9.8 C
Prizren
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Milo: Daçiq dhe Nikolliq shpejt do ta njohin Kosovën

Paskal MiloIsh-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka deklaruar se Qeveria e re në Shqipëri e udhëhequr nga Edi Rama do të jetë më pak e indoktrinuar, do të largojë ndonjë hije të ndonjë nacionalizmi të tepruar që mund ta ketë pasur qeveria në largim e drejtuar nga Sali Berisha.

Kurse, duke folur për raportet Kosovë-Serbi, Milo thotë se “Daçiq dhe Nikolliq, edhe pse thonë se nuk do ta njohin Kosovën, shumë shpejt do ta bëjnë këtë”.

Milo, gjithashtu, ai ka theksuar se debati për emrin e Maqedonisë është një artific që e kuptojnë mirë shqiptarët. “Por, patjetër do të kalojë kjo situatë dhe do të ketë një kompromis që do ta pranojnë të gjithë”, ka thënë Milo.

Ai ka theksuar se 100 vjetori i luftërave ballkanike është një ngjarje historike që ka pikëpamje të ndryshme në Ballkan.

“Ka një dallim, derisa Lufta e Parë Ballkanike, mund të quhet çlirimtare, Lufta e Dytë nuk mund të quhet e tillë, sepse u bë për territore, kryesisht për ato maqedonase. Pas 100 vjetësh, të gjithë vendet e Ballkanit, kanë bërë përparim, dhe mund të quhet një zonë që po shkon kah stabiliteti, edhe në marrëdhëniet ndërmjet tyre. Kjo sepse edhe vatrat që gjeneronin konflikt, tash kanë një tendencë për t’i zgjidhur. Kjo p.sh ndodh në konfliktin shqiptaro-serb. Mua e as miqve të mi, para 20 vjetësh nuk do t’i shkonte mendja që do të mund të uleshin në një tavolinë ish ‘terroristi’ Hashim Thaçi, me ish zëdhënësin e Millosheviqit, Ivica Daçiq, sot kryeministër i Serbisë”, ka thënë Milo, në debatin “Njëqindvjetori i Luftërave Ballkanike dhe nevoja për pajtim”, i organizuar nga Instituti për Studime Ndërkulturore dhe Politike në Shkup, transmeton “Zurnal”.

Sipas tij, Daçiq dhe Nikolliq, edhe pse thonë se nuk do ta njohin Kosovën, shumë shpejt do ta bëjnë këtë.

“Është bërë një tejkalim i mentaliteteve të vjetra, e të cilat ekzistojnë ende në pjesë të caktuara, në lidhje me historinë, fenë e të ngjashme”, ka thënë ai.

Sipas tij, problemi më i vështirë, Bosnja, por aty duhet më tepër investim për ta sjellë atë që po ndodh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ka ndryshuar edhe qasja e fuqive të mëdha për rajonin. Nëse përpara 100 vitesh, vetëm dy nga gjashtë fuqitë e mëdha e mbështetnin Shqipërinë, të tjerat kanë qenë gati të pranojnë copëtimin e trojeve shqiptare, siç ndodhi me Kosovën. Pas 100 vjetësh, përjashtuar Rusinë, të gjitha fuqitë e mëdha kanë ndryshuar. Ndërsa, kanë hyrë në rajon SHBA-të. Nëse përpara e copëtuar, tash po rivendosen ekuilibra të reja që synojnë stabilizimin”, ka theksuar Milo.

Sipas tij, tash është procesi i integrimeve në BE dhe në NATO, është garanci për pajtimin dhe për kompromise në Ballkan. /zhurnal/

Më Shumë

Rama jashtë “kornizës” së politikanit: Nuk fle shumë!

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dalë jashtë “kornizës” së politikanit, duke zbuluar më shumë nga vetja teksa fliste në podkastin e tij “Flasim”. Kryeministri...

Suhareka udhëton drejt Klinës për rezultat pozitiv

Sot, xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll, do të vazhdoj me dy ndeshje tjera. Në Klinë, skuadra e Dukagjinit e pret Suharekën...

Lajmet e Fundit