6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

MASHT pret fillim të mësimit, SBASHK thotë se greva në arsim vazhdon

Sot është 1 shtatori, data kur nis viti i ri shkollor, por nxënësit kanë një dilemë të shkojnë apo të mos shkojnë në shkollë, për shkak të deklaratave të dy anënve..

 

Dje ministria e Financave ka ndalur një pagat për grevistët të cilët po kërkojnë shtesa prej 100 euro deri në miratim të ligjit, raporton RTKlive.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dje përmes një konference për medie, ka bërë me dije se ministria të cilën ajo e udhëheq i ka bërë të përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023, i cili sipas kalendarit do të duhej të fillojë nesër më 1 shtator.

Ajo tha se MASHTI ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollorë.

“Janë shpërndarë tekstet me kohë dhe pas përkushtimit të madh nga ky vit shkollorë të gjithë nxënësit shqiptarë do të mësojnë me një abetare të përbashkët”, tha ajo, raporton RTKlive. Sipas saj vetëm për klasën e pestë nuk janë shpërndarë tekstet të cilat shumë shpejt do u shpërndahen ato.

Nagavci tutje tha se edhe pse kjo grevë është shpallë nga BSPK e njëjta nuk po mbahet në shumicën e institucioneve. “Andaj unë pres që të mos ketë grevë as në institucionet e arsimit”, tha ajo.

Por Greva edhe më tej vazhdon. Kështu deklaroi dje Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Një ditë para se zyrtarisht ku do të duhej të fillonte procesi mësimor me 1 shtator, Jasharaj deklaroi se nxënësit nuk duhet të shkojnë në shkollë sepse mësimdhënësit do të jenë në grevë.

Ai foli edhe për presionet që po bëhen nga Qeveria. “Nuk mund të bëhet asnjë presion e asnjë kërcënim për ndërprerje të grevës”, tha Jasharaj.

“ Ndërsa ata që do të vazhdojnë me presionet, ta dinë se ashtu siç kemi bërë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ashtu do të bëjmë edhe me tjerët”, tha Jasharaj.

Edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje deklaroi se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht.

Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve. Në këtë mënyrë ai rikonfirmoi edhe një herë se ata që janë në grevë, nuk do të marrin paga për aq ditë sa kanë munguar.

Duke arsyetuar vendimin për, siç e quajti ai, procedimin për pagat, ai iu referua nenit 5.2, ku  thuhet se pjesëmarrja në grevë është vullnetare, pavarësisht deklaratës së sindikatës ku bëhet e ditur se të gjithë po hymë në grevë, si dhe nenit 5.3 ku thuhet se i punësuari nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në grevë kundër vullnetit të tij.

Më Shumë

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Lajmet e Fundit