9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

26,525 raste aktive me coronavirus në Kosovë, Kurti takon sot kryetarët e komunave

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,477 persona.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti sot do t’i takojë kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar lidhur me gjendjen pandemike në vend.

Siç mëson Telegrafi, takimi pritet të nis në ora 10:00.

Ndërkaq, vendimi për takim raportohet se erdhi pasi drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, reagoi më herët për neglizhencën e qeverisë për t’i bërë komunat pjesë të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë.

Ibrahimi në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se është befasuese sesi Qeveria as nuk i ka kontaktuar për të diskutuar lidhur më këtë çështje.

“Si mundet një grup të quhet koordinues kur përfaqësuesit e komunave nuk janë aty. Nuk e di se si mund të harrohen (me qëllim apo pa qëllim) institucionet ku zbatohen masat”, tha Ibrahimi.

Tutje theksoi se masat kundër coronavirusit nuk zbatohen nëpër zyra e Qeverisë por nëpër komuna, aty ku ka zhvillim të jetës së qytetarëve.

“Masat anti-COVID nuk zbatohen nëpër zyrat e qeverisë por nëpër komuna sepse aty zhvillohet jeta e qytetarit e jo nëpër zyrat e qeverisë dhe pa bashkëpunim me komunat nuk e di se si mund të ketë sukses zbatimi i masave”, u shpreh Ibrahimi.

Ndryshe, të hënën Kosova ka regjistruar edhe 20 viktima si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët paraprake janë regjistruar 932 raste të reja të të infektuarve me coronavirus. /Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Lajmet e Fundit