36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Suharekë: Aktakuzë policit që keqtrajtoi disa persona

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër policit me inicialet Xh. K. nga Komuna e Suharekës, i cili siç njofton policia, e ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke i keqtrajtuar disa persona.

“Rasti ka ndodhur më 22.08.2018, në Suharekë, ku i pandehuri Xh. K., në cilësinë e zyrtarit policor, keqpërdor detyrën dhe autorizimet publike, duke keqtrajtuar e fyer rëndë personalitetin e të tjerëve, këtu të dëmtuarve H.G., A.G., dhe Q. Xh nga Suhareka. Përderisa të dëmtuarit ishin duke hipur në makinën e tyre në parkingun e një restoranti, i pandehuri fillimisht iu kërkon dokumentet e identifikimit, dhe përderisa njëri prej tyre nuk e kishte me vete dokumentin, i njëjti nervozohet dhe e godet në kokë, ku pastaj të tre të dëmtuarit i hip në makinën e policisë, kështu ku edhe gjatë rrugës për në stacionin e policisë, i ofendon e i godet ata”.

“Pas arritjes në Stacionin policor në Suharekë, i ndan në dhoma të veçanta, ku secilin prej tyre, duke i kapur për fyti, i shanë e ofendon, dhe i godet me grushte në kokë, bark dhe gjoks”.

“Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prizren, Dega Malisheve, që i pandehuri Xh. K., të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë”, thuhet në komunikatën për media.

Më Shumë

Reduktime të ujit në Suharekë për shkak të konsumit të lartë dhe keqpërdorimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Njësia Suharekë ka paralajmëruar se nga data 2 korrik do të nisë zbatimi i reduktimeve të...

Ndërprerje të rrymës sot në rajonin e Prizrenit për shkak të punimeve në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë...

Lajmet e Fundit