2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

U përplas me Rusinë për Kosovën, Rama vjen me një mesazh tjetër nga OKB-ja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një fotoalbum të momenteve të djeshme në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të cilën e drejtoi Shqipëria.

“Mirëmengjesi dhe me fotoalbumin e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Nga selia e OKB-së në New York, kryeministri shqiptar hapi diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit.

Ai përmendi edhe Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, gjersa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.

Më Shumë

Moti sot, i vranët dhe me intervale të shkurta me diell

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Në viset e larta malore me...

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh, Zef Deda

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i...

Lajmet e Fundit