-0.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Janar, 2023

Begaj uron Kastratin: Jam i lumtur që po e lë komunën në duar të sigurta

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe garës së balotazhit për kryetar të Komunës së Malishevës, e ka uruar Ekrem Kastrati, pasi i ka fituar zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Malishevës.

“Në rend të parë, dua ti përgëzoj të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për kulturën e lartë të treguar gjatë tërë procesit zgjedhor në komunën tonë, ndërsa fituesit të garës për kryetar z.Ekrem Kastratit, i uroj përzemërsisht fitoren dhe i dëshiroj punë të mbarë e suksese në mandatin katërvjeçar në drejtimin e Komunës së Malishevës”, thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit Begaj, drejtuar Kastratit.

“Jam i kënaqur që po e lë komunën në duar të sigurta, për ti vazhduar projektet dhe drejtimin e komunës, drejtë zhvillimit dhe për të mirën e qytetarëve. Fitorja e juaj, është mirënjohje dhe vlerësim i punës që kemi bërë deri më tani, si subjekt politik”, ka thënë Begaj në urimin e tij, me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Komunën e Malishevës.

Përndryshe, në zgjedhjet e këtij viti, për Kryetar dhe Kuvend të Komunës në Malishevë, rezultatet të cilat pritet të certifikohen nga KQZ, janë këto: Garën për Kryetar të Komunës së Malishevës, e ka fituar, Ekrem Kastrati (NISMA Social Demokrate), ndërsa ulëse në Kuvendin e Komunës që përbëhet nga 31 anëtar, kanë fituar, NISMA Social Demokrate 10 ulëse, PDK 8 ulëse, LDK 6 ulëse, LVV 5 ulëse dhe AAK 2 ulëse.

Më Shumë

Skënderbeu i tragjedisë së Haxhiademit: Një tjetër pavdekësi, por e plagosur

Nga: Visar Zhiti Dua të marr ndër duar tragjedinë “Skënderbeu” të Etëhem Haxhiademit, ta shfletoj sërish e sërish, sidomos sot … Vit Skënderbejan, 555 vjet pavdekësi...

Prizren, 6 aktakuza kundër 7 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër nëntëdhjetedy (92) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa,...

Lajmet e Fundit