16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Në prill dorëzohet Projektligji për Ushtrinë

Më 17 shkurt bëhen 10 vjet prejse Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, mirëpo ende as pas një dekade nuk e ka formuar ushtrinë e saj.

Pavarësisht kësaj, nga Ministria e Forcës dhe e Sigurisë së Kosovës (MFSK) kanë bërë të ditur për “Zërin” se më së largu deri në fund të muajit prill të këtij viti Qeverisë do t’i përcillet Projektligji i ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Me këtë rast MFSK-ja ka bërë të ditur se FSK-ja është plotësisht e gatshme që të shndërrohet në ushtri.

Mirëpo ekspertët e çështjeve ushtarake konsiderojnë se një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë shpejt, meqë tashmë është shndërruar në një proces të komplikuar.

Ndërkohë, për t’i hapur rrugën ushtrisë pro ndryshimeve kushtetuese duhet të votojnë edhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve joshumicë (duke përfshirë këtu edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët deri më tash kanë qëndrim “kundër”).

Më Shumë

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit