20.8 C
Prizren
E shtunë, 6 Qershor, 2020

Ambasadorja e “Agimit” të Prizrenit

“Rrugën drejt teatrit e nisa në Prizren”, do të kujtonte aktorja Leze Qena fillet e karrierës së saj, në ditën e 6 nëntorit të vitit 2018, në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë, në kuadër të projektit “KultWoman” zbatuar nga gazeta onilne për art dhe kulturë “KultPlus” dhe financuar nga “Culture for Change”. Ishte një rrëfim i sinqertë, personal.

“Jam marrë me teatër në shkollë, në gjimnaz në teatrin amator. Por mund të them se ia kam filluar qysh nga fëmijëria. Prizreni i ka dritaret e thella nëpër dhoma e perdet janë të ngjitura për xham. E largoja perden dhe i mblidhja fëmijët e mëhallës dhe këndoja, recitoja krejt çka më binte ndër mend…”, do të kujtonte Qena, shkruan sot KOHA.

Prizreni për të ishte qyteti më i bukur në botë. E emri i saj është i çmueshëm edhe për shoqërinë kulturo-artistike “Agimi”. Për afër shtatë dekada e kanë konsideruar ambasadore të tyre, ani pse anëtarësia e saj ka zgjatur vetëm pak vjet. Sipas veteranëve të

“Agimit” të Prizrenit, periudha dyvjeçare e anëtarësisë së Leze Qenës në këtë organizatë kulturore ka mjaftuar që ajo të marrë hapat e parë dhe mbi ta pastaj me talentin e vet të jashtëzakonshëm të ndërtojë një karrierë të papërsëritshme artistike, duke tërhequr simpatinë e audiencës së të gjitha moshave.

Kadri Skeja nga shoqëria kulturoartistike “Agimi” tregon se, sipas kujtimeve të anëtarëve veteranë, Petrit Nushit e Engjëll Cetës, Leze Qena ka qenë anëtare e kësaj shoqërie rreth 70 vjet më parë.

“Lezja, tani e ndjerë, diku në fillim të viteve ’50 të shekullit të kaluar ka qenë anëtare e ShKA ‘Agimi’, për një ose dy vjet dhe pastaj ka shkuar në Prishtinë. Leze Qena ka qenë pjesëtare e korit të ‘Agimit’, në kohën kur dirigjent ka qenë Lorenc Antoni. Krahas Korit, kur është dashur, ajo është angazhuar edhe në seksione të tjera”, ka thënë Skeja. E lindur më 1 mars të vitit 1935, në Prizren, nga babai Zefi dhe nëna Katarina, Leze Spaqi mbaroi shkollimin fillor dhe atë të mesëm në vendlindje, për të vazhduar më pas edhe në Prishtinë.

“Njëherë moti në një natë dimri afër pranverës, m’u atëherë kur shkunden plakat, në një shtëpi të vogël romantike ka lindur një fëmijë. Të gjithë u gëzuan për të, por më së shumti nëna. Linda më 1 mars 1935 në qytetin më të bukur në botë, në Prizren”, kishte thënë ajo katër vjet më parë në emisionin “PRO X” në Kohavision. Si e dyta në familjen me shumë fëmijë, Qena kishte thënë se ajo kishte qenë gjithherë e përkëdhelura e prindërve të saj.

“Vërtet kushtet nuk kanë qenë sikur sot, por për mua ato ishin shumë të kënaqshme. Kam qenë fëmijë i llastuar prej babait, i cili ma plotësonte çdo dëshirë”, evokonte fëmijërinë e saj në Prizren.

- Advertisement -

Më Shumë

Kompania e ujësjellësit në Prizren kërkon nga konsumatorët të paguajnë faturat

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga të gjithë konsumatorët që t’u përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet...

Stomatologët i kthehen punës me masa shtesë mbrojtëse

Hana Naka, një stomatologe nga Prishtina, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë ka marrë masa të shtuara për shkak të pandemisë në...

Rahovec/Arsimtari i kryeministrit Hoti: Kurrë nuk ka pasur notë katërshe në shkollë

Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Në një intervistë...

Trumpi datën e Samitit G7-s do ta shtyjë deri në shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shtyjë Samitin G7, të planifikuar për këtë vit, me qëllim që t’i ftojë...

Hapet zyrtarisht pika kufitare në Vërmicë

Qeveria në detyrë ka mbajtur dje (31 maj, 2020) një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave për parandalimin e...

PDK në Prizren akuzon qeverisjen e Haskukës për degradim urban me ndërtime pa leje

Dega e PDK-së në Prizren ka akuzuar qeverisjen e Mytaher Haskukës se po degradon ambientin me ndërtime, që sipas tyre, janë të dyshimta. Në një...

Haskuka për LDK-në: E kam të pamundur vazhdimin e koalicionit në Prizren

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka nga radhët e LVV-së, është deklaruar lidhur me dhënien fund të koalicionit me LDK-në, në këtë komunë. Haskuka është shprehur...

NLB Banka ndihmon bizneset përmes hapësirës reklamuese në medie

Banka NLB ka filluar projektin të titulluar Korniza e Mbështetjes për bizneset të cilat kanë pësuar nga pandemia, duke u ofruar hapësirë reklamuese në...

Haskuka thotë se qeveria Hoti nuk do t’i sjell asnjë të mirë Kosovës, paralajmëron protesta

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka thënë se qeveri Hoti nuk do të mund të sjell dobi për Kosovës pasi puna...

Anton Quni s’e di nëse do të mbetet Ministër

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse do të vazhdojë të jetë në të njëjtën pozitë,...

Pikëkalimi kufitar Vërmicë-Morinë me mjekë që kontrollojnë të ardhurit (Video)

Videoja e mëposhtme ju sjellë detaje rreth pikëkalimit kufitar Vërmicë-Morinë, gjegjësisht rreth fluksit të udhëtarëve dhe bizneseve që kaluan aty, si dhe kontrolleve që...

Duda Balje: Do ta votoj Qeverinë Hoti sepse është më përkrahëse ndaj boshnjakëve

Deputetja boshnjake Duda Balje do t’ia jep votën e saj Qeverisë Hoti nesër në seancë. Ajo për klankosova.tv tha se beson që kjo qeveri do...

Prizreni ndër komunat më të prekura me COVID-19, sot dalin testet edhe për 32 persona

Në komunën e Prizrenit deri më tani janë identifikuar 134 raste me Covid-19, ku 54 prej tyre janë raste aktive, 75 të shëruar kurse...

Ja çfarë ndërhyrje do të bëjë së shpejti moderatorja e sportit

Moderatorja e njohur e sportit Lei Kraja është ndër femrat më seksi dhe më të bukura të ekranit shqiptar. Prej vitesh ajo prezanton emisione sporti...

Kryeministri në ardhje këndon këngën “N’Rahovec e kemi konakun….”

Profesori i Ekonomisë, Avdullah Hoti, pritet të bëhen javën e ardhshme Shef i Qeverisë. Ai do të jetë kryeministri i nëntë i Republikës. Në...

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se prishja e një anshme e koalicionit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dëshmon për paqëndrueshmërinë...

Lajmet e Fundit

Fillon një shërbim i ri në kujdesin parësor shëndetësor në Prizren

Komuna e Prizrenit nga sot ka filluar të ofrojë edhe një shërbim të ri në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Analizat e vitaminës D, B dhe B12,...

Filloi ndërtimi i objektit të shkollës “Habib Berisha” në Gurbardh të Malishevës

Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës, sot në fshatin Gurbardh, ka filluar ndërtimi i...

Letërsia udhëtuese dhe simbolika e Odiseut

Zëri i shkrimtarit shpesh ngrihet në netët e vona dhe kërkon kohë pa kohë të lexohet nga dikush, qoftë ai edhe një i marrë...

Arrestohet grupi që merrej me falsifikimin e diplomave shkollore (VIDEO)

Tetë persona që merreshin me falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme dhe aftësimit profesional, kanë rënë në duart e autoriteteve të rendit. Prokurori nga...

Vdekje e dyshimtë në Zliptok të Dragashit

Një person në fshatin Zliptok të Dragashit është dërguar pa shenja jete në spital. Ndërkaq vdekjen e tij Policia e ka konsideruar të dyshimtë. Sipas...