6.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Vdes ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

Ka vdekur dje, ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.

Për vdekjen e tij ka njoftuar familjari Ragip Rugova.  Ai do të varroset të enjten më Plavën e Malit të Zi.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën  me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00 Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena Të piklluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjërë”, thuhet në njoftim.

Së fundmi  Rugova ka qenë zyrtarë përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike në MPJ.

Rugova ka lindur në Plavë të Malit të Zi më 3 maj të vitit 1972.

Ka mbaruar Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Prej viti 2002 e këndej është i angazhuar në shtypin e përditshëm kosovar.

Ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në gazetën Koha Ditore ; portalin Telegrafi.com ; ka qenë  bashkë-themelues i gazetës Express ; kryeredaktor i gazetës lajmi.net e të tjera.  /Express/

Më Shumë

Totaj uron qytetarët për 28 Nëntorin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar qytetarët për 28 Nëntorin. Sipas tij, kjo datë historik nuk është një përvjetor i thjeshtë, por...

Iu ndalua kënga në stadiumin “Air Albania”, Shkurte Fejza: Nuk ka asgjë nacionaliste

Kënga e njohur “Mora fjalë” është ndaluar në stadiumin “Air Albania” që të dëgjohet, gjë e cila ka shkaktuar mjaft reagime. E ftuar në emisionin...

Vjeshtë

Lajmet e Fundit