Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, do të organizojë një panair të veshjeve tradicionale dhe artizanateve .
Panairi mbahet nga data 21-23 korrik.
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Haxhi Seferqaj tha se ky aktivitet realizohet si rrjedhojë e promovimit të mëtejmë turistik të Prizrenit, por edhe prezantimit të vlerave kulturore, shpirtërore dhe etnologjike nga shtete të ndryshme të Ballkanit si Shqipëria, Maqedonia e Kosova.
“Në këtë panair gjithashtu jepet mundësia që para qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë të ekspozohen vlerat tradicionale që kanë ruajtur ndër shekuj zonat e pjesëmarrësve të kësaj ngjarje”.
“ Synojmë të mbajmë gjallë jo vetëm traditën e veshjeve, por në radhë të parë ekzistimin e artizanateve me të cilat është shquar Prizreni, dhe të mbrojmë zejet e shumta , të cilat për fat të keq janë në zhdukje e sipër”.
Panairi do të mbahet në Sheshin e Lidhjes, dhe pjesë e tij do të janë rreth 40 ekspozues./TVPZ/