34.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

60 milionë euro për Icardin, Juventusi parakalon PSG-në

Mauro Icardi nuk do të kthehet tek Interi dhe kjo është e sigurt. ESPN, dy ditë më parë raportonte se ishin mbyllur bisedimet dhe sulmuesi do të jetë pjesë e PSG, klub me të cilin mendohet se do të firmosë një kontratë 4-vjeçare dhe do të përfitojë 10 milion euro në sezon.

Gjithsesi, “L’Equipe du soir” raporton se Inter ka gjetur marrëveshjen me të dy klubet: PSG dhe Juventus. Në arkat e zikaltërve do të shkojnë 60 milion euro, ndërkohë që theksohet se vetë Icardi do dëshironte më shumë të rikthehej në Itali.

Bardhezinjtë e kanë kërkuar edhe më parë sulmuesin, i cili do t’u garantonte të tjerë gola atyre. Gjithashtu klubi nga Torino është gati t’i ofrojë atij një pagë më të lartë se PSG. 12 milion euro në sezon e joshin Icardin, i cili po pret 31 majin, kur edhe skadon afati që PSG ta blejë atë përmes klauzolës.

Më Shumë

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

Malisheva synon transformimin e fshatrave përmes investimeve kapitale

Komuna e Malishevës do të orientojë investimet e saj të ardhshme drejt urbanizimit të zonave rurale. Këtë e bëri të ditur kryetari Ekrem Kastrati...

Lajmet e Fundit