11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

VV ngrit kallëzim penal ndaj Policisë së Kosovës

Deda-HaxhiuLëvizja Vetëvendosje ka ngritur sot kallëzim penal në Gjykatën Themelore të Prishtinë, ndaj Policisë së Kosovës, duke e akuzuar për dhunë të ushtruar ndaj protestuesve, në protestën e së martës së kaluar.

Kallëzimi penal në Gjykatë është dorëzuar nga deputetët e Vetëvendosjes, Ilir Deda dhe Albulena Haxhiu. Kjo e fundit ka thënë se kallëzimi penal përfshinë vepra të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, përdorje e dhunës dhe kanosje për jetë nga Policia e Kosovës.

“Janë 20 aktivistë që janë intervistuar dhe dëshmi të tjera, që tregojë për dhunën e policisë të përdorur ndaj protestuesve”.

“Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ne po dorëzojmë kallëzimin penal lidhur me aktet e kryera nga Policia e Kosovës, para protestës gjatë protestës dhe pas saj”.

“Ky kallxim penal paraqet padi ndaj veprave penale siç janë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve që dalin nga ligji për policinë, vepra penale e torturës e cila sipas kodit penal parasheh 15 vite burgim. Gjithashtu vepra penale kanosje me jetë si dhe lëndime të rënda trupore ndaj protestuesve”.

“Ky kallxim penal është drejtuar kundër komandantëve, kundër shefave të policisë që kanë udhëhequr ose drejtuar operacionet policore me 27 janar, e gjithashtu kundër disa policëve numrat e të cilëve i kemi identifikuar e disa të tjerëve që ende nuk i kemi të identifikuar, sepse nuk kanë pasur numra identifikimi”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, deputeti Deda, duke folur për protestën e nesërme, ka ftuar policinë që të mos i provokojë protestuesit, por t’i lë të protestojnë të qetë. Ai ka thënë se dëshirojnë që kjo protestë të jetë e qetë, por sipas tij, sikurse herën e kaluar edhe kjo mund të eskalojë nëse provokohet nga policia.

E i pyetur për kërkesën për takim që policia ka pasur dje për drejtuesit e Vetëvendosjes, Deda ka thënë se një kërkesë e tillë nuk ka shkuar në adresën e tyre. /lajmi.net/

Më Shumë

Lajmet e Fundit