9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shteti “vetëdorëzohet” nga rriqrat

Rriqrat6-21Shteti më i ri i krijuar në Ballkan, Kosova po sfidohet nga rriqrat. Ky shtet, që në kuadër të vet ka Ministrinë e Sigurisë dhe atë të Shëndetësisë, është “vetëdorëzuar” para insekteve që kanë hyrë në çdo oborr të vendbanimeve rurale në Malishevë, Rahovec, Klinë, Gjakovë…ku kanë marrë jetë dhe po marrin\’ përditë. Rriqrat janë shndërruar në një “aparat luftarak” që po zgjeron territorin e vet në këto komuna. Katërmbëdhjetë vjet që nga mbarimi i luftës dhe ende nën traumat e saj, banorët po jetojnë tmerrin e një sulmi tjetër.

Të veshur si në dimër në temperaturat rreth 40 gradë në ditët e para të muajit gusht, banorët e këtyre rajoneve po mundohen të improvizojnë një “jelek antiplumb” kundër pickimit të rriqrave. Megjithëkëtë, ato po thumbojnë e po ngulen thellë në mishin e banorëve të Malishevës duke pickuar ata që më së paku mund të izolohen –fëmijët.

E, kjo po ndodh në fazën e cila llogaritet nga ekspertë të fushës si fazë jo e shumimit, si dhe pas deklarimeve zyrtare të shtetit se është bërë dezinsektimi i zonave që konsiderohen më të prekura nga rriqrat. Rriqrat në fshatrat e Malishevës po krijojnë vendevende “shtëpiza” sikurse janë të njohura ato të milingonave (buburrecave), madje shumë pak të dallueshme nga të buburrecave.

Të ecësh zbathur i bie t’i afrohesh vdekjes, rriqrat po ecin edhe nëpër tokë, kurse në drunjtë, barishte tjera ato tashmë janë bërë zot shtëpie.

Më Shumë

Gjini: Vendimi është fushatë qëllimkeqe

Doktori Sebajdin Gjini, i cili para do ditësh u shkarkua nga shefi i Repartit të Obstetrikës ka reaguar, duke e konsideruar vendimin e spitalit...

U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre

Ditë më parë qytetarët e Komunës së Suharekës kishin dërguar në “Ndreqe.com” gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave. Sipas një postimi në rrjetin social...

Lajmet e Fundit