18.2 C
Prizren
E enjte, 24 Prill, 2025

‘Godet’ Dani: Një pjesë e madhe e këngëtarëve janë mendjemëdhenjë, arroganta e injoranta

Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi sonte ka qenë i ftuar në emisionin “SOL” ku foli për tema të ndryshme.

Ai në një moment foli edhe për këngëtarët, duke i quajtur mendjemëdhënjë dhe prepotentë, njofton Klankosova.tv.

“Sjellja ime me njerëzit, ky është element kryesor. Unë i pari u flas njerëzve, për shkak se neve që jemi me emër, njerëzit na shohin nga këndi i tyre pak më ndryshe. Më respekt, por kjo është e vërtetë, një pjesë e madhe e këngëtarëve dhe këngëtareve janë mendjemëdhenjë dhe prepotenta, kjo është e vërtetë, ndoshta kanë me ma marrë inati, ndoshta kanë me më shajt”

“E di që kështu është, do të thotë janë arroganta, janë injoranta, janë mendjemëdhenjë, shesin mend shumë, janë të suksesshëm, këtë nuk ua mohon askush, mirëpo për mua mbase nuk janë modest, mbase janë arroganta, injoranta, Zoti nuk i do këta njerëz. Duhet të jesh modest, duhet të jesh përtokë, duhet t’i respekton njerëzit”, u shpreh tutje Dani.

 

pixel

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e bankës që dyshohet se përvetësoi kundërligjshëm mbi 150 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj A.H, i cili në cilësinë e zyrtarit të një “Mikrobanke” në këtë qytet,...

Rahoveci shënon Ditën e Tokës

"Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!" U shënua Dita e Tokës, me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në Rahovec, ku së bashku me kryetarin...

Lajmet e Fundit