24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 28 gusht afatin e aplikimit për grante

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të këtij viti.

“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia Covid-19, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe agrobizneseve. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë”, është bërë me dije në njoftimin e Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndryshe, afati për aplikim për grante investive ishte paraparë të mbyllej më 20 gusht 2020.

Më Shumë

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Shtatë aktakuza dhe dy ndalime në 24 orët e fundit nga Prokuroria e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një sërë veprimesh penale në 24 orët e fundit, përfshirë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa...

Lajmet e Fundit