19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Smajl Latifi: Qeveria ka përgjegjësi për gjendjen e rëndë energjetike

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi thotë se Qeveria ka përgjegjësi për gjenden e rënë energjetike.

Në një postim në Facebook, Latifi ka thënë se edhe Rahoveci sikurse gjitha vendet e tjera është përballur me kufizime të shpeshta të energjisë elektrike.

Ai po kërkon nga Qeveria që të bashkëpunojë edhe me qeverisjet lokale dhe t’i mbrojë qytetarët e bizneset për ta ruajtur mirëqenien dhe stabilitetin ekonomik.

“Qeveria ka përgjegjësi për gjendjen e rëndë energjetike. Edhe Rahoveci, sikurse e gjithë Kosova, është duke u përballur me kufizime të shpeshta të energjisë elektrike, për çka unë si kryetar i Komunës së Rahovecit, kam marrë dhjetëra pyetje e ankesa nga shumë bashkëqytetarë e drejtues biznesesh, të cilët janë të shqetësuar që në këtë kohë dimri ka mungesë të madhe të energjisë elektrike. Më duhet të sqaroj se situata energjetike po menaxhohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Ekonomisë, KEK-u, KOSTT-i dhe KEDS-i, ndërkaq qeverisjet lokale, deri tani, kanë pasur impakt të papërfillshëm në vendimet e strategjitë e krijuara për dalje nga kriza. Kjo nuk do të thotë që unë s’do t’i trajtoj shqetësimet e qytetarëve, përkundrazi – do t’i trajtoj me seriozitetin më të madh dhe do t’i përcjell tek autoritetet përgjegjëse në vazhdimësi”, ka thënë ai.

Më Shumë

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit aderon në AAK, para tre vitesh ishte larguar nga Vetëvendosje

Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në profilin...

Lajmet e Fundit