishte një zë të dashur sopranoje dhe unë besoj se kjo më ka influencuar në zgjedhjen time për karrierën e Lizës. Të vetmet libra në shtëpinë tonë ishin ato që ata blinin për mua, ndërsa unë i përpija librat në vitet e mia të hershme”.

Kur filluat ta mendonit se mund të bëheshit shkrimtar?
“Kur isha njëzetë e një vjeç, pasi mbarova studimet e mia për anglisht në Oksford, pashë pasojat e një aksidenti me makinë, një vajzë e shtrirë mbi trotuar mbuluar me pallton e saj të kuqe mbi të dhe ndjeva një si simbisje pas qafe dhe mu atëherë e kuptova se do të shkruajë një poezi për të. Një poezi e keqe, por kjo e filloi të tërën!”

Para se të shkruanit romane ishit shumë i njohur si përkthyes dhe si poet. A ishte eksperienca e përkthimit ajo që ju ndihmoi në procesin e shkrimit?
“Epo të themi, nuk mundet që dikush të përkthejë Pushkinin dhe Akhmetovën pa mësuar sesi të shkruhet më parë. Është si të jesh një skulptor fillestar, i cili punon në punishten e Mikelanxhelos”.

Ku i gjeni zakonisht subjektet tuaja?
“Në jetën time dhe në tragjedinë e historisë moderne”.

A keni lexuar ndonjë vepër të ndonjë shkrimtari shqiptar, përkthyer në anglisht. Nëse keni lexuar, cili është opinion juaj për ta?
“Për fat të keq jo. A mund të më rekomandoni ju ndonjë nga poetët shqiptarë që janë përkthyer mirë në anglisht?”

A njihni diçka specifike rreth historisë shqiptare dhe shoqërisë?
“Sërish, jam mjerisht injorant”.