Policia shqipton gjobë për zjarrvënie në Malishevë – apel për parandalim të djegieve

Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Malishevë është duke ndërmarrë masa të vazhdueshme për të parandaluar djegiet që, sipas tyre, shkaktojnë ndotje të ajrit dhe rrezikojnë përhapjen e zjarrit, raporton PrizrenPress.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Në një rast të fundit të evidentuar më 25 qershor 2025, policia ka identifikuar një person që kishte ndezur zjarr në një hapësirë publike në zonë të banuar.

“Në Komunën e Malishevës, një person është identifikuar për ndezjen e qëllimshme të zjarrit në një hapësirë publike e cila është zonë e banuar andaj duke u bazuar në ligjin nr. 08/L-071 neni 49 paragrafi 1.7.9 ndaj tij është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të shmangin çdo veprim të tillë të rrezikshëm dhe të ndaluar me ligj.

“Policia rikujton se veprimet e tilla si djegia e mbeturinave dhe materialeve të tjera është e ndaluar me ligj, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur rreziku për përhapjen e zjarrit është më i madh”, thekson policia.

Në fund, qytetarët inkurajohen që të raportojnë çdo rast të dyshuar: “Apelojmë te qytetarët që të shmangin çdo lloj djegieje, dhe t’i njoftojnë menjëherë organet e rendit në numrin 192 ose autoritetet lokale për çdo rast të dyshuar. Bashkëpunimi juaj është i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e komunitetit”./PrizrenPress.com

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit