Berisha: Po burgosem në mënyrë të padrejtë

Sot pritet të arrestohet ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Ai dyshohet për korrupsion pasiv. Berisha në fjalën e tij para mbështetësve të Partisë Demokratike tha se po burgoset në mënyrë të padrejtë.

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha tha se me masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj tij dhe heqjen e imunitetit është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

“U shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqjen e lirisë për Sali Berishën pa kaluar në kuvend. Gjithashtu u shkel rregullorja e Kuvendit në mënyrën si u votua heqja e imunitetit të tij. Pse u dashka kyçur pa asnjë provë në shtëpi Sali Berisha? Vetëm se i ka kallur bashkë me ju tmerrin monstrës së pluralizimit, Edi Ramës. Pse u dashkan ndaluar komunikimet publike të Sali Berishës? Denoncimet tona i ka si helm se është mëkatar por nuk mund të bëhet fjalë për një grua, për një vajzë të korruptuar në Shqipëri pa cituar thjeshtrën e tij e cila pasurohet ditën dhe natën kur flen dhe kur zbavitet vetëm e vetëm falë njerkut të artë nga i cilin fiton çdo tender dhe asgjëson çdo konkurrent. Nuk mund të mos flitet për një grua të korruptuar kur përmend Linda në një kohë kur fiton me para të donatorëve çdo projekt bashkëpunimi me qeverinë. Të gjitha këto në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën ndaj dhe ata mendojnë se duke më hequr të drejtën e komunikimit do shpëtojnë nga kritikat. Sot duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari se kur gjykatat nuk garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, kjo është diktaturë. Kur logoja e partisë më të madhe opozitare kërkohet t’i jepet një personi që është peng i Edi Ramës çfarë ndodh, kjo është diktaturë”, ka theksuar Berisha.

Ish-kryeministri shqiptar, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të reflektojnë, pasi sipas tij, në Shqipëri po përsëritet skenari i Rusisë.

“Shqiptarë zgjohuni sepse po ndodh ajo që ka ndodhur në Rusinë e Putinit. Jo diktaturë si ato të vjetra me kampe përqëndrimi por diktaturë moderne. Kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonëse unë po burgosem në mënyrën më të padrejtë. Kjo është betejë për lirinë e shqiptarëve, dinjitetin e tyre apo nënshtrimin e tyre, betejë për vetëekzistencën e Shqipërisë. A do fitojmë ne këtë betejë? Absolutisht po”, ka deklaruar ai.

Kryetari i PD ka theksuar se opozita duhet të bindë qytetarët për të rrëzuar kryeministrin, Edi Rama.

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit