5.8 C
Prizren
E enjte, 23 Mars, 2023

Fillon shenjëzimi i rrugëve në Malishevë

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në qytetin e Malishevës, ka filluar shenjëzimi i rrugëve, përkatësisht pjesa e vendosjes së vendkalimeve për këmbësor në rrugët e qytetit. Projekti i mirëmbajtes, do të vazhdoj me shenjëzimet në rrugë edhe në afërsi të të gjitha shkollave në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim Morina, ka bërë të ditur se mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht vendosja e sinjalistikës do të vazhdoj për dy vite me radhë me këtë projekt dhe përveç vendkalimeve do të vendosen edhe shenjat afër shkollave.

“Qëllimi i këtij projekti është jo thjeshtë mirëmbajtja e rrugëve, por krijimi i sigurisë më të madhe për të gjithë këmbësorët, e sidomos për nxënësit, si në qytet ashtu edhe në fshatra, e po ashtu edhe vozitësit do të kenë më të lehtë vozitjen afër shkollave, por edhe në rrugët në qytet”, ka thënë drejtori Morina.

Sipas tij, kjo mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Vdiq aktori i “Star Wars” dhe “Harry Potter”

Industria e filmit është në zi për humbjen e aktorit të Star Wars dhe Harry Potter, Paul Grant, i cili ka vdekur tragjikisht në...

Poezia dhe gjinjtë e silikonit / Ilire Zajmi

Shkruan: Ilire Zajmi Çfarë vlerash mund të përfaqësojë poezia në një shoqëri moderne, protagoniste të “buzëve e gjinjve të silikonit”? Nëse roli i poezisë do të...

Lajmet e Fundit