16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Dy skenarët e PDK-së për postin e kryeparlamentarit

Thaci14-17aPartia Demokratike e Kosovës i ka përgatitur dy skenarë për postin e kryetarit të Kuvendit. Ndonëse e ka të qartë se nuk i ka votat e mjaftueshme për ta marrë postin e kryeparlamentarit, megjithatë PDK nuk do të lëshoj pe lehtë. Madje, kjo parti sic ka raportuar Gazeta Blic e ka përcaktuar edhe njeriun i cili do të propozohet për kryetar Kuvendi, e ai është Hajredin Kuçi.

Burime të Gazetës Blic brenda PDK-së kanë bërë të ditur se të shtunën, kur pritet të mblidhet edhe Kryesia e vjetër e Kuvendit do të mundohet që të pengoj pranimin e Grupit të përbashkët parlamentar LDK- AAK- Nisma, i cili do të ishte edhe grupi më i madh parlamentar në Kuvend dhe kësisoj automatikisht do t’i takonte e drejta e marrjes.

Sipas burimeve, në këtë mbledhje, anëtari i Kryesisë nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti pritet që të kundërshtoj pranimin e Grupit Parlamentar LDK- AAK- Nisma si grupi më i madh parlamentar. Si fakt do të përdor interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, kinse me koalicion nënkuptohet, koalicionet parazgjedhore.

PDK do të shpresoj edhe në mbështetjen e dy anëtarëve të tjerë të Kryesisë së Kuvendit, që vijnë nga radhët e minoriteteve.

Në anën tjetër, partitë e koalicionit LDK- AAK- Nisma do të thirren në praktikën që ka ndodhur me legjislaturën e kaluar, kur kryesia e vjetër atë kohë e Kuvendit e kishte miratuar kërkesën për formimin e Grupit Parlamentar 6 +.
Një zyrtar i koalicionit LDK- AAK- Nisma i ka thënë Gazetës Blic se nëse në Kryesi nuk do të ketë konsensus, atëherë do të shkohet në votim.

Ky zyrtar ka thënë se pos Jakup Krasniqit, e Ismet Beqirit, pro pritet të votoj edhe Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të paktën një anëtar i Kryesisë nga minoritetet. “Pra, edhe nëse nuk kalon me konsensus pranimi i Grupit LDK-AAK- Nisma si grup i përbashkët parlamentar, atëherë kjo çështje vendoset me votim. Ne të paktën i kemi 4 vota”, tha ky zyrtar.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit i ka 6 anëtarë, kryetarin, Jakup Krasniqi, i cili tani i takon Nismës për Kosovën, 5 nënkryetarët: Xhavit Haliti që vjen nga radhët e PDK-së, Sabri Hamiti që vjen nga LDK, Glauk Konjufca, që vjen nga VV, Petar Miletiq që vjen nga SLS dhe Albert Kinolli nga Grupi 6+.

Ndërkohë, sipas burimeve të PDK-së, nëse ky skenar i parë do t’i dështoj partisë së Hashim Thaçit, duke u pranuar Grupi i përbashkët parlamentar LDK- AAK- Nisma, atëherë do të shkohet në skenarin e dytë.

Sipas këtij burimi të Gazetës Blic, atëherë drejtuesja e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina, si deputetja më e vjetër, do të mundohet që të devijoj agjendën e përcaktuar nga Kryesia e vjetër e Kuvendit. Sipas këtij burimi, Brovina do të thërret PDK-në që të propozoj kandidatin për kryeparlamentar, duke u thirrur në atë se PDK është partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, dhe kësisoj do t’i takoj posti i kryeparlamentarit.

Në këtë situatë, partitë e bllokut opozitar, LDK- AAK- Nisma i kanë dy opsione se si të veprojnë, thotë një burim i afërt me koalicionin. Ose do të mbajë një fjalim shefi i Grupit Parlamentar LDK- AAK- Nisma, ose do ta bojkotojnë menjëherë seancën. Pos deputetëve të koalicionit, seancën sipas burimeve të Gazetës Blic pritet ta bojkotojnë edhe deputetët e Vetëvendosjes, dhe kësisoj nuk do të ketë kuorum për vazhdimin e seancës konstituive.

Ndërkohë, burime ndërkombëtare shpresojnë se kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina do ta respektoj agjendën e cila do të përgatitet të shtunën nga Kryesia e vjetër, në mënyrë që të mos ndodh paralizimi i punës së Kuvendit, dhe kësisoj i konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Godwin Chibueze Chukwu zyrtarisht te Prizreni

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Godwin Chibueze Chukwu, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një sezoni mbresëlënës në Ligën e Dytë. “Godwin Chibueze...

Lajmet e Fundit