I bllokuar në Mariupol, ushtari ukrainas interpreton këngën fituese të Eurovision – ndërsa në sfond dëgjohen bombardimet ruse

Janë shfaqur disa pamje të cilat thuhet se tregojnë një ushtar ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol duke bërë një interpretim të këngës fituese të Eurovision “Stefania”.

Dhe një gjë të tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai po e bënte në të njëjtën kohë kur në sfond dëgjoheshin shpërthimet e bombave ruse.

Kënga, e realizuar nga grupi popullor ukrainas “Kalush Orchestra”, arriti të fitojë në finalen e madhe të Eurovision-it të shtunën mbrëma.

 

“Stefania” u shkrua si një homazh për nënën e këngëtarit Oleh Psiuk, por është shndërruar në një himn lufte që nga pushtimi rus më 24 shkurt.

Fjalët ‘Do ta gjej gjithmonë rrugën time për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë të shkatërruara’ thuhet se kanë marrë një kuptim të veçantë në dritën e konfliktit.

Edhe pse më shumë se njëmijë civilë të bllokuar në fabrikën e çelikut të rrethuar janë evakuuar, qindra ushtarë ukrainas mbeten ende atje.

Ata po organizojnë një qëndrim të guximshëm të fundit për Mariupolin, pavarësisht nga pakësimi i burimeve dhe numri i viktimave në rritje, dhe po “durojnë” me gjithë bombardimet e vazhdueshme ruse. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit