19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Avdullah Hoti nuk e përjashton mundësinë e hyrjes së PDK-së në Qeveri

Kryeministri Avdullah Hoti nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së PDK-së në koalicionin qeverisës.Në pyetjen e gazetarëve për mundësinë që PDK-ja të bëhet pjesë e qeverisë në rast se presidenti Thaçi jep dorëheqje, Hoti deklaroi se në rast se ndodhin ato rrethana, do të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje.

“Asnjëherë nuk përgjigjem në pyetje hipotetike. Qeveria është stabile, Presidenti është me mandat të plotë. Nëse krijohen ato rrethana, do të ulemi dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira për vendin”, tha Hoti.

Ditë më parë, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi kishte deklaruar se raportimet e hyrjes së PDK-së në Qeveri janë spekulime.LDK ka një votim në Këshillin e Përgjithshëm të partisë që e përjashton një koalicion të mundshëm me PDK-në.

Më Shumë

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Kryeministri Kurti uron qytetarët për festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës për festën e Fitër Bajramit. Kurti në një postim në Facebook shkruan se mëshira e...

Lajmet e Fundit