13.6 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Gërmohet për varrezë masive, të vrarë nga lufta në Kosovë

Varreze masiveTë martën në Rashkë të Serbisë në një lokacion ku dyshohet që mund të ketë trupa të viktimave të vrarë nga lufta e fundit në Kosovë, do të vazhdojnë gërmimet nga një ekip i përbërë nga ekspertë të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të kryesuar nga Drejtori i këtij Departamenti, Arsim Gerxhaliu dhe një ekip ekspertësh nga EULEX-i.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.

Gërmimet ku është punuar edhe para dy muajve, kësaj radhe pritët të zgjasin pesë ditë, ndërsa nëse ky lokacion rezulton negativ, në pranverë të vitit të ardhshëm, po ashtu në Rashkë pritët të hapen edhe dy lokacione tjera të dyshuara.

Më Shumë

Limaj në Carrallukë dhe Terpezë të Ulët të Malishevës: Motivi, kurajo e përkushtimi për Kosovën fituese

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur tubim në Carrallukë dhe Terpezë të Ulët të Malishevës. Ai ka thënë se janë duke marrë përkrahje...

Vodhi para në një xhami në Rahovec, policia ia publikon fotografinë të dyshuarit- kërkon ndihmë për kapjen e tij

Policia në Gjakovë ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”.   Ai dyshohet se ka vjedhur paratë që ishin në arkën e...

Lajmet e Fundit