16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Balaj-Halimaj: S’ka Asociacion pa njohje nga Serbia

Pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të ketë as marrëveshje gjithëpërfshirës Kosovë-Serbi, ka qenë mesazhi i përfaqësuesit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas vizitës në Kosovë.

Por në Qeverinë e Kosovës thotë se ndonëse marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 dhe është obligim që e ka marrë Kosova, ajo do të zbatohet vetëm pasi Serbia të na ketë  njohur si shtet.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se asnjë marrëveshje në Bruksel nuk do të nënshkruhet pa njohje.

“Ne e kemi thënë qëndrimin tonë. Ne jemi të qartë. Ne e kemi obligim kushtetues formimin e Asociacionit, por ata po kërkojnë që ne të fillojmë të zbatojmë Asociacionin ndërkohë që ne e kemi obligim kushtetues dhe do të zotohemi që kjo do të ndodhë, por ne po kërkojmë që ky Asociacion të fillojë të zbatohet atëherë kur Serbia do ta njohë Kosovën”.

“Pra do të jenë tema të përbashkëta asgjë në Bruksel nuk do të nënshkruhet veç e veç, por të gjitha do të nënshkruhen në një ku aty do të jetë njohja”.

Sipas saj, mospajtimet me partnerët aktual të koalicionit, janë normale dhe që nuk e rrezikojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë.

“Po mirë deri më tash nuk është se kemi pasur telashe mes vete. Ka mospajtime të cilat janë normales sipas meje dhe sipas nesh në tema të ndryshme të cilat nuk mund të pajtohemi shpesh herë me shumë njerëz që i kemi rreth vetës por edhe me partnerët e koalicionit. Pra deri më tash nuk ka telashe të cilat mund ta rrezikojnë koalicionin”.

Zëvendëskryeministrja ka folur edhe për çështjen e presidentit duke thënë se kur t’i vije koha do të shohin nëse do të arrijnë ndonjë marrëveshje mes partnerësh.

“Tani për tani ju e dini që presidentin e kemi. Ne si subjekt politik pra si Nismë vlerësojmë se nuk duhet të hyjmë në diskutime ende pa i ardhur momenti dhe koha e duhur për temë të caktuar”.

“Ne kemi një president deri në mandatin e tij do të veprojmë kështu atëherë kur do të vijë kjo çështje për diskutim do të shohim nëse do të arrijmë ndonjë marrëveshje mes partnerësh dhe të tjerëve për çështjen e presidentit”.

Halimaj- Balaj pohoi se sa i përket Pakon Emergjente edhe përkundër që pozita ka pasur ftesa për opozitën ata nuk kanë dhënë ndonjë ide të mirëfilltë.

“Ne fakt ne kemi qenë të gatshëm qysh në fillim kur edhe është krijuar kjo pako. Kanë pasur ftesa edhe opozita ta japin mendimin e tyre por që ne duhet ta dimë që opozita shpesh herë është aty vetëm për të kritikuar se sa për të ndihmuar thjeshtë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kjo ndodhe me secilën opozitë që është prandaj edhe kjo është munduar që të kritikojë ndërkohë që ide të mirëfillta mbi këtë pako nuk ka pasur”.

“Ne e kemi bërë këtë pako emergjente pra rimëkëmbje ekonomike siç e kemi quajtur me mundësinë pra kemi shkuar ose jemi dakorduar që ta bëjmë një pako me mundësinë që ka Republika e Kosovës pra vendi dhe buxheti tashmë, i cili nuk është edhe aq i madh sidomos për shkak të shpenzimeve që i kemi bërë për pandeminë”, ka thënë ajo për EO.

Më Shumë

Selmanaj synon shtrirjen e LDK-së në çdo familje të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje te të gjithë anëtarët e partisë që të bashkohen për...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit