7.4 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

“Dikush po do gjakderdhje në Veri për t’i hapur shampajnat e ndarjes së Kosovës”

Shefi i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se politikanë në Serbi e Kosovë dëshirojnë konflikt në Veri të Kosovës për të realizuar planin për shkëmbim territorial.

“Ata duan të provokojnë tensione sepse ata duan incidente. Sepse projekti i tyre për shkëmbim territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konlifkte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se edhe ideja për gjendje të jashtëzakonshme është në funksion të kësaj ideje.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë.

“Ruajeni gjakftohtësinë dhe mos bini në kurthin e atyre, të cilët për t’i zbrazur shampajnat e tyre kanë nevojë të derdhet gjaku jonë. Mos bini në provokime. Ato janë kurthi që do të bien vetë ata”, ka shtuar ai.

Kurti ka bërë thirrje kryetarëve të dy Mitrovicave që mos të tensionojnë situatën.

“Atyre që kontribuan për ndarjen e Mitrovicës mos ju besoni”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Masakra e Suharekës: Një familje e shfarosur nga krimi i organizuar i shtetit serb kundër shqiptarëve etnikë

Viktimat varionin nga një foshnjë 8 muajshe deri te një grua 99-vjeçare, përfshirë 18 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Masakra e Suharekës e 26 marsit...

Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për...

Lajmet e Fundit