9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Posta e Kosovës lanson pullat me fruta të malit

Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar: “Frutat e malit – qershizë mali, dredhëz mali dhe mjedra”.

Kësaj here, Filatelia e Kosovës, ju prezanton pullat postare që bartin imazhe nga biodiversiteti i Kosovës, të cilat janë bimë ushqyese të malit, frutat e tyre kanë vlera ushqyese, si dhe ndikim shërues. Ato përhapen përmes ciklit natyral  shpërndarës, pa ndikimin e njeriut.

Qershizën e malit – boronicën (Vaccinium myrtillus), e cila është shkurre e vogël shumëvjeçare që me frutat e saj bën pjesë në pemët e malit. Periudhën e lulëzimit e ka në maj dhe qershor, ndërkaq pjekjen e frutave e ka në korrik e gusht. Frutat kanë ngjyrë të kaltër dhe shije të mrekullueshme, që janë të pasura me hekur, magnez dhe vitaminat C, E, A, B dhe rekomandohen si pjesë e terapisë për anemi. Frutat dhe gjethet kanë përdorim të gjerë në prodhimin e lëngjeve, xhemit dhe çajeve.

Dredhëzën e malit (Fragaria vesca), e cila është lloj i dredhëzës që rritet skaj malit. Ka lulen e bardhë dhe të vogël, nga e cila më pastaj formësohen frutat e kuqe. Dredhëza e malit ka një aromë intensive dhe shije të mrekullueshme. Është e pasur me vitaminat C dhe E, ndërkaq në gastronomi ka vend të pazëvendësueshëm te gatimi i ëmbëlsirave dhe disa gjellëve të ëmbla. Gjethet dhe rrënjët përdoren në formë të çajit në mjekësinë popullore.

Mjedrën e malit (Rubus idaeus), bimën shumëvjeçare me ngjyrë të kuqe nga familja e trëndafilit, të cilat kanë aromë dhe shije të veçantë. Janë të pasura me vitaminën C dhe E. Në mjekësi popullore si pjesë shëruese e kësaj bime përdoren edhe gjethet, ndërkaq frutat për shkak aromës dhe shijes specifike kanë një përdorim të gjerë në prodhim të lëngut, pestilit dhe ëmbëlsirave të ndryshme.

Filatelia e Postës së Kosovës, do të kujdeset edhe në të ardhmen që përmes pullave postare ta prezantoi dhe promovoi shtetin e Kosovës anekënd botës me bukuritë e saj natyror që ka pa fund!

 

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit