29.7 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

L’Equipe: Neymar te PSG deri në vitin 2026

Paris Saint-Germain do të konfirmojë rinovimin e kontratës me Neymar të shtunën (sot), me lojtarin që do të vendosë nënshkrimin e tij në një marrëveshje të re që do të zgjasë deri në vitin 2026.

Kontrata e Neymar do të skadonte në fund të sezonit 2021/22, siç do të ndodh edhe me marrëveshjen e Kylian Mbappes.

Kishte fjalë që ai ishte i etur të kthehej në Barcelonë, por duket se kjo nuk do të ndodh.

Sipas L’Equipe, debati tani ka mbaruar dhe Neymar është i vendosur. Ajo që mbetet të shihet, megjithatë, është nëse Mbappe do të ndjek shembullin e tij dhe nëse Lionel Messi do të bashkohet ose jo me ish-shokun e tij të skuadrës në “Parc des Princes”.

Neymar ka qenë i lumtur në kryeqytetin francez së fundmi dhe këtë e ka deklaruar edhe para ndeshjes kundër Manchester Cityt.

L’Equipe ka shkruar edhe për bisedimet me Mbappe, ku sipas tyre pozicioni është shumë të ndryshëm nga ai i Neymar , dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. /Telegrafi/

Më Shumë

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

Suharekë: Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një burrë nga Suhareka ka vdekur të hënën në QKUK, pasi më 18 qershor dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës. Policia...

Lajmet e Fundit