5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Anton Quni s’e di nëse do të mbetet Ministër

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse do të vazhdojë të jetë në të njëjtën pozitë, në Qeverinë Hoti

Në një përgjigje për Express, Quni tha se ende nuk është marrë vendim për emrat e mundshëm të Qeverisë Hoti, të cilët jamë përmendur sot në media.

“Ende nuk është marrë ndonjë vendim, do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë”, tha Quni.

Ndërkohë kreu i LDK’së, Isa Mustafa, sot i ka thënë Expressit se emrat e ministrave nga radhët e LDK’së do të diskutohen në mbledhjene Kryesisë, e cila do të mbahet pas publikimit të vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

“E propozon z.Hoti, i nominuar për KM, një listë iniciale të kabinetit qeveritar nga LDK, pastaj vendosë Kryesia”, ka deklaruar Mustafa.

I pari i LDK’së ka shtuar se derisa Kryesia e LDK’së të marrë vendimin, asnjë emër i përmendur deri më tani për pjesë të kabinetit qeveritar, nuk është definitiv.

“Pa vendosë Kryesia e LDK-së, s’ka asnjë emër definitiv, përpos z. Hoti, për të cilin është vendosur më herët”, ka thënë Mustafa për Express.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet pas publikimit të aktvendimit nga Gjykata Kushtetuese, për të diskutuar dhe votuar rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës të enjten ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re./GazetaExpress/

Më Shumë

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Lajmet e Fundit