13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ekspertët kërkojnë që mjetet nga Bonot e Diasporës të përdoren për investime strategjike

Njohësit e çështjeve ekonomike po e cilësojnë hap të rëndësishëm të Qeverisë fillimin e emetimit të Bonove të Diasporës, të cilat do të shfrytëzohen për investime strategjike në Kosovë.

Ekonomisti, Bardh Ahmeti tha në një prononcim për Ekonomia Online se diaspora ka investuar kryesisht për konsum, banesa e shtëpi, prandaj përmes kësaj nisme të ministrisë së Financave do të orientohet kah zhvillimi strategjik ekonomik.

“Realisht pritshmëritë e mija kanë qenë që investimi i diasporës në bonot për diasporën të jetë më i madh dhe të akumulojë më shumë mjete dhe është e ditur që ato mjete nuk guxojnë të destinohen për çështje operative ose paga dhe mallra, por ato duhet të kenë orientim të zhvillimit strategjik ekonomik”.

“Si e tillë ministria e Financave ka lansuar informatën që këto miliona euro të inkasuar nga bonot e diasporës do të përdorën për kreditë investive të sektorit privat dhe duke parë këtë orientim besoj që do të arrihet qëllimi për të cilën janë emetuar bonot e diasporës. Kjo ka qenë një hap shumë i rëndësishëm pasi që nuk duhet parë diasporën vetëm që dërgon mjete financiare për konsum të familjarëve të tyre apo investime që nuk kanë qenë domethënëse kryesisht në infrastrukturë, ndërtesa, banesa e shtëpi, por kemi një imenim të diasporës edhe në instrumente të tilla që kanë të bëjnë edhe me zhvillimin ekonomik të vendit”, është shprehur ai.

Ahemti shtoi se kjo mënyrë e emetimit të bonove do të sigurojë për vendin investim të qëndrueshëm e afatgjate.

“Nuk duhet t’i shohim diasporën si konsumues por si kapital investues që do të garantonin investim të qëndrueshëm e afatgjatë”, ka shtuar ai.

Ndërsa ekonomisti tjetër, Erton Bega këtë vendim e ka parë si mundësi të mirë për të gjithë ata mërgimtarë që kanë kursime, por nuk kanë ide se ku t’i investojnë.

“Sigurisht Qeveria ka vendosur që një pjesë të financimit të buxhetit ta bëjë ndërmjet bonove për diasporën. Kjo është një hap për t’u përshëndetur, për arsye se është një mundësi e mirë për njerëzit që kanë arritur të kursejnë kapital”.

“Ata mund të bëjnë një investim, t’i huazojnë mjete Qeverisë për afatet kohore të parapara. Këto janë investime të sigurta të cilat mund t’i bëjë mërgata jonë dhe kanë një kthim relativisht të mirë, kuptohet për ata që kanë kursyer mjaftueshëm por në të njëjtën kohë nuk kanë ide ku të investojnë mjete”, ka përfunduar ai për EO.

Përderisa ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se pas përfundimit të afatit për aplikim në emetimin e parë mbi 10 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës.

Ai ka shtuar se mjetet nga Bonot e Diasporës t’i përdorin për të mbështetur prodhuesit vendës.

Më Shumë

Thjesht por bukur, ja si duket Shkurte Fejza kur rri në shtëpi

Është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në vend. Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë e njohur për këngët e saj,. Shkurta vazhdon...

Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e...

Lajmet e Fundit