6.9 C
Prizren
E martë, 19 Tetor, 2021

SBASHK-u kundër që të ketë sërish shtyrje të mësimit

Kanë mbetur pothuajse edhe 10 ditë deri ne fillimin e vitit të ri shkollor, e për këtë gjë Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe se së bashku me Ministrinë e Arsimit kanë bërë përgatitjet e duhura.

“MASHTI bashkë me Drejtoritë Arsimore kanë deklaruar vazhdimisht edhe në takimet e përbashkëta se kanë bërë gjithë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe urojmë të jetë ashtu” deklaroi Jasharaj.

Sipas Jasharajt mësimdhënësit dhe stafi teknik i shkollave janë vaksinuar dhe janë të kënaqur për faktin që të gjithë punëtorët e arsimit i janë përgjigjur kërkesës së tyre për vaksinim.

“Nga deklarimet e kryetarëve të nivelit komunal sindikal shihet se janë vaksinuar më shumë se 90 % e mësimdhënëseve dhe punëtorëve tekniko-ndihmës e administrativ. Besojmë se MASHTI merr informacione ditore e javore lidhur me vaksinimin. vaksinimin. Ata para dy jave në takim me mediat kishin përmendur shifrën prej 77 % shifër kjo që ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe jemi të sigurt se deri më 27 shtator do t’i afrohemi shifrës prej gati 100%”, tha Jasharaj.

 

E në kuadër të kësaj i pari i SBASHK-ut thotë se nuk duhet të ketë shtyrje të tjera të mësimit për shkak të problemeve qe mundë të paraqiten me zëvendësimin e orëve mësimore.

“SBASHK mendon se shtyrje të tjera të vitit të ri shkollor , pavarësisht situatës me Covid, nuk duhet të ketë sepse do të krijohen probleme shtesë dhe do të ketë problem edhe lidhur me zëvendësimin e ditëve të humbura për arsye të dy shtyrjeve të vitit të ri shkollor” tha ai.

Mirëpo edhe nëse institucionet gjegjëse vendosin që të ketë sërish shtyrje për fillimin e vitit të ri shkollor, Jasharaj tregoi se kanë sugjeruar që mësimdhënësit të shkojnë në shkolla dhe të kyçen në platformat përkatëse për shkak të korrektësisë.

“Ne kemi kërkuara nga MASHTI që të krijohen kushtet që nëse duhet të nisim me mësimin nga larg, mësimdhënësit të shkojnë në shkollë dhe nga atje të kyçën përmes platformës gjegjëse sepse kështu drejtori i shkollës dhe përgjegjësit tjerë do ta kenë shumë më lehtë për të përcjellë rrjedhën e mësimit dhe për t’u bindur se gjithë mësimdhënësit janë të kyçur në procesin mësimor nga larg”, u shpreh Jasharaj.

Fillimin e i vitit të ri shkollor Ministria e Arsimit ka vendosur ta shtyjë, dy herë që nga 1 shtatori kur edhe është dashur të fillonte pas konsultimit me Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike e kjo për arsye të situatës së rënduar në vend me Covid-19 në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

Më Shumë

Zafir Berisha thotë se do ta krijojë një liqe artificial për ta furnizuar Prizren me ujë

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka treguar se si mendon që t’i furnizojë banorët e...

4 të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga Covid-19, dhe nuk është regjistruar asnjë rast i...

Trajnerët nga Kosova në Turqi për avancim profesional

Në kuadër të programit zhvillimor të FIBA YDF dhe bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Turqisë, këtë javë në Stamboll...

VIDEO/ Ja si mund ta votoni Islam Ukajn për kuvendar të Prizrenit

Islam Ukaj në zgjedhjet e 17 tetorit garon për mandatin e dytë në listën e PDK-së. Ai  mbanë numrin 4. Ukaj  përmes një video ka treguar...

Kurti i uron ditëlindjen elektoralisht Mytaher Haskukës: 3 x 48=144

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryetarin aktual të Prizrenit dhe kandidatin për një mandat tjetër të këtij qyteti, Mytaher Haskukën, në...

Erdogan i jep lamtumirën Merkelit pas 16 vjetësh

Angela Merkel, të shtunën e 16 shtatorit, ka bëri udhëtimin e saj të fundit nën petkun e Kancelares së Gjermanisë në Turqi. Bosfori pa...

Totaj: Do t’ia rikthejmë investimet dhe dinjitetin Hasit

Dje hasjanët e Gjonaj e Romajës me një mikëpritje të jashtëzakonshme kanë zhvilluar një takim të përzemërt me Kandidatin për Kryetar të Prizrenit nga...

Kështu e vuri në siklet Fifi, Arbana Osmanin

Mbrëmë u zhvillua spektakli i radhës i “Big Brother VIP” që në këtë sezon do jetë dy herë në javë. Një nga momentet përmbyllëse...

Bali Muharremaj del në punë menjëherë pas zgjedhjeve, fiton mandatin e dytë

Bali Muharremaj i cili ishte kandidat për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar garën në...

Quni kërkon votëbesim për kryetar të Prizrenit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në kuadër të fushatës zgjedhore edhe sot ka kërkuar votën e qytetarëve për 17 tetor. Ai,...

Pranon fajësinë polici që akuzohet se rrahu dy persona në stacionin policor në Malishevë

Zyrtari policor, Mehdi Hoxha, ka pranuar fajësinë se rrahu të dëmtuarit Safet dhe Artan Suka në stacionin policor të Malishevës në dhjetor të 2018-ës. Pranimin...

Vdes në shtëpinë e tij një person në Prizren

Një person ka vdekur në shtëpinë e tij në Prizren, ka bërë të ditur Policia. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi...

Vetëm 10 raste me coronavirus brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar...

Asnjë i vdekur nga Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nuk është raportuar ndonjë rast i vdekjes nga Covid-19. Sipas MSh-së, gjatë...

Rezultati i fundit në Prizren

Nga numërimi i deritanishëm i votave në Prizren, po prin Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje mw 40.72 për qind të votave, e pas tij...

Fletëvotimi që u gjet në oborr të shkollës në Prizren, i kishte rënë qytetarit nga xhepi

Një fletëvotim, i cili është gjetur në oborrin e shkollës “Avdyl Frashëri” në Prizren i ka rënë një qytetari nga xhepi. Kjo është parë nga...

Lajmet e Fundit