6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor, dhe për vetëm disa minuta ka shitur të gjitha biletat për arenën ku do të mbahet koncerti në Pula.

Pak ditë pasi u bë e ditur se Dua Lipa do të mbajë një koncert në arenën e Pulas më 9 qershor të këtij viti, biletat u vunë në shitje këtë mëngjes dhe u deshën vetëm 10 minuta për të shitur të gjitha, shkruan Klix.

Çmimi i biletave për tribunat larg ishte 79 euro – që ishte opsioni më i lirë, por ishin në ofertë edhe ato prej 139 euro për ulëset në lozhë, 109 për parter, 99 për tribunë, dhe biletat platinum (VIP) kushtonin 486.5 euro.

Për ata që janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë për të dëgjuar këngëtaren duke interpretuar live, disa bileta platinum do të jenë sërish në dispozicion dhe do të lëshohen në shitje në mënyrë periodike.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova do të performojë për herë të parë live këngët nga albumi i saj i tretë në ardhje “Radical Optimism”, i cili do të dalë në shitje më 3 maj.

Po ashtu publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë hite si: “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe këngën e fundit të publikuar “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie”.

Lajmi se Dua do të performojë në Kroaci u publikua në janar, dhe mediat kroate pohuan se do të performonte për dy ditë me radhë. Ndërkohë, këngëtarja për momentin ka njoftuar vetëm një performancë.

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit