Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar kabinetet e lëndëve shkencore në SHFMU “Katër Dëshmorët” në Ratkoc.

Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, nga dita e sotme, nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle do të kenë në dispozicion kabinetet e fizikës, kimisë, biologjisë dhe matematikës, të cilat janë të pajisura me vegla, pajisje laboratorike dhe mjete konkretizimi.

“Këto kabinete do t’u mundësojnë nxënësve të përvetësojnë më lehtë njohuritë teorike përmes praktikës, duke realizuar prova dhe eksperimente shkencore që rrisin kurreshtjen për të mësuar dhe cilësinë e dijes që përfitojnë në shkollë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Lajmet e Fundit