11.8 C
Prizren
E diel, 26 Mars, 2023

Zjarr në një shtëpi në Prizren, lëndohen banorët duke tentuar të shpëtojnë

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një zjarr shpërtheu në shtëpinë e tyre në rrugën “Asllan Berisha” në Prizren, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia dhe Zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur pas orës 05:00 të mëngjesit, kur u kërkua ndihmë për zjarrin që kishte kapluar shtëpinë, brenda së cilës ndodheshin dy persona.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës thonë se dy banorët e kësaj shtëpie duke tentuar t’iu shpëtojnë flakëve janë intoksikuar dhe më pas janë rrëzuar, duke pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa viktimat po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas informacioneve të para, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Shkaktari i incidentit akoma nuk dihet dhe pritet të zbulohet gjatë hetimit të rastit, që u iniciua me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Më Shumë

Dy vëllezër kërcënojnë një grua në Pllanjanë të Prizrenit

Dy vëllezër dyshohen se kanë kërcënuar një grua në fshatin Pllanjanë të Prizrenit Vìktima është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë. Sinjali merr vesh se njëri...

Ndryshimi i orës bëhet këtë fundjavë, ja si funksionon dhe kur ndryshon

Kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars. I pari që teorizoi...

Lajmet e Fundit