9.7 C
Prizren
E premte, 30 Tetor, 2020

Inaugurohen punimet për zgjerimin e rrugës Arbanë-Landovicë

Hyrja për në qytetin e Prizrenit tashmë pritet të jetë më e lehtë për gjakovarët. Kjo pasi të enjten janë inauguruar punimet për zgjerimin e rrugës Arbanë-Landovicë.

Kjo rrugë tre milionëshe u tha se do të plotësojë nevojat e banorëve të kësaj ane, e cila do të lidhë Gjakovën, Pejën dhe Istogun me autostradën e Durrësit.

Pjesë e këtij inaugurimi ishte edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se punimet në këtë rrugë do të jenë vetëm fillimi i investimeve në këtë rajon.

“Jam i bindur që ky do të jetë vetëm fillimi i zgjerimit të kësaj rruge e që do të shkojë deri Gjakovë e do të shkojë deri në Pejë e Istog për të lidhur krejt këtë regjion me autostradën me Durrësin. Mbi gjysmë milionë banorë do të kenë qasje në këtë rrugë për t’u lidhur me autostradë”, tha ai.

E këtë projekt e mirëpriti e mirëpriti kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Është një rrugë shumë e frekuentuar siç shihet tani, është ndër rrugët shumë të frekuentuara në Kosovë rruga Prizren-Gjakovë e pastaj në Pejë. Besoj që kjo rrugë me zgjerimin e saj do të plotësojë nevojat e qytetarët dhe lidh vendbanimet me njëra tjetrën”, tha ai.

E investuesi i këtij projekti nga BERZh, Neill Taylor tha se ky projekt jo vetëm që do të ofrojë punë 18 mujore por do të lidhë edhe qytetet më mirë.

“Kam kënaqësinë që jam këtu për inaugurimin e kësaj rruge me gjatësinë 2.7 kilometra dhe kosto prej 3.5 kilometra…viti 2020 është shumë sfidues për të gjithë sapo kemi liruar projeksionet tona se ky vit do të ketë rënie ekonomike…pjesa e parë e vitit 2020 ka qenë periudhë e vështirë për Kosovën sidomos në periudhën e ndërtimit dhe jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij projekti”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se këto projekte do të lidhin qytetet Kosovës me rrjetin e rrugëve transnacionale.

“Projekte të mëdha infrastrukturore që e lidhin Kosovën dhe qytetet me rrjetin e rrugëve trans-nacionale e evropiane”, tha ai.

Zgjerimi i kësaj rruge u mirëprit edhe nga banorët e kësaj ane.

- Advertisement -

Më Shumë

Presidenti Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

Presidenti Hashim Thaçi në ditën e Kombeve të Bashkuara ka thënë se është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB’së. Sot është dita e...

Prizreni me 2 raste të reja me koronavirus

Në komunën e Prizrenit të martën janë regjistruar dy raste të reja të infektimit me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i...

Guardiona mund të largohet nga City

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City. Trajneri spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën, e cila i skadon në vitin 2021. Kjo ka bërë...

Një fëmijë bie nga lartësia në Prizren, dërgohet në QKUK

Gjatë ditës së djeshme një fëmijë në Prizren ka rënë aksidentalisht nga një lartësi, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Ai është dërguar për trajtim...

Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të...

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret

Testamenti i Mitrush Kutelit Dëgjo! Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më...

PDK në Prizren: Qeveria komunale, me veprimet e veta e ka sjellë arsimin buzë kolapsit total

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, me anë të një konferencë për medie ka folur për situatën në arsim në këtë komunë. Sipas...

Detaje nga aksioni i Policisë në Prizren ku u prangosen 13 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës mbrëmë zhvilloi një aksion masiv në qendër të Prizrenit, me ç’rast arrestoi 13 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale...

Mungonin paratë për rrugën Prizren–Prevallë, kështu u zbulua hajnia e dymilionëshit në Thesar

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë arritur të vërejnë të parët vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Kjo pasi që...

Dështon sërish heqja e homologimit të veturave

Ka dështuar sërish ndryshimi i ligjit për Automjete, me të cilën do të hiqej homologimi i veturave. Me 32 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë...

Edhe një vdekje nga COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të...

Barça-Juve, me 5 mijë tifozë në “Camp Nou”?

Te Barcelona kërkojnë të zbusin sadopak humbjet e shumta financiare të krijuar nga pandemia Covid-19. Ndonëse përpara janë sfida të tjera të rëndësishme, përfshi...

Pesë raste të reja me COVID në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të...

Haskuka: Në janar do të bëhet hapja e impiantit të ujërave të zeza

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në emisionin Desku në KTV ka thënë se në janar do të bëhet hapja e impiantit të...

Zëvendëskryeministrja flet për lidhjen familjare me Fatmir Limajn: Nuk e kam asgjë

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka folur rreth lidhjes familjare me shefin e Nismës Fatmir Limajn. Anëtarja e ekzekutivit është motra e bashkëshortes së Fatmir Limajt “Nuk e...

Prizren, vijnë në jetë 49 fëmijë

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë gjashtë ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 49 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit

Haskuka i gatshëm edhe për një mandat si kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili vjen nga partia Lëvizja Vetëvendosje, pohon se do që të rikandidojë edhe për një mandat të dytë...

Balaj: Javën tjetër do të ketë grevë nëse nuk zhbllokohen llogaritë e Telekomi

Lamih Balaj ka paralajmëruar se nëse nuk do të zhbllokohen llogaritë e Telekomit, përveç protestave para Qeverisë, sindikata do të mbajë edhe greva brenda...

Haskuka: Kam vizionin që ta bëj Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se e ka vizionin për ta bërë Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan. Ai për DESKUN e...

Projektimi i buxhetit të vitit 2021 nuk po shihet si i qëlluar nga PDK

Projektligji i buxhetit të vitit 2021 në Kosovë parashihet të jetë diçka më i lartë se 2.4 miliardë euro. Kështu thonë në Qeverinë e...

Haskuka: Në janar do të bëhet hapja e impiantit të ujërave të zeza

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në emisionin Desku në KTV ka thënë se në janar do të bëhet hapja e impiantit të...